Mijëra njerëz në YouTube janë kuriozuar, pasi mësuan rreth parashikimeve të Baba Vangës, shikueses bullgare që u bë e famshme në të gjithë botën, pasi të gjitha profecitë e saj u realizuan.
Sipas autorit të videos, e cila ka tejkaluar 675,000 shikime në YouTube, Baba Vanga lindi në Strumicë më 31 janar 1911 dhe vdiq në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë, më 11 gusht, 1996.
Baba Vanga parashikoi se deri në vitin 2019 do të ketë tërmete të mëdha në pjesë të ndryshme të botës dhe një cunami gjigant në Azi do të ndikojë në vende si Japonia dhe Indonezi, Pakistan, Indi dhe Kinë.
Baba Vanga zbuloi gjithashtu se dikush do të përpiqet të vrasë presidentin e Rusisë, një vend që do të goditet nga një meteor i përmasave të mëdha.
Po kështu, kriza ekonomike do të përkeqësohet në Evropë vitin e ardhshëm.
Këto janë vetëm disa nga parashikimet që po tmerrojnë mijëra njerëz në YouTube.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në ceremoninë e mbajtur në Paris më 11 nëntor të këtij viti, Thaçi ka qenë pjesëmarrës i kësaj ceremonie në mesin e 97 krerëve të tjerë botërorë.
Në letrën e nisur drejt Thaçit, Macron ka thënë se ceremonia në fjalë ka qenë mundësi për të riafirmuar angazhimin për paqen.
“Ajo (ceremonia) na dha mundësi ne politikanëve, të vetëdijshëm siç jemi rreth mësimeve të së kaluarës dhe kompleksitetit të sfidave me të cilat përballemi, për të riafirmuar angazhimin për paqen dhe gatishmërinë për forcimin e dialogut dhe veprimit kolektiv”, është cituar të ketë thënë Macron.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati deklaruar pas kësaj ceremonie se është fyer nga trajtimi që i është bërë në Francë.
Gazetat kanë publikuar fotografi të liderëve duke shikuar ceremonitë, përfshirë Vuçiqin dhe Thaçin.
Thaçi ka qenë i ulur pas udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA-së, ndërsa Vuçiq ka qenë i ulur në anën përballë.
Projektligji i ri i ardhjes së fuqisë punëtore nuk do ta shmangë nevojën e aplikimit për vizë pune. Lind pyetja se a do të shkurtohet apo do të zgjatet koha e pritjes për vizë në ambasada?
“Një gjë duhet thënë që në fillim: Askush nuk mund ta parashikojë saktësisht se a do të rritet apo do të ulet kohëzgjatja e pritjes për një vizë pune. Por po përpiqemi të sqarojmë se çfarë mund të çojë në përshpejtim, e çfarë në ngadalësim të procedurave”, shprehet njëri prej autoriteteve gjermane.
Vizat për të kërkuar punë Një risi shumë e rëndësishme në projektligjin e ardhjes së fuqisë punëtore është “Viza për të kërkuar punë” (Job-Seeker-Visum). Deri tani këtë mundësi e kanë vetëm profesionistët me shkollë të lartë. Me ligjin e ri do ta kenë edhe profesionistët, kualifikimi i të cilëve njihet edhe në Gjermani. Kjo është një vizë, që jepet për një afat kohor deri në gjashtë muaj, vetëm për Gjermaninë, për dallim nga viza Schengen, e cila jepet për 90 ditë dhe vlen për të gjithë hapësirën Schengen.
Viza për të kërkuar punë i jep të drejtën një personi të kualifikuar që të vijë në Gjermani pa kontratë pune. Deri tani kjo lloj vize aplikohet vetëm për të diplomuarit me shkollë të lartë. Rregulli aktual parasheh se kush gjen punë brenda këtij gjashtëmujori, nuk ka nevojë të dalë nga Gjermania për të marrë vizë pune, por mund të aplikojë direkt në zyrën e të huajve, në vendin ku jeton. Nëse kjo procedurë do të përdoret edhe në projektligjin e ri, kjo do të shihet, kur projektligji të marrë formën përfundimtare, pasi të jetë miratuar në Bundestag dhe Bundesrat (Këshillin Federal). Kjo pritet të ndodhë në mesin e vitit 2019. Ligji është parashikuar të hyjë në fuqi në vitin 2020.
Ministri i brendshëm Seehofer tha të mërkurën në Berlin se projektligji do të bazohet tek rregulli aktual për të diplomuarit. Por ende nuk është e qartë se sa i ngjashëm do të jetë ligji i ri me rregullin në fjalë. Një dallim me sa duket është se, ndërsa për të diplomuarit me arsim të lartë nuk ka nevojë për dëshmi gjuhe, për punëtorët e kualifikuar pa shkollë të lartë, do të kërkohen, veç kualifikimit, edhe njohuritë e gjuhës gjermane. Hubertus Heil, ministri socialdemokrat i Punës, tha se njohuritë nevojiten së paku në nivel A2, që mjafton sa për t’u marrë vesh për gjërat bazike.
