Të tjera detaje janë zbuluar për Michael Schumacher legjendën e “Ferrari-t”, i cili mendohet se qëndron prej më shumë se 4 vitesh në koma. Së fundmi mediat raportuan se babai i tij ka thënë se gjermani ka dalë nga ajo gjendje dhe madje është i aftë të lëvizë nëpërmjet mjeteve ndihmëse.
Jo më larg se sot, “Daily Express”, sjellë një tjetër rrëfim të një personi tjetër që është i afërt me Michael Schumacher. Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Ferrari-t Jean Todt, i cili shprehet ka deklaruar se garën e Çmimit të Madh të Brazilit e ka parë në shtëpinë e Schumacher në Zvicër.
Më tej ai shprehet: “Kam qenë shumë i afërt me Michael Schumacher, por tani jemi të afërt se kurrë. Nuk mund të flas për të, por mund të them se di gjithçka rreth tij. Ai ka qenë i perfshirë në institutin tim për demtim të trurit dhe shtyllës kurrizore, që përpara aksidentit. Ai ishte mbase investitori privat më i madh!”.
Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, por duhet të dini se ndryshe nga se mendohet SHEQERI është më i dëmshëm sesa kripa !
Gjithmonë na thuhet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten. Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit).Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele të ulëta. Pra, sa më shumë sheqer, aq më shumë lodhje për organizmin.
Bazuar në efektet negative të llojeve të ndryshme të sheqerit në trup, ata zbuluan se fruktoza është më e dëmshmja kur bëhet fjala për shëndetin tonë. Fruktoza rrit në mënyrë të frikshme rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe presionin e lartë të gjakut (hipertension).Frutat dhe perimet gjithashtu përmbajnë sheqer, veçanërisht fruktozë, por ekspertët amerikanë besojnë se sheqernat natyralë nuk janë shumë shqetësuese.
Sheqeri i përpunuar është ai që rrit nivelet tuaja të insulinës, të cilat mund të çojnë në aktivizimin e sistemit nervor simpatik, i cili më pas përshpejton ritmin e zemrës, ngre presionin e gjakut dhe ngushton enët e gjakut. Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet.
Njerëzit me personalitet ekstrovert e kanë shkrimin e madh, ndërsa ata që janë pak më të tërhequr preferojnë që të bëjnë shkrim të vogël. Nëse shkruan me shkronja mesatare atherë kjo tregon aftësi për të medituar dhe për t’u përqëndruar.
Sa hapësirë lë mës fjalëve
Njerëzit që lenë shumë hapësirë mes fjalëve e shijojnë lirinë dhe pavarësinë, ndërsa ata që i ngushtojnë hapësirat e shijojnë shumë shoqërinë e të tjerëve. Nëse fjalët i shkruan ngjitur kjo mund të tregojë se jeni një njeri që vareni nga të tjerët.
Sa e lexueshme është firma juaj Një firmë e lexueshme është shenjë e vetësigurisë si dhe e rehatisë me veten, ndërsa një firmë e palexueshme është shenjë e një personi që fsheh vetëveten.
Nga cili drejtim shkruani
Nëse shkrimi juaj drejtohet djathtas, atherë të pëlqen që të njohësh njerëz të rinj si dhe të punosh me ta, nëse shkrimi juaj drejtohet në të majtë, të pëlqen që të qëndrosh më shumë në vetmi.
Sa shpejt shkuan
Nëse shkruan shpejt ka mundësi që të jesh pak i nxituar dhe nuk të pëlqen që të humbësh kohë. Nëse shkruan ngadalë, kjo tregon se je i vetëmjaftueshëm dhe metodik.
madh e bën shkrimin
Njerëzit me personalitet ekstrovert e kanë shkrimin e madh, ndërsa ata që janë pak më të tërhequr preferojnë që të bëjnë shkrim të vogël. Nëse shkruan me shkronja mesatare atherë kjo tregon aftësi për të medituar dhe për t’u përqëndruar.
