Quantcast
Channel: Lajmi i Fundit
Viewing all 22898 articles
Browse latest View live

Basha paralajmëron skandalin e Unazës së Re: Emra e dokumenta

$
0
0

Basha, i ftuar në emisionin “Pesë pyetjet nga Babaramo”, është shprehur se te Unaza e Re po vidhet në dy forma.

“Te Unaza e Re po vidhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, vjedhje ashiqare, por kanë hapur dhe një llogari të parajsave fiskale. Pastaj do të ndërtojnë vila, pallate për të pastruar paratë e drogës”, u shpreh Basha.

Më tej ai siguroi se emrat e ndërtuesve do t’i bëjë publike shumë shpejt, me dokumente, pasi aktualisht po i analizojnë.

“Do t’i bëjmë publike emrat, me dokumente sepse jemi në analizë të plotë të tyre. Do të plasë e vërteta”,paralajmëroi më tej Basha.

The post Basha paralajmëron skandalin e Unazës së Re: Emra e dokumenta appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.


Kompania merr paratë e nuk bën punën, rruga e Kombit e mbuluar nga bora e akulli

$
0
0

Qytetaret shqiptare prej shtatorit po paguajne tarifen e vendosur per te kaluar ne rrugen e Kombit.

Tarifa u cilesua shume e larte dhe per disa muaj qytetaret protestuan kunder saj derisa taksa u reduktua. Te ardhurat e saj i shkojne kompanise koncesionare ne menyre qe ajo fitimin ta perdore vec pasurimit te vet edhe per mirembajtjen dhe pastrimin e rruges, ne vere nga inertet dhe ne dimer nga debora.

Por ne ditet e para te reshjeve per kete vit, duket se rruga e kombit eshte mbuluar nga bora dhe qytetaret kane veshtiresi ne levizje pasi prania e akullit nuk eshte pastruar. Nje qytetar ka denoncuar tek Nisma Thurje:

Përshendetje Nisma, shikojeni pak gjendjen e Rrugës së Kombit. Si ka mundësi që edhe pse paguajmë 5 euro situata është e njëjtë si më parë, rrugët bllokohen nga dëbora dhe nuk ka fare asnjë ndërhyrje?

Përshendetje Nisma, shikojeni pak gjendjen e Rrugës së Kombit. Si ka mundësi që edhe pse paguajmë 5 euro situata është e njëjtë si më parë, rrugët bllokohen nga dëbora dhe nuk ka fare asnjë ndërhyrje?

Gepostet von Nisma #Thurje am Montag, 17. Dezember 2018

The post Kompania merr paratë e nuk bën punën, rruga e Kombit e mbuluar nga bora e akulli appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

“Këlysh ku*ve”, plas sherri live mes ish-vjehrrit dhe ish-dhëndrit

$
0
0

Një baba në kërkim të vajzës së tij, pas ndarjes me bashkëshorten e tij. Arbeni kërkon të takojë të bijën, ndërkohë që e ëma dhe gjyshi i vajzës nuk e lejojnë që ta takojë pavarësisht vendimit të Gjykatës.

Në studion e “Pa gjurmë”, vetë babai, Arbeni, ka thënë se ish-vjehrri i tij i ka kërkuar para për t’a lejuar që të takojë vajzën.

Ndërkohë që këto deklarime janë hedhur poshtë nga ish-vjehrri i Arbenit, i cili në një lidhje telefonike me emisionin, ka thënë se mbesa është rritur nga ai vetë dhe se babai nuk ka të drejtë që t’a takojë.

Arbeni: Jam ndarë dhe vajzën nuk e takoj dot më. Ish-Vjehrri më kërkoi para, 200 euro që t’a takoja. Dua ta di se ku është.

Ish-Vjehrri i Arbenit, Zef Nikaj: Nuk dua t’a takoj më atë plehrë. Vajza është martuar dhe s’do më që t’i dëgjojë as zërin, shkruan Shqiptarja.com.