Shtimi i numri të aplikuesve Pra, falë vizës së përkohshme për të kërkuar punë, pritet që procedura e dhënies së vizës të përshpejtohet, sepse nuk do të ketë nevojë, sikurse tani, që dokumentet të kalojnë edhe njëherë në Gjermani, për të verifikuar kontratën e punës. Përshpejtuese është edhe heqja e verifikimit të përparësisë së një shtetasi gjerman apo të BE-së.
Pritet rritje aplikimesh për viza Por nga ana tjetër, këto lehtësime e hapin rrethin e mundshëm të aplikuesve për vizë. Kështu që sipas gjykimit të specialistëve, numri i kërkesave për vizë do të shtohet dhe pikave konsullore do t’u dalin edhe më shumë punë.
Se si do të përballohet rritja e vëllimit të punës, nuk është ende e qartë. Ambasadat, të cilat që tani janë shumë të ngarkuara me punë, kanë paralajmëruar se do ta shtojnë personelin. Por ministri Seehofer tha se ndoshta do të duhet të ngrihet një ent i posaçëm për migrimin e fuqisë punëtore.
Shtim i kapaciteteve nëpër ambasada Që ambasadat vetë nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë këtë fluks, kjo duket sidomos tek vendet e Ballkanit. Që kur ka hyrë në fuqi e ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Perëndimor, në fillim 2016, konsullatat gjermane të këtyre vendeve kanë pasur fluks tejet të madh kërkesash për vizë. Siç mësoi DW nga Ministria e Punëve të Jashtme, vetëm në vitin 2017, Ambasada Gjermane në Prishtinë ka trajtuar 19 000 kërkesa për viza afatgjate, pra, jo Schengen.
Me këto shifra seksioni i vizave në Ambasadën Gjermane në Prishtinë është ndër dhjetë më të mëdhatë në botë, sikurse edhe seksionet e vizave në Beograd dhe Sarajevë. Kjo rritje e madhe shpjegon edhe faktin që “megjithëse Gjermania e ka shtuar personelin konsullor në këto vende, kohëzgjatja e pritjes për një takim në ambasadë shkon deri në disa muaj”, i tha DW-së Ministria e Jashtme. Gjermania planifikon edhe në të ardhmen shtimin e kapaciteteve në Prishtinë, por Ministria e Jashtme nuk e konkretizoi, se çfarë do të thotë ky shtim i kapaciteteve dhe kur do të ndodhë./tch
Një bandë hajdutësh minorenë është shkatërruar nga Policia e Dibrës.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për: M. Z., 16 vjeç, Xh. K., 15 vjeç, A. B., 25 vjeç, G. A., 15 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin më datë 16. 12. 2018, në qytetin e Peshkopisë kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S., 65 vjeç.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. K., është autori i dyshuar i një tjetër vjedhjeje, ku në datë 14. 12. 2018, ka vjedhur dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit A. H, 53 vjeç.
Komisariati i Policisë Dibër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
M. Z., 16 vjeç, Xh. K., 15 vjeç, A. B., 25 vjeç, G. A., 15 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin më datë 16. 12. 2018, në qytetin e Peshkopisë kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S., 65 vjeç.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. K., është autori i dyshuar i një tjetër vjedhjeje, ku në datë 14. 12. 2018, ka vjedhur dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit A. H, 53 vjeç.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Dalin detajet e para pasi një shqiptar ka vrarë me thikë në zemër një shtetas afgan në Athinë. Sipas të dhënave të para dyshohet se vrasja ka ndodhur për çështje droge. Vrasja ka ndodhur në qendër të Athinës rreth orës 20:30.
Sipas mediave greke, informacionet e para bëjnë fjalë për vrasje nga shqiptar, për larje llogarish e çështje droge.
Viktima ndodhej në rrugët qendrore Menandru dhe Sofokleus, në Omonia, një zonë qendër tregtare e të huajve kryesisht kur dy persona kanë ndaluar afër motorin, njëri ka zbritur dhe më pas e ka qëlluar me thikë në zemër.
Ndonjëherë nuk ndihemi mirë me veten dhe arsyeja më e shpeshtë për sa i përket shëndetit është ajo e fryrjes së barkut.
Por jo gjithmonë ka diçka që nuk shkon në momentin që ndihemi të fryrë. Ky problem mund të jetë shkaktuar nga ushqime të ndryshme si:
Brokoli, lakra, lulelakra: Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz.
Bishtajoret: Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë si absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato.
Produktet e qumështit: Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë në fryrjen e barkut.
Mollët: Mollët janë të pasura me fibra dhe gjithashtu përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Rezultati? Gaz dhe ndjesi fryrjeje.
Ndërsa ushqimet që mund t’ju ndihmojnë me ketë problem janë:
Kastravecat: Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut.