Sa hapësirë lë mës fjalëve
Njerëzit që lenë shumë hapësirë mes fjalëve e shijojnë lirinë dhe pavarësinë, ndërsa ata që i ngushtojnë hapësirat e shijojnë shumë shoqërinë e të tjerëve. Nëse fjalët i shkruan ngjitur kjo mund të tregojë se jeni një njeri që vareni nga të tjerët.
Sa e lexueshme është firma juaj Një firmë e lexueshme është shenjë e vetësigurisë si dhe e rehatisë me veten, ndërsa një firmë e palexueshme është shenjë e një personi që fsheh vetëveten.
Nga cili drejtim shkruani
Nëse shkrimi juaj drejtohet djathtas, atherë të pëlqen që të njohësh njerëz të rinj si dhe të punosh me ta, nëse shkrimi juaj drejtohet në të majtë, të pëlqen që të qëndrosh më shumë në vetmi.
Sa shpejt shkuan
Nëse shkruan shpejt ka mundësi që të jesh pak i nxituar dhe nuk të pëlqen që të humbësh kohë. Nëse shkruan ngadalë, kjo tregon se je i vetëmjaftueshëm dhe metodik.
Fëmijët janë nga natyra qenie të varura, mirëqenia si dhe e gjithë ekzistenca e tyre varet totalisht nga të rriturit rreth tyre. Kjo do të thotë që ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse ti besojnë të rriturve të cilët kujdesen për ta.Për shkak të kësaj, lidhja prind- fëmijë, është e rëndësishme pasi formëson njeriun e rritur. Ajo që i thoni fëmijëve tuaj teksa janë ende të vegjël shëndrrohet në zërin e tyre të brendshëm. Mënyra se si i trajtoni do të definojë përfundimisht mënyrën se si ata ndjehen për vetem e tyre. Në këtë artikull do të shohim frazat më të zakonshme të cilat ndikojnë një fëmijë për gjithë jetën.
Nuk është ndonjë gjë e madhe
Këtu ju nuk i jepni rëndësi ndjenjave të tij. Mund të duket sikur nuk ka asnjë problem nga këndvështrimi i një të rrituri, por nga këndvështrimi i një fëmije ndjehet ndryshe. Nëse një fëmijë ndjen se eksperiencat e tij nuk janë të rëndësishme, mund të ndjehet i fustruar, konfuz madje dhe në ankth. Kur të rritet ky fëmijë do të mohojë ndjenjat e tij ose do t’i ndrydhë ato.
Ti shkatërron çdo gjë! Nuk mund të bësh asgjë mirë!
Në këtë çast sapo i keni krijuar fëmijës suaj dhimbje dhe ankth. Të trajtohesh sikur nuk vlen për asgjë, të bën të krijosh mendimin se realisht nuk vlen për asgjë. Si rezultat fëmija do të ketë probleme me vetëbesimin si dhe me kujdesin ndaj vetes më vonë. Ai do të ketë vazhdimisht ankth sepse ndjen gjatë gjithë kohës sikur është duke bërë diçka gabim. Ndonjëherë ata mund të ndjehen aq të pavlerë sa të tentojnë vetëvrasjen.
Mos bëj kot
Kjo është një formë tjetër e ngatërrimit të fëmijës. Shpesh prindërit nuk pëlqejnë diçka që bën fëmija, ose mënyrën si ai ndjehet dhe përpiqen që ta mohojnë duke e bërë fëmijën që të besojë se ajo që ndjen apo mendon nuk është e vërtetë. Ky individ më vonë do ti quajë ndjesitë gabim dhe të ndaluara, në këtë pikë që të mund të mbijetojë ai do të distancohet dhe do të krijojë një lloj vetizolimi.
Një tjetër denoncim ka mbërritur në “Stop” për mungesën e kartonave të diplomës. Këtë herë problematika është prezente në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Studentja që ankohet, ka që në Qershor, që ka përfunduar studimet për marrëdhënie publike, por nuk e ka marrë diplomën fizikisht. Ligji i ri i arsimit nuk parashikon asnjë lloj afati për mospajisjen e studentëve me diplomë.