Nuk dua më që të më shqetësoni. Ai është familje e degjeneruar, më braktisi vajzën. E kam rritur atë fëmijë si sytë e ballit. Ai këlysh kurve. Vajza ka vazhduar jetën e saj, unë s’di gjë.

The post “Këlysh ku*ve”, plas sherri live mes ish-vjehrrit dhe ish-dhëndrit appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

E DHIMBSHME/ Nëna ndan foton e saj me vajzën e pajetë vetëm 16 javësh, bën xhiron e internetit (FOTO)

$
0
0

Një nënë e pikëlluar ka ndarë imazhet prekëse të trupit të pajetë të fëmijës së saj të vogël, në një orvatje për të inkurajuar gratë që të flasin për ‘humbjen e vetme’ të aborteve dhe lindjes së parakohshme.

Justine Zampogna, 28 vjeç, nga Perth , Australi, mori lajmin shkatërrues në gusht që truri i foshnjës së saj të palindur nuk kishte ndaluar së zhvilluari.

Mjekët i dhanë asaj mundësinë për të përfunduar në 16 javë ose për të lindur vajzën e saj, e cila do të mbijetonte vetëm një orë me orar të plotë, shkruan DailyMail.

Nëna zemërthyer ka ndarë tashmë historinë e familjes së saj në blogun e saj dhe Instagram pasi vuri re se sa pak njerëz flasin për shtatzëninë dhe humbjen e foshnjave, duke e bërë atë të ndihet tepër e vetmuar. /lajmifundit.al

The post E DHIMBSHME/ Nëna ndan foton e saj me vajzën e pajetë vetëm 16 javësh, bën xhiron e internetit (FOTO) appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Prag lufte, Rusia do të ndërtojë bazë ushtarake pranë SHBA-ve

$
0
0

Rusia njofton se ka në plan që të krijojë bazën e saj të parë ushtarake në Karaibe. Ky plan konfirmon praninë më të madhe të Rusisë në rajon që nga kriza e raketave kubane më 1962.

Plani i Rusisë vjen që pas marrëveshjes që u arrit pak kohë më parë me Venezuelën.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS njoftoi se ekspertët rusë, që para 10 vitesh,  kishin zgjedhur ishullin La Orchila, 125 milje në verilindje të Karakasit, si një bazë ushtarake të mundshme.

Sipas agjencisë, Rusia tani do të ketë vendin e saj strategjik për vendosjen e avionëve strategjik Tu-160 në ishull. Sigurisht kjo mund të ndodhë pasi të kërkojnë leje nga udhëheqësi venezuelian, Nicolas Maduro.

E përditshmja britanike “Dailymail”, shkruan se vendosja e pajisjeve ushtarake dhe avionëve sjell ndikimin e fortë rus në rajon që nga koha e krizës së raketave kubane më 1962, periudhë e cila shënoi dhe pikën kulmore të Luftës së Ftohtë.

SHBA dhe Bashkimi Sovjetik iu afruan pragut të luftës bërthamore. Tensioni shpesh shënonte momente të terrorit absolut, kur dështimet e pajisjeve, misionet e dështuara të spiunëve, lojërat e luftës dhe keqkuptime të tjera gati sa nuk sollën përplasjen bërthamore.

The post Prag lufte, Rusia do të ndërtojë bazë ushtarake pranë SHBA-ve appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas 8-vjeçarin në rrugë

$
0
0

Një aksident ka ndodhur në Elbasan, kur një automjet ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se, E. G., 26 vjeç, banues në fshatin Fanjë, në rrugën “Qemal Stafa”, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar të miturin E. D., 8 vjeç, banues në Elbasan.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 17. 12. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E. G., vjeç 26, banues në fshatin Fanjë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar të miturin E. D., vjeç 8, banues në Elbasan, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal. /Lajmifundit.al

The post Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas 8-vjeçarin në rrugë appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

I vendosën emrin djalit Adolf Hitler, përfundojnë në burg prindërit

$
0
0

 Një çift britanik neonazistësh vendosën që ta quajnë djalin e tyre “Adolf” për nder të Adolf Hitlerit.