Bananet: Ushqimet e pasura me potasium si bananet, avokadot, kivit, portokallet parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit.
Xhinxheri: është një medikament natyror për ftohjen, dhimbjet muskulore, dhimbjet e barkut dhe sëmundjet e shkaktuara nga plazhi. Është një anti-inflamator i natyrshëm dhe ndihmon tretjen. Qetëson sistemin e tretjes dhe relakson muskujt e traktit të tretjes.
Çaji me mente dhe kamomil: Nëse ndiheni të rënduar pas darkës, pini një çaj mente ose kamomili.
Qetëson muskujt e sistemit të tretjes dhe zhduk gazrat që shkaktojnë fryrjen.
Shqiptari, i cili kishte grabitur me bashkëpunëtorë të tjerë në Vilia të Atikës, më 27 nëntor 2018 dhe u arratis nga qelitë e paraburgimit të martën e një jave më parë u arrestua këtë mbrëmje në shtëpinë e një miku të tij në Haidari.
Sipas policisë greke shqiptari u arrestua pas një operacioni policor të organizuar, ku mori pjesë edhe e kapën në një shtëpi dy-katëshe, ku ai qëndronte i fshehur për ditë të tëra.
Shqiptari 40-vjeçar i arratisur nuk ka bërë fare rezistencë në kohën e arrestimit të tij. Policia erdhi në këtë zonë pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ku tregohej për fshehjen e shqiptarit të arratisur nga burgu.
Kujtojnë se i arrestuari kishte ikur në agim të martën e kaluar, pasi kishte këputur hekurat e dritares së prej qelisë ku ai mbahej./ BW
Njerëzit që preferojnë të nisin ditën me një filxhan kafeje, e kanë të pamundur të heqin dorë nga kjo traditë.
Kafeina dhuron energji, e bën njeriun të jetë më i vëmendshëm dhe më i motivuar.
Madje sipas disa studimeve, kafeina mundet të përmirësojë edhe aftësitë e të mësuarit dhe ato motorike.
Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk e pini kafenë e mëngjesit si çdo ditë por e ndërprisni atë.
Çfarë Ndodh Nëse Nuk E Pini Kafenë E Mëngjesit
Nëse krejt papritur hiqni dorë nga rituali i pirjes së kafesë në mëngjes, do të ndiheni letargjikë e të plogësht.
Ju mund të ndiheni edhe të hutuar, nervozë, të mërzitur dhe përtacë.
Në shumë raste, do të ndieni dhimbje koke, madje edhe rënie të tensionit të gjakut.
Një analizë studimore e Universitetit Johns Hopkins, të cilës i referohet AgroWeb.org zbuloi se njerëzit që kanë mungesë kafeine, përjetojnë simptoma të ngjashme me gripin.
Këtu përfshihen të përzierat, të vjellat dhe dhimbjet muskulare.
Sipas kësaj analize, trupi krijon një lloj varësie ndaj kafesë, e cila ndonëse nuk është e ngjashme me atë të drogës, mbetet varësi.
Për pasojë, duke qenë se kafeinës i duhen plot 24 orë për të dalë plotësisht nga organizmi, është e llogjikshme që njeriu zgjohet me dëshirën për kafe.
Pirja e kafesë konsiderohet si një ritual shoqëror, një moment i paqtë dhe deri diku i gëzueshëm.
Nga ana tjetër, ka arsye të forta përse njeriu duhet të tregohet dorështrënguar me kafenë.
Këtu mund të përmendim rastin e njerëzve që kanë vështirësi në fjetje apo ata që kanë shqetësime me tretjen.
Kohëzgjatja E Simptomave Të Lënies Së Kafesë
Simptomat e lënies së kafesë janë të ndryshme në bazë të organizmit të individit.
Duke qenë se vetëm aroma e kafesë nxit dëshirën për kafeinë, është tepër e lehtë t’i rikthehesh ritualit të pirjes së kafesë.
Rrjedhimisht, ekspertët rekomandojnë që njerëzit që duan të lënë kafenë, ta bëjnë atë në mënyrë graduale.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, simptomat e mungesës së kafesë shfaqen 12 deri në 24 orë nga kafeja e fundit që keni pirë dhe arrijnë kulmin në orën e 20-të apo të 51-të që nga pirja e kafesë.
Këto simptoma mund të zgjasin nga 2 deri në nëntë ditë. /AgroWeb
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, po cilëson se pa pëlqimin e fuqive të mëdha ndërkombëtare, nuk ka zgjidhje me Kosovën.
Këto komente Vuçiç i bëri duke i komentuar letrat e dërguara në Beograd dhe Prishtinë nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruajnë mediat kosovare.
Megjithatë, sipas Vuçiç, Prishtina dhe Beogradi duhet që fillimisht të pajtohen për një marrëveshje, dhe se sipas tij pa u kryer një gjë e tillë, nuk ka zgjidhje.