Studentja e Universitetit të Durrësit:Unë kam mbaruar për Marrëdhënie me Publikun dhe jam diplomuar në Qershor, tani për momentin jam në Master dhe nga Qershori deri më tani akoma se kam marrë kartonin e diplomës, pasi mungojnë. Kur jam regjistruar në master jam pajisur me një vërtetim të thjeshtë që kjo studente ka mbaruar dhe një numër matrikulli në fund.
Cilat janë dokumentet që duhet të pajiset studenti për të vazhduar studimet në master:
Specialisti:Në udhëzimin për master përcaktohet qartë: Duhet të paraqitet me dy dokumenta themelore, kartoni i diplomës dhe lista e notave të cilat duhet të jenë origjinale.
Në ligjin e ri të arsimit të lartë kancelari, mori titullin administrator, gjithashtu u krijuan dhe bordet e administrimit i përbërë nga 7 anëtarë, ku përveç Universitetit të Tiranës ku raporti është 4 me 3 për Universitetin e Tiranës, në universitetet e tjera raporti është 4 me 3 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Administratori dhe Bordi i Administrimit i Universiteti kanë varësi nga njëri-tjetri. Administratori është autoriteti më i lartë i Arsimit të lartë përsa i përket çështjeve administrative dhe mbarëvajtjes së financave të universitetit.
Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi për të takuar administratorin e Universitetit të Tiranës, por nuk e takoi dot.
Gazetarja: Në fakt, unë doja, të takoja admnistratorin!
Sekretarja:Për momentin nuk është, është në orar pushimi tani, por që ëëë…
Gazetarja: Kur të vij? Të vijmë pastaj?
Sekretarja:Nuk të them dot, se kur mund të vish, se nuk është, se ka ndonjë orar. Domethënë këtu është, por ka lëvizur pak.
Sekretarja:Tani do të më japësh një numër kontakti dhe të lajmëroj vetë. E bëjmë kështu më mirë?!
Gazetarja: Më duhet për sot ëëë.., të lutem!
Sekretarja: Në momentin, që do të më kthej përgjigje, do të them! Ok?
Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi edhe në Universitetin e Elbasanit ku rezulton i njëjti problem. Albano Zhapaj, ekspert arsimi thotë, se mungesa e diplomave i penalizon studentët për t’u regjistruar në master apo për tregun e punës. Ai shpjegon, se për këtë situatë, përgjegjës janë bordi i administrimit dhe administratori.
Gazetarja: Besoj nesër do ta kem një përgjigje?
Administratori:Unë po them, që nesër para orës 10, do ta kesh një përgjigje patjetër!
Administratori:Diplomat janë në magazinë.
Gazetarja: Po pse nuk i keni dhënë?
Administratori:Po shpërndahen, po shpërndahen kadalë- kadalë, se shkruhen me dorë, do t’ua shpjegoj të gjitha.
Gazetarja: 5 gjëra shkruhen me dorë, pjesa tjetër është format. Domethënë shkruhet emër, atësi, mbiemër, datëlindja, fakulteti dhe 3 firma.
Administratori:Kaq! 3 firmat e di ça janë, apo jo?
Gazetarja: Hë?
Administratori:Duhet të mbledhësh kryesekretaren, dekanin, rektorin.
Gazetarja: Pse janë të vështirë këta?
Administratori:Dispeçer janë këta.
Emisioni “Stop” ju drejtua dhe Universitetit të Durrësit ku në një përgjigje zyrtare me email, thuhet se të gjitha vonesat e diplomave janë bazuar në një udhëzim të vitit 2009 ku afati kohor është 6 mujor. Por ndërkohë ai udhëzim është në fuqi për ligjin e vjetër të arsimit të lartë dhe jo për ligjin ri, ku duhet thënë që ka mangësi në këtë pjesë.