Të dy prindërit u dënuan me disa vite burg, dhe u shpallën fajtor sepse bënin pjesë në një grup terrorist.

Adam Thomas, 22 vjeç, u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa partnerja e tij, Claudia Patatas, 38 vjeç, u dënua me pesë vite, shkruan Sky News.

Thomas dhe Patatas u shpallën fajtorë sepse ishin anëtarë të “Veprimit Kombëtar”, një organizatë neo-naziste ekstreme në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u ndalua në vitin 2016.

Gjyqtari Melbourne Inman QC, i cili dha dënimin, tha se grupi kishte “qëllime të tmerrshme. ”

“Qëllimet dhe objektivat e organizatës neo-naziste janë përmbysja e demokracisë në këtë vend, me anë të dhunës dhe vrasjeve dhe imponimit të një shteti nazist. Ambicia e tyre ishte që të zhdukte të gjitha pjesët e shoqërisë nëpërmjet dhunës dhe vrasjeve masive”, tha gjyqtari.

Thomas dhe Patatas bënin një jetë të dyfishtë. Burri punonte si një roje sigurie në Amazon dhe gruaja si fotografe dasmash, ndërsa të dy predikonin besimet neonaziste. /Lajmifundit.al

The post I vendosën emrin djalit Adolf Hitler, përfundojnë në burg prindërit appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi me thikë, shqiptari shpallet hero në Suedi

$
0
0
Një shqiptar vuri në rrezik jetën e tij, për të shpëtuar 20 fëmijë! Fidan Bejtani me origjinë nga Kosova, u shndërrua në një hero në Suedi, pasi shpëtoi 20 fëmijë në parkun e lojrave, të cilët po kërcënoheshin nga një grua që mbante një thikë në dorë.

Gruaja tentoi të sulmonte me thikë fëmijët, ndërsa ata luanin në grup! Menjëherë shqiptari, pasi e vuri re, nxitoi t’i merrte thikën nga dora. Bejtani u përplas fizikisht me gruan agresore, veprim që edhe mund t’i kishte marrë jetën.

Akti i tij human është duartrokitur nga e gjithë Suedia, madje Fidan Bejtani u nderua edhe me çmimin “Heroi i Vitit 2018” në Suedi. Edhe ish-futbollisti i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç, ka falënderuar shqiptarin në emër të të gjithë qytetarëve suedezëve.

The post Shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi me thikë, shqiptari shpallet hero në Suedi appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.


“Jam në pritje të ëmbël”, Enca “pranon” lajmin e shtatzënisë

$
0
0

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia publikoi ditën e sotme një imazh në “Instagram”, ku shfaqte emoji-n e një femre shtatzënë!

Të gjithë ngritën dyshimet se këngëtarja e hitit “Kujt Po i Han” është në pritje të ëmbël dhe zgjodhi këtë mënyë për t’ia treguar fansave të saj.

Por a është Enca në të vërtetë shtatzënë?!

Këngëtarja zgjodhi që të pranojë lajmin e bukur me fansat duke konfirmuar se ishte në pritje të ëmbël. Por pa humbur shumë kohë, ajo tregoi se nuk ishte as vajzë e as djalë, por është në pritje të një balade!

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura. Jam në një pritje të ëmbël, por nuk është as vajzë e as djalë. Këtë pritje të ëmbël do e bëjmë bashkë sepse është një baladë, që mezi pres ta ndaj me ju. Në fillim të 2019-ës, do e nisim mbarë bashkë! Atë që po pres e kam në studio, jo në stomak” – shpjegoi Enca Haxhia.

Mezi presim ta dëgjojmë se ç’po gatuan Enca, në studio!

The post “Jam në pritje të ëmbël”, Enca “pranon” lajmin e shtatzënisë appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

I bie tavani i konviktit në kokë, plagoset rëndë studentja në Tiranë

$
0
0

Teksa studentët në protestë kërkojnë kushte dhe qeveria flet për dialog, në konviktet e Qytet Studentit në Tiranë vijon të konsumohet një dramë e madhe.