“Trump nuk do t’ia thyejë eshtrat shqiptarëve dhe as Putin nuk do t’u bëjë asgjë askujt. Ka pritje jo reale pas letrës së Trump rreth marrëveshjes me Kosovë. Ne duhet të pajtohemi me njëri tjetrin”, ka thënë ai.
Presidenti serb Vuçiç, nw fund mohoi pretendimet se Rusia ka ndryshuar qëndrim karshi tij pas letrës së pranuar nga presidenti i SHBA-ve. Kujtojmë, se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u ka dërguar letër të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Serbisë, të cilëve u ka kërkuar që të shfrytëzojnë momentin për arritjen e një marrëveshje historike.
Shtetasi shqiptar qe kishte grabitur me bashkëpunëtorë të tjerë në Vilia të Atikës, më 27 nëntor 2018 dhe u arratis nga qelitë e paraburgimit të martën e një jave më parë u arrestua këtë mbrëmje në shtëpinë e një miku të tij në Haidari.
Sipas policisë greke shqiptari u arrestua pas një operacioni policor të organizuar, ku mori pjesë edhe e kapën në një shtëpi dy-katëshe, ku ai qëndronte i fshehur për ditë të tëra.
Shqiptari 40-vjeçar i arratisur nuk ka bërë fare rezistencë në kohën e arrestimit të tij. Policia erdhi në këtë zonë pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ku tregohej për fshehjen e shqiptarit të arratisur nga burgu.
Kujtojnë se i arrestuari kishte ikur në agim të martën e kaluar, pasi kishte këputur hekurat e dritares së prej qelisë ku ai mbahej.
U raportua se dy grupe rivale në Lazarat janë përplasur me armë zjarri, Policia e Gjirokastrës zbarkoi në Lazarat. Mbrëmjen e djeshme në sallën operative të policisë, ka mbërritur një telefonatë anonme, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Paraprakisht thuhet se forca të shumte të uniformave blu u nisën drejt Lazaratit për të neutralizuar situatën..
Veç prezencës së madhe të policisë në Lazarat u ngritën edhe 2 postblloqe në fund të fshatit afër rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Pas shumë kërkimesh në terren rezultoi se alarmi ishte fals nga telefonata e ardhur nga Lazarati.
Pas një denoncimi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vëzhgoi në Facebook se vëllezërit e prokurorit Ramadan Troci reklamonin aty makina luksoze dhe biznese. Një prej këtyre bizneseve të reklamuar në profilet e tyre sociale, një bar-kafe e mobiluar me luks sipas KPK-së, krijoi dyshime serioze se gjatë kohës që kishte qenë prokuror në Bulqizë e Dibër, Troci kishte favorizuar bizneset e shfrytëzimit të minierave.
Kafeneja zotërohej nga baxhanaku i prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili pas hetimeve prej Komisionitrezultoi se kishte blerë aksione në një kompani shfrytëzimi miniere.Aksionet, vlera e blerjes së të cilave nuk dilte në dokumente, për të cilat KPK dyshon se ishin pasuri e vetë prokurorit dhe indicie të marra prej denoncimit u bënë shkak për një hetim të thelluar rreth vendimmarrjes së Trocit gjatë kohës që ai punoi në Bulqizë.
KPK, e cila shkarkoi Trocin më 9 nëntor pas procesit të rivlerësimit për “cënim të besimit të publikut te drejtësia” e “deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë”, shprehet në vendimin e zbardhur se gjeti se prokurori kishte mbyllur hetimetndaj kompanive pa kryer veprime hetimoredhe duke përdorur ekspertiza të cektëa,“të pabazuara në prova” e duke mos marrë dëshmi.
Komisioni tha se në 7 çështje aksidentesh të shqyrtuara, me 4 të vrarë dhe tre të plagosur, Troci ua kishte lënë fajin viktimave. “Komisioni, vlerëson se një shpërfillje e tillë dhe neglizhim ndaj humbjes së jetëve njerëzore, nuk përputhet me rolin e prokurorit”, thuhet në arsyetimin e zbardhur.
Në mbrojtje të tij Troci tha gjatë seancës dëgjimore, se vendimarrja e tij në këto çështje nuk ishte gjetur me probleme prej Prokurorisë së Përgjithshme, por sipas KPK-së nuk dha argumente për problemet e gjetura.
Troci nisi karrierën si prokuror në vitin 2001 dhe prej asaj kohe ka punuar në Bulqizë, Dibër dhe Tiranë. Në vitin 2014, ai u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2016 punoi si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai iu nënshtrua vetingut të në tre kriteret, ndërsa dosja e tij u shqyrtua prej treshes së kryesuar nga GentaTafaBungo, me relatore Pamela QirkodheanëtareSuelaZhegun.