Në Republikën e Shqipërisë janë të paktën 12 Universitete shtetërore ku 6 prej tyre janë të përqendruar në kryeqytet. Në çdo sezon diplomohen 30 deri në 35 mijë studentë dhe problematika e pajisjes me diploma është një shqetësim që përsëritet çdo vit për studentët.
Specialisti:Bordi i administrimit dhe administratori i universitetit janë përgjegjës për mungesën e kartonëve. Ka qenë një udhëzim në vitin 2009, sipas ligjit të vjetër të viti 2007, i cili parashikonte që studenti nuk duhet të kalojë më shumë se 6 muaj për tu pajisur më kartonin e diplomës. Kjo i detyronte universitetet me këtë akt nënligjor ti pajiste me doemos. Tejkalimi i afatit 6 mujor konsiderohej shkelje. Me ligjin e ri të arsimit të lartë përcaktohet në një nen që studenti duhet të jetë i pajisur më një karton diplome. Në këtë udhëzim parashikohen detaje teknike si duhet të jetë kartoni i diplomës, por nuk përcaktohet afati kohor, nga cila datë deri në cilën datë, duhet të pajiset studenti me diplomë. Kjo është një mangësi që vjen nga mungesa e aktit ligjor.
Pra, me pak fjalë ligji i arsimit të lartë të vitit 2015 nuk përcakton kompetencat dhe afatet kohore dhe në këtë mënyrë të gjithë shpëtojnë dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Gati 40 milionë njerëz në SHBA, vuajnë nga ankthi, i cili mund të kalojë nga ankthi i gjeneralizuar tek ankthi specifik që nuk mund të kontrollohet në atake paniku ose takikardi ose bllokime në frymëmarrje dridhje dhe djersitje.Gjithsesi nëse jeni duke përjetuar ndonjë prej këtyre simptomave mund të qetësoheni duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme.
Çohu në këmbë
Për një çlirim të menjëhershëm nga ankthi çohu në këmbë dhe mbaje trupin drejt. Mbaji këmbët të hapura sa gjerësia e shpatullave dhe hap gjoksin e merr frymë thellë. Ky lloj qendrimi i kombinuar me frymëmarrjen të ndihmon që trupi të marrë sinjalet e kontrollit.
Shih një video gazmore
Po vërtet. Nëse sheh një video për të qeshur ankthi do të ikë. Pse ? Sepse nuk mund të qeshësh dhe të rrish në ankth në të njëjtën kohë. Enzimat që lëshon trupi pasi qeshni ju ndihmojnë që të çliroheni nga ankthi. E qeshura çon më shumë oksigjen në tru si dhe stimulon prodhimin e endrofinës.
Dëgjo këngën më relaksuese në botë
Kjo këngë është krijuar posaçërisht për të qetësuar sistemin tuaj nervor. Sipas studimeve është parë se ajo redukton ankthin me 65 përqind.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në emsionion
“Real Story”, në Vizion Plus ka komentuar dëbimin e ambasadorit të Iranit dhe
një tjetër diplomati Iranian.
Lidhur me këtë situatë, Lleshaj ka thënë se Iranmi
konsiderohet si një ndër vendet financuese të terrorizmit në botë, ndërsa ka
theksuar se ka pasur përpjekje për akte të dhunshme, por që janë parandaluar.
“Përkujdesja ndaj sigurisë na bën që të jemi të
kujdesshëm për detajet. Irani njihet si një ndër financuesit e terrorizmit në
botë. Ne bëjmë maksimumin për parandalimin e ngjarjeve.
Ka pasur përpjekje për akte të dhunshme të cilat janë
parandaluar në mënyrë efikase nga ana e strukturave tona”,- tha Lleshi./ CNA.al
Arsyeja pse ekzistojnë disa grupe gjaku pikë së pari ka të bëjë me proteinat e ndryshme që ndodhen brenda këtyre grupeve. Së fundmi është zbuluar se nëse ke RH negative (rrezus negativ) ka mundësi që ADN-ja juaj të jetë aliene.