Në njërën nga godinat e vajzave në Qytettin Studenti, një pjesë e mirë e tavanit në dushet kolektive ka rënë duke goditur dhe një studente në kokë e shpatulla. E reja ka marrë madje dhe fraktura.

Videon dhe denoncimin e ka bërë publike vetë një studente që jeton në këto konvikte.

“Ndërkohë sot në konviktin e vajzave në Qytetin Studenti ra një pjesë e suvasë së tavanit të dusheve. Një nder vajzat mori fraktura në shpatull dhe në kokë. Po ju dërgoj një video . Anonim tlt”m shkruan ajo.

https://vidnews.net/video/1545158988927

The post I bie tavani i konviktit në kokë, plagoset rëndë studentja në Tiranë appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Ndahet nga jeta aktorja ikonë e Hollywood-it

$
0
0

 Aktorja e njohur Penny Marshall ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës, në moshën 75-vjeçare, në shtëpinë e saj në Hollywood Hills. Burime për “E! News” konfirmojnë se aktorja ndërroi jetë si pasojë e probleme me diabetin.

“Familja jonë është e shkatërruar pas largimit nga jeta të Penny Marshall” – thanë familjarët për gjigandin mediatik.

Penny e kaloi një pjesë të jetës së saj në sheshin e xhirimit! Aktorja pati shkëlqimin më të madh në “Laverne & Shirley”, që u shfaq për tetë sezone në ekranin e “ABC” nga 27 janar 1976 deri në 10 maj 1983.

Por suksesin më të madh, ajo e fitoi pas kameras, teksa vendosi të ishte regjisore e disa filmave si Big, A league of Their Own, Awakenings, The Preacher’s Wife dhe shumë të tjerë. /Lajmifundit.al

The post Ndahet nga jeta aktorja ikonë e Hollywood-it appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

E frikshme, pse po vdesin foshnjet nëpër spitalet shqiptare

$
0
0

Maternitetet shqiptare kanë një mungesë të theksuar inkubatorësh dhe pajisjesh mjekësore të nevojshme për të trajtuar foshnjet e lindura para kohe – një situatë e rënduar prej vitesh që po rrit në mënyrë alarmante vdekshmërinë foshnjore.

Në një mbledhje rutinë mëngjesin e 11 janarit 2018 në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë, diskutimet u ndërprenë kur fjalën e mori një mjeke nga shërbimi i Neonatologjisë, e cila iu drejtua e shqetësuar ish drejtorit Arben Rugia.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, po na vdes çdo ditë nga një fëmijë,” tha mjekja neonate, duke shtangur kolegët e saj. “Është e pamundur të punojmë në këtë situatë,” shtoi ajo, përpara se të ndërpritej nga Rugia, i cili e këshilloi që kjo bisedë nuk mund të bëhej në mbledhje.

Të dhënat e siguruara tregojnë se nga dita e Krishtlindjeve 2017 deri më 15 janar 2018, 11 foshnja të lindura ‘premature’ humbën jetën në këtë spital universitar. Në përgjigjen zyrtare, materniteti “Koço Gliozheni’ pranoi se gjysma e këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar, nëse spitalit nuk do t’i mungonin aparaturat e nevojshme mjekësore.

“Në më shumë se 50% të rasteve [që ndërruan jetë në fillim të janarit] bëhet fjalë për shtatzani shumë të vogla, për të cilat ne nuk kemi teknologji të përshtatshme për të siguruar mbijetesën,” tha spitali në një përgjigje me shkrim.

Në këtë maternitet ka një mungesë të theksuar inkubatorësh dhe shumica e inkubatorëve ekzistues janë jashtë funksionit. Pjesa e mbetur mund të përballojë vetëm gjysmën e pacientëve të vegjël që kanë nevojë për terapi intensive – një situatë e cila vazhdon prej vitesh, ndërkohë që Drejtoria e Spitalit dhe Ministria e Shëndetësisë kanë bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr ndaj kërkesave të vazhdueshme të mjekëve.