Hetimet e aksidenteve në Bulqizë
KPK-ja në rastin e hetimeve ndaj Trocit mori disa denoncime dhe të paktën dy prej denoncuesve dëshmuan para Komisionit duke pretenduar se kishin paguar mitë për të mbyllur hetimet. Por këto denoncime nuk rezultuan serioze dhe kërcënuese për karrierën e Trocit, pasi Komisioni nuk i gjeti ato të bazuara.
Por një denoncim sipas të cilit prokurori jetonte në një apartament të shtrejtë që i ishte mundësuar prej kompanive të shfrytëzimit të minierave të cilave u kishte pushuar çështjet dhe se kishte pasuri në emër të të afërmve, rezultoi problematik.
“Gjithashtu, nisur nga denoncimi dhe nga vëzhgimi i bërë nga ana jonë në rrjetet sociale, konkretisht nga facebook, vërehet se dy vëllezërit e subjektit ekspozonin automjete luksoze dhe se gjithashtu reklamonin njësi tregtare apo biznese në pronësi si bar-kafe (BAR KAFE-***) dhe një market”, thuhet në vendim.
Nga hetimi KPK gjeti se pronar i “bar-kafesë” së reklamuar ishte baxhanaku i subjektit. KPK po ashtu zbuloi se baxhanaku i prokurorit kishte blerë në vitin 2010 33 për qind të aksioneve të një kompanie me veprimtari në miniera dhe i kishte dhuruar ato në vitin 2016. Në të njëjtën kompani rezultonte po ashtu aksioner edhe miku i prokurorit Troci, makinën e të cilit ai kishte përdorur.
Baxhanaku sipas KPK-së i kishte blerë aksionet kur Troci ishte prokuror në Bulqizë dhe kishte hetuar jë sërëçështjesh me objekt aksidentet dhe sigurinë në miniera. Këto e bënë Komisionin të dyshonte se “Këto aksione mund të jenë aksione të fshehura të subjektit të rivlerësimit, të regjistruara në emër të baxhanakut të tij, kjo nisur dhe nga marrëdhënia e ngushtë që subjekti ka me shtetasin E.D., aksioner dhe përfaqësues ligjor i kësaj shoqërie. z. Troci nuk arriti të japë shpjegime dhe prova bindëse për të rrëzuar dyshimet e ngritura nga trupi gjykues”.
Ajo që e rëndoi situatën e Trocit në këtë rast ishin 7 vendime të marra prej tij për procedime të nisura me akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndonëse Prokuroria e Përgjithshme kishte sjellë fillimisht një relacion në të cilin e kishte vlerësuar “shumë mirë” profezionalizmin e prokurorit, hetimet e KPK-së gjetën shkelje proceduriale, hetime të paplota dhe vonesa të pa arsyetuara.
Të shtata dosjet, katër për aksidente në minierë me pasoje vdekjen dhe tre me pasojë plagosje, ishin mbyllur apo nuk ishin filluar me arsyetimin se nuk kishte vepër penale dhe se faji binte mbi viktimën. “Në 7 dosjet e analizuara më lart konstatohet se, është vendosur mosfillimi i procedimit penal ose pushimi i tij, pa hetim ose pa kryer hetime të plota. Duke vepruar, përgjithësisht, me të njëjtët ekspertë/grup ekspertësh, një konkluzion i diskutueshëm e lë fajin tek viktimat edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur këtë përfundim”, thuhet në vendimin e zbardhur të KPK-së.
KPK tha se gjeti që në një rast vendimi i mosfillimit ishte marrë pa pritur ekspertizën mjeko-ligjore, në një rast tjetër ai ishte bazuar në një ekspertizë prej një personi që nuk ishte ekspert i fushës. Në dy raste KPK gjeti se hetimet ishin shtyrë tej afateve me disa muaj pa vendim shtyrje duke shkelur procedurën, ndërkohë që gjatë këtyre muajve nuk ishte kryer asnjë veprim hetimorë.
KPK thotë se Troci nuk kishte marrë parasysh ekspertizat e ish-Repartit të Inspektim Shpëtimit në Miniera (RISHM), por kishte kërkuar ri-ekspertime dhe kishte marrë këto si prova edhe pse ato ishin kryer kohë pas aksidentit dhe në mjaft raste ishin të pambështetura në fakte. Në një rast u gjet se akti i ekspertimit ishte kryer nga një ekspert i pabetuar. Sipas komisionit në një rast aksidenti me një të plagosur, nuk ishte pyetur viktima, nuk ishte verifikuar kompania, leja minerare dhe nuk ishin kryer një sërë veprimesh proceduriale.
Ajo që bie në sy është se në asnjë prej rasteve nuk ka pasur verifikime të masave të marra nga kompania për sigurinë në punë, as nëse punëtorët e aksidentuar ishin të sigurar, madje edhe në rastet kur RISHM ka gjetur përgjegjësi prokuroria nuk ka hetuar mbi personat e gjetur përgjegjës. Ndërkohë që në një rast prokuroria ka neglizhuar dëshmitë që binin ndesh me ekspertizën.