Sa i takon kësaj studiuesit kanë zbuluat se personat me RH negativ nuk e kanë gjenin evolutiv themelor që nga primatët. Grupet e gjakut me RH pozitive kanë disa proteina të cilat nuk gjenden tek grupet me RH negative.
Megjithëse ka shumë persona që kanë grup gjaku negative, shkencëtarët ende nuk e dinë se nga është origjina e këtij grupi gjaku. Në disa studime shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se personat që kanë grupin e gjakut me RH negative mund të jenë të lidhur me ndonjë tribu apo grup
I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel avokati Spartak Ngjela u shpreh se studentët kanë qëndruar të fortë dhe do vazhdojnë protestën e tyre. Ndërsa theksoi se artikulimi i tyre është më i qartë se kryeministri i cili vetëm shan dhe fyen.
“Këta janë kaq o janë idiotë, injorantë, o nuk marrin vesh nga poltika ose nuk duan të zmadhohet protesta e studentëve. Pse do hynin këta te studentët. Nuk dua masivitetin e studentëve sepse ju bënë dëm studentëve që u treguan më të aftë. Rama këtë kishte motiv. Mos kujto se janë pa konjeksion gjërat. Rama janë të LSI-së dhe PD-së. Rama ka më shumë krizën e të brendshmit, sesa të jashtmit. Çfarë do thonë të brendshmit. Ata thonë janë PD dhe LSI. Asnjë nuk i do studentët dhe vura re se studentët kanë artukuluar më mirë se kryeministri. Ky ka artikuluar më keq se të gjithë. Ata artikuluan më saktë, më qartë se ai. Rama kërkon të tallë dhe të fyejë. Studentët nuk do tërhiqen. Dija e tyre është zero, por janë ngritur për dije dhe kanë varfëri”, u shpreh Ngjela.
E ftuar në emisionin Opinon, studentja, e cila iu përvesh Ramës tha se është nga Gramshi vajzë e një familjeje prej 5 personash ku vetëm ajo punon për të paguar shkollimin e saj.
Paguhet mirw nëpërmjet projekteve, por gjithsesi është shumë e vështirë të paguajë arsimimin e saj. Fjala është për Fjorela Beleshin, studenten e Fakultetit të Arkitekturës nga ku nisi dhe protesta studentore.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ lidhur me shpërthimin ndaj kryeministrit Beleshi vazhdoi të pohojw se reagimi i saj nuk ishte shpërthim i çastit, por vijim i indinjatës që kryeministri Rama ka ngjallur nëpërmjet shkëmbimit të mesazheve. Për të përforcuar këtë studentja lexoi disa prej mesazheve me kryeministrin ku ai i cilësonte studentët si ‘dembelë mendor’
E “drejta e puthjes” ishte një pjesë e një ligji të së drejtës romake. “Ius osculi”, ishte ligji që detyronte një grua të puthte çdo ditë babain, burrin dhe vëllain në buzë.
Gjesti thjesht afektoz më shumë shërbente që meshkujt e familjes të kontrollonin nëse gruaja kishte pirë alkool apo jo. Kështu ata zbatonin një ligj të vjetër që i ndalonte grave të pinin alkool. Nëse këto të fundit konsumonin pije alkoolike mund të dënoheshin edhe me vdekje.
Nëse burri arrinte të kuptonte se gruaja e tij kishte pirë verë, mund edhe ta vriste duke gëzuar dakordësinë e të afërmve të saj. Ky ligj vlente vetëm për gratë e martuara e jo për prostitutat apo balerinat.Motivi pas kësaj mase ligjore ishte numri i lartë i aborteve që ndodhnin si pasojë e konsumomit të alkoolit.
Disa studentë kanë denoncuar dhunën barbare të “spiunave” ndaj studentëve protestues.
Me sy të enjtur e të zinj, një maturant , Erald Tomorri ka deklaruar se është dhunuar nga disa persona kur kanë qenë duke kaluar rrugën.