“Ka të paktën 15 vite që në këtë shërbim nuk është bërë asgjë, vetëm ca prekje të vogla. Ministria i di të gjitha dhe jo vetëm kjo ministri, por të gjithë… pasi ky është një problem që vazhdon prej vitesh,” tha Edi Tushe, shefi i shërbimit të Neonatologjisë në “Koço Gliozheni”.

“Edhe ato aparatura që kemi janë shumë të vjetruara në teknologji. Duhet të kesh mik ndonjë ministër apo dikë tjetër të rëndësishëm në qeveri që t’i lutesh e të sjellin ndonjë gjë për spitalin,” shtoi ai, duke nënvizuar se stafi i mjekëve dhe i infermierëve po i rrudhet çdo ditë nga dorëheqjet për shkak të kushteve ‘të papranueshme’ të punës.

“Koço Gliozheni” nuk është i vetmi maternitet në Shqipëri që ka mungesë inkubatorësh, mjekësh dhe pajisjesh të tjera mjekësore, jetike për mbijetesën e foshnjave të lindura me probleme. Të dhënat e siguruara dhe intervistat me mjekë dhe drejtues në spitalet rajonale, tregojnë që e njëjta situatë alarmante është e përhapur në të gjithë Shqipërinë, e cila në vitin 2016 regjistroi për herë të parë në dy dekada, rritjen e vdekjeve tek fëmijët nën moshën 1 vjeç.

Vdekje të paralajmëruara

Shifrat e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Vlerësimit të Vdekshmërisë Foshnjore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri ka pasur 6.2 vdekje për 1000 fëmijë të lindur në vitin 2017 – vendi i dytë pas Maqedonisë për vdekshmërinë foshnjore në rajon.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, vdekjet e fëmijëve nën 1 vjeç në Shqipëri u rritën me mbi 19 për qind gjatë vitit 2016, duke shënuar edhe rritjen e parë në dy dekada të këtij treguesi. Gjatë vitit 2016, 277 fëmijë nën 1 vjeç humbën jetën nga 233 vdekje të tilla që qenë shënuar në vitin 2015. Përgjatë 2017-ës janë shënuar 248 vdekje nën 1 vjeç përkundër 30,869 lindjeve të regjistruara.

Pjesë e kësaj tabloje të zymtë statistikore janë edhe 11 foshnjat që humbën jetën në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në fillim të vitit 2018. Dy mjekë që ishin të pranishëm gjatë mbledhjes së 11 janarit dhe folën në kushtet e anonimatit, i thanë BIRN që numri i lartë i vdekjeve për një kohë aq të shkurtër e kishte tronditur stafin mjekësor të spitalit.

“Sapo dolëm nga mbledhja u interesuam se çfarë kishte ndodhur dhe morëm vesh që 24-orëshin e fundit kishin ndërruar jetë dy foshnja dhe 10 në total për 10-ditëshin e parë të janarit,” tha një mjek gjinekolog me 15 vjet eksperiencë. “Ishte vërtet tronditëse,” shtoi ai.

Një mjek tjetër i shërbimit të gjinekologjisë shpjegoi që në shërbimin e Neonatologjisë në atë periudhë kishte më shumë pacientë se inkubatorë, ‘kështu që bëheshin edhe lidhje dyshe’ të foshnjave në pajisjet mjekësore jetike për mbijetesën e tyre.

“Unë kam 10 vjet që punoj aty dhe nuk ka ndodhur kurrë një situatë e tillë, ishte vërtet absurde, edhe pse fëmijët, sipas asaj që mësuam, ishin të gjitha lindje me problem,” tha ai. “Më besoni, që për një mjek është dëshpëruese të punojë në një situatë të tillë.”