“Dokumentet në dosje tregojnë se vendimi bazohet në një akt ekspertize teknike që: (1) është i paqartë dhe i paarsyetuar; (2) haptazi dhe qartësisht në kundërshtim me deklarimet e dëshmitarëve”, thuhet në analizën e njërit prej rasteve.
Në konkluzion KPK thotë se këto mbyllje hetimesh ishin “shkelje e të drejtave të njeriut”, duke arsyetuar se e drejta për jetën mbrohej me Kushtetutë dhe sqarimi i rrethaneve të humbjes së saj ishte pjesë e mbrojtjes së tyre. “Duke pasur parasysh legjislacionin e brendshëm dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së, hetimi i rasteve që kanë të bëjnë me humbjen e jetës nuk ka qenë efektiv pasi nuk plotëson kriteret e një hetimi efektiv dhe të plotë”, thuhet në vendim.
Aty thuhet se nga Troci“është shfaqur neglizhencë e vazhdueshme në një seri të qartë dhe të vazhdueshme vendimesh përgjatë viteve 2006-2011”. Sipas Komisionit ky përbën “një model pune aq të dobët, saqë rrezikon ose shkel të drejtat e qytetarëve”.
Troci i kundërshtoi këto gjetje. Ai tha se puna e tij ishte inspektuar më herët nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo nuk kishte gjetur probleme. KPK thotë se ai nuk dha përgjigje rreth çështjeve që dolën prej hetimeve të Komisionit.
Në shkrime të mëparshme BIRN ka gjetur se mbyllja e hetimeve për aksidentet në miniera duke ia lënëfajin viktimaveështë e zakonshme për prokurorinë e Bulqizës dhe autoritetet shtetërore që monitorojnë minierat.
Mungesë burimesh dhe pasuri të fshehura
Troci sipas vendimit të zbardhur rezultoi me probleme edhe me justifikimin e pasurisë. KPK pas një analize të detajuar finaciare gjeti se ai nuk kishte pasur burime të mjaftueshme për të kursyer një shumë rreth 2.8 milion lekë për të paguar këstin e parë të apartamentit të blerë në Tiranë.
Me mungesë burimesh finaciare të ligjshme rezultoi nga analiza finaciare edhe blerja e njëautomjeti në vitin 2008 dhe një depozitë2,5 milion lekë, në fund të vitit 2016. Ndërkohë sipas KPK-së Troci kishte fshehur ndërtimin pa leje me sipërfaqe 32 m², në truall të zënë me sipërfaqe 450 m².
Troci i kundërshtoi këto përfundime duke thënë se shpenzimet gjatë kohës që ai ka jetuar në Dibër e Bulqizë ishin llogaritur shumë të larta. Ai po ashtu tha se nuk kishte firmosur formularin e vetëdeklarimit dhe se procesi ishte kryer prej babait të tij.
Po ashtu sipas KPK-së Troci nuk kishte deklaruar gjendjet e llogarive bankaredhe ka kryer deklarime të pasakta lidhur me të ardhurat e përfituara.
KPK nuk i quajti bindëse këto shpjegime. Komisioni përdor në analiza finaciare për shpenzimet një minimum jetik. PO ashtu sipas KPK-së pretendimi i Trocit se nuk kishte bërë vetëdeklarimin, binte ndesh me faktin se ai nuk ishte tërhequr prej këtij vetëdeklarimi edhe pse kishte marrë dijeni për të që në vitin 2016.
Komisioni thotë se “Bazuar në indicie dhe të dhëna të rëndësishme, Komisioni, krijoi bindjen se subjekti është pronar de facto i disa pasurive të tjera, të cilat janë regjistruar në emër të të afërmve dhe familjarëve të tij”. Këtu Komisioni përfshin aksionet në emër të baxhanakur në kompaninë minerare dhe po ashtu një apartament në qendër të Tiranës, pranë Pazarit të Ri ku Troci jeton me qira.
Prokurori pretendoi se apartamentin e kishte marrë me qira dhe se paguante 30 mijë lekë në muaj për të, por hetimet e KPK-së gjetën se qiraja për apartamentin në të cilin ishin shpenzuar 30 mijë euro mobilim ishte shumë e lirë për çmimet në të njëjtën zonë. Sipas KPK-së pronësia e apartamentit rezultoi e paqartë, ndërsa pretendimi i qiradhënsit se e kishte fituar ata në bazë të një kontrate kleringu rezultoi i pabazuar.
“Komisioni çmon se kjo pasuri është pasuri e fshehur e subjektit të rivlerësimit, duke qenë se ai është poseduesi dhe zotëruesi i këtij apartamenti. Subjekti i rivlerësimit, z. Ramadan Troci, nuk arriti të japë shpjegime dhe prova bindëse për të rrëzuar dyshimet e ngritura nga trupi gjykues”, thuhet në vendimin e zbardhur. Troci u mbrojt se kishte gjetur shtëpinë përmes miqve dhe se në fund të këtij viti do e linte atë.