“Ishin spiunët që ishin këtu. Po kalonim rrugën”, tha njëri prej tyre, ndërsa shtoi se “Mua nuk më kanë marrë policë, por jam rahur me spiunë, policia na tha se nuk jemi këtu për të parë çfarë ndodh”.
Sipas tyre, rrahja ka ndodhur pas mesnate, e nuk kanë pasur mundësi për ta denoncuar dhunë në polici, pasi nuk kanë besim tek drejtësia e mund t’i mbajnë në burg.
“Mbrëmë jena kap, jena rraf nga policia. Kemi ikur për nevoja personale, se nuk mund ta bëjmë në mes të sheshit. Na kanë rrahur, na kanë gjuajtur me shkelma nga policia dhe civila”, – tha një prej personave të dhunuar nga policia, ndërsa shtoi se nuk ishte student, por mbronte këtë kauzë, pasi pamundësia nuk e ka lejuar të shkojë në Universitet. /Lajmifundit.al
Plot 1104 familje dhe çifte të reja çifte të reja dhe të pastreha të Tiranës, do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, teksa deklaroi se nuk do jetë 500 familje që do përfitojnë kredi me interesa të ulëta, por 1104 të tilla.
“Lajmi besoj më i gëzueshëm është miratimi me votën e sotme, tani më ka ardhur shifra e saktë, 1104 familje që marrin kredi të buta, falë projektit të Bashkisë së Tiranës për t’i ndihmuar familjet e reja me shtëpinë e tyre të parë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Ai gjithashtu bëri të ditur se mes përfituesve janë edhe disa prej familjeve të zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re. “Mes këtyre familjeve që ne kualifikojmë sot janë edhe familjet e prekura nga projekti I Unazës së Re që I kanë besuar vizionit të Bashkisë së Tiranës edhe për të zhvilluar qytetin por edhe për t’u siguruar atyre një strehim dhe ndërkohë kemi edhe një vendim tjetër numër 13 për sistemin e familjeve në banesat sociale në Shkozë që po ashtu janë prekur nga projekti I Unazës së Re. I kam vizituar personalisht familjet dhe i kam parë si i kishin kushtet. Ju garantoj që janë më mirë në banesat sociale se sa me kasolle, mbi kanalin dhe pusetat e ujërave të zeza aty ku ishin strehuar në 20 e ca vitet e fundit. Siç jeni dëgjuar vetë nga ata, dita me natën”, shtoi Veliaj.
Fituesit që kanë plotësuar kriteret e përcaktuar me vendim të Këshillit Bashkiak, do të përfitojnë kredi me interesa të buta për të blerë shtëpi, falë programit më ambicioz që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës, duke dhënë një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit në qytetin e Tiranës.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se vettingu në politikë është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizmin e tij. Duke folur nga Pogradeci, teksa mori pjesë në festën e Verës, Meta foli edhe për ligjin e tatimit mbi te ardhurat për të cilin tha se është në ilegalitet si dhe për protestën e studentëve. Gjithashtu Meta u shpreh se është tërësisht aprovues ndaj reagimit të Ministrisë për dëbimin e ambasadorit iranian.
Zoti President, një ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar dekretin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Si e komentoni faktin që është përpjekur ta votojë në fshehtësi, në ilegalitet të plotë dhe menjëherë?
Presidenti Meta: Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre.
Ju keni mendimin që klasa e pasur të tatohet akoma edhe më shumë. Kuvendi ka tjetër mendim zoti President?
Presidenti Meta: Kemi ardhur për “Festën e Verës” këtu në Pogradec, dhe besoj që është një mbrëmje që duhet t’ua kushtojmë prodhuesve të vegjël e të mesëm të Pogradecit.
Një koment tuajin për protestën e studentëve?
Presidenti Meta: Besoj se ju i dini qëndrimet e mia për këtë çështje. Është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, sepse të gjithë i vlerësojnë si të drejta dhe legjitime në mënyrë që ata t’u kthehen auditorëve të tyre më me besim dhe entuziazëm për cilësinë e arsimit, por njëkohësisht edhe për të ardhmen e tyre në këtë vend.