Në një përgjigje të detajuar për BIRN, maternitetin ‘Koço Gliozheni’ u ankua se nga 24 inkubatorë që i duhen, ka vetëm 6 në funksion. Por inkubatorët nuk janë të vetmet pajisje mjekësore që i mungojnë shërbimit të Neonatologjisë të këtij spitali. Mungesa ka në ventilatorë, pulsoksimetër, pompa infuzive, laringoskopë dhe një listë të gjatë pajisjesh të tjera, të cilat janë të nevojshme për të trajtuar foshnjat e lindura me probleme. Edhe ato pak pajisje që janë funksionale, janë të vjetra dhe të amortizuara, kushte që sipas mjekëve kërcënojnë seriozisht shërbimin ndaj pacientit.

Shefi i shërbimit të Neonatologjisë, Edi Tushe tha në një intervistë për BIRN se materniteti “Koço Gliozheni” ka një mesatare prej 4500 lindjesh në vit, ndërkohë që mesatarisht janë rreth 700 fëmijë që shtrohen në terapinë intensive dhe kanë nevojë për kujdes të specializuar.
“Në kushtet që kemi mund të përballojmë 50 % të rasteve,” nënvizoi Tushe.
Profesor Tushe sqaron se prej vitesh, mjekët e këtij shërbimi i kanë dërguar me dhjetëra shkresa drejtorisë së spitalit, e cila më pas ia delegon Ministrisë, ku i vë në dijeni për situatën ‘skandaloze’ ku duhet të punojnë, por të gjitha kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Disa prej këtyre kërkesave, të lexuara , paralajmërojnë drejtorinë e spitalit se kujdesi ndaj shëndetit të pacientëve nuk është më i mundur me aparaturat dhe pajisjet mjekësore në dispozicion.
“Mungesa e aparaturave dhe aksesorëve e bën të pamundur kujdesin që duhet ofruar për neonatët intensivë dhe subintensivë,” shkruan Tushe në një shkresë drejtuar Drejtorisë së Spitalit në shtator 2017.

Një paralajmërim të ngjashëm mban dhe një kërkesë më e herët në kohë, e vitit 2016. Në janar të 2018-ës, pas vdekjes së 11 foshnjave, materniteti i ka dërguar një relacion të zgjeruar Ministrisë së Shëndetësisë për situatën e vështirë në të cilën ndodhet, por sërish nuk ka pasur asnjë reagim konkret. Sipas përgjigjes zyrtare , aktualisht materniteti ka 20 inkubatorë jashtë funksionit dhe 6 në funksion, ndërkohë që në terapinë intensive çdo ditë kanë nevojë për shërbim 18 deri në 34 bebe.

“Gjatë 2017 në repartin e kujdesit intensiv u shtruan 957 fëmijë, me një mesatare ditë-qëndrimi në inkubator nga 2 deri në 98 ditë,” shkruhet në përgjigjen e maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Ka ditë që në inkubatorë janë 8-19 fëmijë prej të lindurve në maternitet dhe 6-15 fëmijë të ardhur nga rrethet. Shtretër të zënë mesatarisht çdo ditë janë 18 dhe në ditë të caktuara mund të shkojë deri në 34,” shton materniteti.
Ndërkohë, në një kërkesë urgjente që mban datën 22 nëntor 2018, drejtuar kreut të këtij spitali dhe nëndrejtorit ekonomik, shërbimi i Neonatologjisë vë në dijeni për të disatën herë drejtuesit e lartë se ka nevojë emergjente për zëvendësimin e dozimetrave të ajrit dhe oksigjenit, të cilat janë pothuajse jashtë funksionit.

“Ju rikujtojmë se mosfunksionimi i tyre e bën të pamundur kryerjen e reanimimit të bebeve që kanë nevojë për reanimim në sallat e lindjes dhe operacionit. Ky problem është prezent prej shumë kohësh, por janë gjetur forma alternative për të realizuar këtë funksionim provizor të tyre. Aktualisht reanimimi është i pamundur me aparatet Neo Puff,” shkruan shërbimi i Neonatologjisë, i cili i kërkon drejtorisë së spitalit “të marrë masa në mënyrë emergjente për njësitë reanimatore (Neo Puff) në sallat e lindjes, të zëvendësohen rezistencat që prej kohësh nuk funksionojnë”.