E fshehur u konsiderua edhe një makinë, e cila ishte rregjistruar në emër të vëllait të Trocit dhe më pas kunatit, por që sipas policiave të sigurimit përdorej prej tij dhe bashkëshortes. Njëkohësisht komisioni ngriti dyshime mbi pasuritë e njërit prej vëllezërve që u konsiderua person i lidhur, duke dalë në përfundimin se ai “nuk justifikon me burime të ligjshme pasuritë e tij”.
Troci mohoi pasjen e pasurive të fshehura. Gjatë seancë dëgjimore, Troci i krahasoi disa prej gjetjeve të vetingut me atë që ai e quajti “një fushatë shpifjesh kundër tij në median sociale”, që sipas tij ishin nxitur nga mafia kriminale, interesat e së cilës ishin prekur gjatë punës së tij në krye të Prokurorisë së Vlorës. Troci shtoi se kishte marrë edhe kërcënime apo zarfe me shantazhe në shtëpi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm pasditen e së dielës në protestën e banorëve të Astirit.
Kreu i PD, tha se në Tiranë po ndodh ajo që nuk ka ndodhur që nga Roma e Lashtë, zhvendosja e lumit të Lanës. Sipas Bashës, kjo bëhet për të mos prekur kompleksin që do ndërtojë miku i Taulant Ballës me firmën e Ramës dhe Veliajt.
“Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut. Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt”, deklaroi Basha.
Një nënë e martuar, 32- vjeçare, ka kaluar momente të tmerrshme teksa përndiqej prej kohësh nga një grua 42- vjeçare, e cila kishte pasur një raport jashtëmartesor me bashkëshortin e saj.
Kjo e fundit e telefononte dhe i dërgonte mesazhe për rreth 3 vjet, derisa 32-vjeçarja vendosi ta kallëzojë në Prokurori shtetasen H.A. për “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
Kallëzimi penal është kryer më 20 prill 2018, ndërsa vendimi për 42-vjeçaren nga Gjykata e Tiranës është marrë së fundmi.
Në kallëzimin e saj, viktima, ndër të tjera, shpjegonte para prokurorëve se kishte rreth 3 vjet që përndiqej me sms me përmbajtje dhune dhe ofenduese nga shtetasja H.A. “Ka rreth 3 vjet që shtetasja H.A. më shqetëson, duke më dërguar sms me përmbajtje dhune dhe ofenduese.
Por ajo që vihet re është ulja vit pas viti e numrit të mbarështuar. Fermerët më të vjetër e lidhin këtë më largimin e të rinjve ose refuzimin e tyre për t’u angazhuar me një punë që, sipas tyre, kërkon shumë mund e në fund fitimi nuk është i sigurt. “Vetëm të moshuarit merren me këtë punë sepse të rinjtë janë larguar jashtë. Përfitimet janë të dobëta, duke e krahasuar me mundin që bëjmë për t’i rritur. Këtë vit ka rënë shumë mbarështimi i gjelit nga fermerët e Zadrimës. Kemi shumë herë më pak se vitet e shkuara. Kjo po na shqetëson shumë, pasi ne kështu po humbim traditën e trashëguar”, shprehet Nikoll Lazri, fermer i kësaj zone.
Mungesa e tregut për produktin shqiptar, edhe si pasojë e importeve, është një tjetër arsye pse fermerët e Zadrimës po largohen nga kjo traditë. “Po na dëmton shumë edhe mungesa e tregut. Nuk ka shitje, pasi janë futur shumë shpendë të importuar në Shqipëri. Na ka munguar edhe mbështetja dhe kjo është e pafalshme”, shprehet një tjetër fermer, i cili shpesh kthehet në shtëpi bashkë me gjelat e detit të pashitur.
Gjeli i detit konsiderohet si mbreti i tavolinës së Vitit të Ri. Ndaj mjeshtrit e kuzhinës propozojnë gjithmonë ide të reja si ky produkt mund të jetë më gjatë i pranishëm në menynë e shqiptarëve. Për t’i inkurajuar sa më shumë fermerët e Zadrimës, shefi i kuzhinës Altin Prenga, prej vitesh gjelin e detit të tyre e ka bërë pjesë së menysë së restorantit të tij. Por kjo nuk është e mjaftueshme, pasi fermerët e kanë të nevojshme inkurajimin e mbarështimit dhe sigurinë e tregut.
“Në një fshat shumë të vogël siç është Maba ne morëm lakrën dhe gjelin e detit. Me to gatuam një recetë që është e stinës. Shumë herë nuk është mungesa e tregut problemi, por edhe tendenca e rinisë për të braktisur tokat dhe kjo është mjaft shqetësuese. Duhet që njerëzit t’i rikthehen punës në bujqësi, pasi në këtë tokë është e ardhmja”, shprehet Prenga, i cili po ndihmon me sa mundet fermerët e zonës.