Zoti President, mbi “vettingun” në politikë, duket sikur dy forcat politike janë të dyzuara. Ju a keni një mesazh?
Presidenti Meta: Mesazhi është që reforma në drejtësi duhet bërë seriozisht. Kushtetuta duhet respektuar seriozisht. Dhe vettingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij që të kemi një ndarje të qartë të politikës nga aktivitetet kriminale.
Për largimin e ambasadorin iranian?
Presidenti Meta: Për këtë çështje jam tërësisht aprovues ndaj reagimit të Ministrisë sonë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ju keni miratuar datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por nuk kemi ende një reformë zgjedhore. Mendoni se është e vonuar?
Presidenti Meta: Padyshim që jemi të vonuar dhe unë apeloj për të arritur sa më shpejt një marrëveshje, që rikthen besimin te zgjedhjet e lira për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Kjo klasë politike do të jetë e përgjegjshme për ta arritur këtë?
Presidenti Meta: Ne inkurajojmë përgjegjshmërinë maksimale, sepse kjo bëhet për interesin e vendit dhe shpresojmë se interesat e politikës të mos cenojnë interesat e vendit, por të mundohen t’u përgjigjen atyre me përgjegjshmëri të plotë.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla akuzoi Lulzim Bashen se përdor një automjet luksoz që është blerë nga kompania “Victoria Invest” e cila po ndërton “Unazën e Madhe”, në vitin 2010, dhe përpiqet të fshihet pas transferimit të pronësisë.
Duke iu referuar dokumenteve të cilat i publikoi Balla ne foltoren e kuvendit, që siç tha ai ia kanë dhënë banorët e “Astirit”, tregojnë se Lulzim Basha përdor makinën “Mercedes-Benz” i zi me targë AA111EN, Modeli S350 me numër shasie WDD2211561A293860.
Sipas këtyre dokumenteve, automjeti është blerë në Mynih më datë 21.06.2010 për 53 mijë e 697 euro nga Kompania “Victoria Invest”, ndërtuesja e lotit të tretë tek “Unaza e Madhe”, pronari i së cilës është dhe kumbari i vajzës së Lulzim Bashës.
Pavarësisht se janë në dy kahe të kundërt politik, Monika Kryemadhi vazhdon tone të lehta deri në lavde për kryebashkiakun e Tiranës, Veliajn.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh në emisionin “Dritare” në Neës24 se, një efekt që mund të sjellin skandalet e qeverisë, është zëvendësimi i Ramës me Veliajn në krye të qeverisë.
“Veliaj mund të jetë dhe kryeministër para zgjedhjeve”, -tha Kryemadhi.
“Rama mund të jetë kostoja e kësaj situate se dhe socialistët s’kanë pse të bëhen pis me trafikun e drogës, etj”, shtoi. /Lajmifundit.al
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi sot se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm që i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon aktualisht, por nuk ka paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë.
Veliaj tha se Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi Kryetar Bashkie i Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vetë në kat të 13. “Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve të pallatit të tij me pamje nga Liqeni. Pë rata që nuk e dinë si duket një leje ndërtimi, po sjell për shembull lejen që Lulzim Basha i dha vetes së vet, që të kuptojnë edhe qytetarët si duket një leje. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13. Ju e keni parë që Luli kur nuk vinte në Bashki ia delegonte të gjitha Enos, por për këtë leje s’kishte besim, këtë të vetën duhet ta firmoste patjetër vetë. Dhe shiko çfarë thotë leja: Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar”, deklaroi Veliaj.
Por, më qesharakja është se ish-kreu i Bashkisë së Tiranës nuk ka paguar as taksat e bashkisë. Sikurse e shihni edhe nga ky vërtetim, kreu i partisë më të madhe opozitare nuk ka zbatuar ligjin duke mos paguar taksat që çdo qytetar i thjeshtë e bën. “Ju do thoni, mirë që i dha leje vetes së vet, po të paktën ka paguar taksën. Vërtetimi i taksave të bashkisë: Vërtetojmë se subjekti e ka likuiduar taksën e ndikimit në infrastrukturë në vlerën 171 820 lekë, por kjo pagesë është rimbursuar nga teprica kreditore e vitit 2013. Pra Tatim-taksat e Tiranës thonë që kemi pasur tepricë nga viti i parë, dhe me lekët e tepricës është paguar taksa e Lulit. S’paguan taksën e bashkisë së vet, e lejes së ndërtimit të vetes së vet. Dhe thotë ja kam marrë firmës nga teprica debitore, për 171 mijë lekë. A ke turp? A ke karakter? A ke fytyrë?”, deklaroi Veliaj.
Mandej, ai publikoi edhe planimetrinë nga lart të katit shtesë që Basha id ha vetes. “Sikurse e shihni edhe nga kjo planimetri, Basha i ka shtuar vetes katër dhoma shtesë në shkelje flagrante me ligjin. Shikoni pak si është pallati origjinal dhe dua të falënderoj banorët që na e denoncuan se bashkia mund të ruajë territorin në tokë, por se çfarë ndodh në kat të 12 dhe 13 jo vetëm i ka dhënë leje vetes por ka ndërtuar pa leje në katër cepa të ndërtesës në majë. Shikoni pamjen. Katër struktura pa leje. Sigurisht, të hënën i shkon gjoba, vendimi për prishje dhe kallëzimi në prokurori, patjetër. Por nga pamjet me dron skica, pallati ka formë kryq dhe ka shtuar katër dhoma. Njeriu që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë ndërton pa leje. E kuptoni pse PD sa gjen një grup pa leje i thotë hajde protestojmë se kryepula do të ruaj vezët e veta”, nënvizoi Veliaj.
Aeroporti i dytë për nga madhësia në Britani, Gatwick, ka rikthyer sërish fluturimet pas pezullimit të fundit disa orë më parë, për shkak të një droni që ishte parë në ajër.
Autoritetet kanë thënë se fluturimi i disa dronëve është veprim i qëllimshëm për të çrregulluar aeroportin në periudhën më të ngarkuar të vitit, vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.
Këto pezullime kanë shkaktuar shumë dëme pasi mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar.
Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se pezullimi i fundit ka qenë vetëm masë paraprake në rast të ndonjë incidenti.
Ai ka thënë se aktualisht territori është i sigurt për rinisje të fluturimeve.
Më shumë se 50 pajisje është raportuar të jenë vërejtur nga 19 dhjetori prej kur është mbyllur për herë të parë Aeroporti Gatwick.
Këshillat Studentorë kanë vendosur të rinisin protestat për plotësimin e 8 kërkesave të tyre në datë 7 janar.
Në një deklaratë për mediat të lëshuar nga Këshillat Studentorë thuhet: “Sot me datë 21.12.2018 në arsimin e lartë merren pushimet dimërore për shkak të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në mirëkuptim të të gjithë studentëve që kthehen pranë familjeve të tyre në festa u vendos në unanimitet studentor që protesta të pezullohet përkohësisht”.
Në vijim të deklaratës theksohet se “duke parë që angazhimi qeveritar dhe sidomos i Kryeministrit nuk është i qartë dhe i duhuri për plotësimin e 8 pikave që studentët kanë vendosur, ne si studentë do të kthehemi të gjithë të bashkuar prapë në protesta me datë 07.01.2019 dhe nuk do të mbyllet me kaq insistimi studentor për realizimin e kërkesave tona”.
Megjithatë studentët janë optimistë për një reflektim nga ana e qeversië gjatë kësaj kohe.
“Të gjithë shpresojmë që rifillimi i shkollës të na gjejë në auditore dhe qeveria jonë ta ketë marrë seriozisht revoltën tonë dhe ti ketë plotësuar të gjitha kërkesat studentore”.
Madje mbrëmjen e sotme ata kanë lëshuar para kryeministrisë 9 fenerë për 9 kërkesat e parashtruara.