Siç thonë fermerët, sot në Zadrimë mbarështohen deri në 20 mijë shpendë, rreth 7 herë më pak se para viteve ‘90. Ata e lidhin këtë me uljen e kërkesave nga ana e qytetarëve. Sipas tyre, tashmë mundësitë për të pasur një gjel deti në tavolinën e Vitit të Ri janë të pakta. “Ulja e kërkesës tregon se varfëria është ulur këmbëkryq. Po shesim 7 herë më pas sesa në vitet ‘90. Qytetarët nuk kanë më para për të blerë gjelin e detit.
Ata vijnë, pyesin për çmimin dhe më pas largohen pa marrë asgjë. Edhe ne nuk mund t’i shesim krejt lirë, pasi dalim me humbje. Këtë vit shitjet kanë qenë shumë të pakta. Po rrime gjithë ditën në pritje të blerësve dhe më kot. Shpresojmë që në ditët e fundit para festave të kemi shitje, në të kundërt, ne falimentojmë”, shprehen banorët që janë marrë me mbarështimin e shpendit në këto muaj. Ata bëjnë apel edhe për bashkinë që t’u sigurojë një treg, ku edhe qytetarët të mund të vijnë më lehtë.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, këngëtari Gëzim Nika ka treguar një histori me kolegen e tij Albërie Hadërgjonaj. Para se ta tregonte historinë, këngëtarja iu lut edhe Gëzimit edhe moderatorit të emisionit Ermal Mamaqit që të mos e tregonin historinë, por pas shumë lutjesh nga të dy më në fund Albëria pranoi.
Historia kishte lidhje me një “pazar” që të dy miqtë e ngushtë kishin bërë për të marrë pjesë në një dasmë.
“Para dy vjetësh, një shok i vëllait martonte dikë dhe dasma do ishte në Gjakovë. Më thanë mua t’i gjeja një këngëtare të mirë se i duhej shpejt. Albërien i thashë unë. Aman më thanë në besë tëndë, flit me të. Mora në telefon Albërien i thashë në datë 3 korrik duhet të këndosh në një dasmë. Më thotë jo se e kam biletën në datë 17, se ndryshe s’mund të vij. Vetëm në rast se më presin biletë dhe më japin 5 mijë euro edhe më sigurojnë edhe akomodimin. Mora në telefon shokun e vëllait dhe i thashë Albërie kërkon këto. S’ka problem vetëm na garanto që vjen. Prapë mora Albërien në telefon i thashë ata pranuan me të gjitha kushtet por kanë shtuar edhe diçka. Pas dasmës ke edhe një seks falas. Dhe Albërie tha: Po ti pse s’the më përpara t’ja kishim ulur pazarin?”, rrëfeu Gëzimi.
Pas historisë së Gëzimit, Albëria ka treguar edhe çfarë ndodhi gjatë dasmës.
“Unë këndoja në dasmë, dhe dhëndri kërcente me nusen më shihte mua dhe qeshte. Më tha dhëndri pas dasme: O Albërie Hadërgjonaj, ti knëdoje dhe ne të tjerët të gjithë mbanim brinjët me dorë duke qeshur,”– tregoi me të qeshur Albëria.
Shkolla gjermane ”Waldorf” ka refuzuar regjistrimin e djalit të një deputeti ultra të djathtë të partisë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) , raporton gazeta ”Berliner Zeitung”, çka ka ngjallur polemika, përfshirë edhe administratën e qytetit.
Senatorja vendase Sandra Scheeres e sheh këtë çështje në një mënyrë shumë kritike, pasi një shkollë nuk duhet të vendosë për pranimin e një fëmije, bazuar në orientimin politik të prindërve.
Nxënësi në fjalë tashmë është i regjistruar në kopshtin e fëmijëve ”Waldorf”, së bashku me vëllain e tij, por atij i ishte mohuar pranimi në shkollën fillore në të ardhmen, përcjell Atsh.
Shkolla ”Waldorf” bazohet në linjën pedagogjike të zhvilluar nga Rudolf Steiner në fillim të shekullit XX dhe ndjek parimin filozofik të antropozofikës, thënë ndryshe studimi i natyrës shpirtërore të njeriut në mënyrë shkencore./Ekspress
Aktorja Anna Lika është një nga personazhet e përfolura shqiptare për shkak të fotove provokuese që poston në rrjetet sociale dhe komentohet shumë për to. Por së fundmi Anna ka përjetuar një aksident automobilistik.
Ajo e ka ndarë këtë gjë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke postuar një video ku shihet gjendja e makinës pas aksidentit. Bie shumë në sy fakti që njëra nga gomat është shtrembëruar e gjitha. “Sa shumë më do Zoti,”- shkruan aktorja krahas videos, dhe me siguri duhet të jetë frikësuar shumë.
Gjithsesi ajo është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe këtë gjë e ka treguar me postimet në vijim.