Kjo qendër spitalore universitare, që pret rastet më të rënda edhe nga të gjitha spitalet e rretheve, ka vetëm një laringoskop – një instrument shumë i domosdoshëm për të hapur rrugët e ajrit dhe realizuar kështu frymëmarrjen e drejtuar nga aparaturat. Materniteti përballet me vështirësi edhe kur duhet të dërgojë një të porsalindur me probleme shëndetësore drejt QSUT-së, pasi ka vetëm2 inkubatorët për transport intensiv, të cilët janë të vjetër mbi 20 vjet dhe të papërshtatshëm.

Një infermiere e shërbimit të terapisë intensive që foli me BIRN në kushtet e anonimatit nënvizoi që gjendja në shërbimin e Neonatologjisë ishte dëshpëruese.
“Kemi nevojë për aparatura dhe medikamente,” tha ajo. “Si t’i them unë një prindi që nuk ka maskë oksigjeni për fëmijën e tij… Ne kemi vetëm duart, por këta fëmijë nuk shpëtohen vetëm me duart tona,” shtoi infermierja.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive të mëdha materniteti deklaron se “ndodh ekstremisht rrallë” që të fusin dy fëmijë në një inkubator, por edhe në rastet kur ndodh, bëhet për të lindurit binjakë, pasi sipas tyre kjo ka vetëm efekte negative në shëndetin e foshnjes.

KUSHTET E PUNES LARGOJNE MJEKET

Sipas shefit të shërbimit të Neonatologjisë, Edi Tushe, mungesa e kushteve në punë po sjell largimin e mjekëve specialistë dhe të infermierëve. Vetëm gjatë 2018-ës kanë dhënë dorëheqjen nga posti i mjekut neonat në këtë maternitet 3 mjekë. Nga 45 infermiere që i duhen këtij reparti intensiv dhe subintensiv, në organikë janë vetëm 20 infermierë, ndërkohë aktualisht në punë janë 17 – pasi një pjesë e tyre marrin leje barrë lindjeje apo kanë probleme të tjera shëndetësore.

“Po më ikën edhe një mjek dhe shumë shpejt do punoj me 4 mjekë neonatë nga 8 që e kemi strukturën,” tha Tushe. “Për çdo mungesë dhe problem kemi vënë në dijeni të gjitha instancat, por situata vazhdon pa zgjidhje prej vitesh,” shtoi ai.
Një nga mjeket që është larguar nga shërbimi i Neonatologjisë në “Koço Gliozheni”, por që nuk donte të identifikohej, i tha BIRN se nuk mund ta përballonte më të punonte në ato kushte.
“Ata që po qëndrojnë ende në atë shërbim janë heronj, ju nuk e imagjinoni dot se si punohet aty,” tha mjekja.

“Unë për vete nuk munda të punoja më në ato kushte skandaloze, ishte e papërballueshme psikologjikisht të mos mundesh të ndihmosh një fëmijë se nuk ka aparatura spitali, ndaj u largova,” shtoi ajo.

Edhe 4 mjekët e mbetur në këtë shërbim duke se po arrijnë pikën e tyre të vlimit, dhe në një shkresë të 20 nëntorit për drejtorin Genci Hyska, kërcënojnë dorëheqjen kolektive, duke nënvizuar se prej 2 vitesh janë sforcuar në pritje të një zgjidhje konkrete.
“Është paralajmëruar në relacionet e mbarëvajtjes së punës në repart që mungesa e personelit mjekësor kërcënon seriozisht sigurinë dhe cilësinë e shërbimit ndaj pacientit,” shkruajnë mjekët.

“Meqenëse nuk kemi asnjë zgjidhje konkrete, ndjehemi të detyruar t’ju njoftojmë se kjo situatë është bërë tashmë e papranueshme dhe e patolerueshme – ne shumë shpejt do të detyrohemi të japim dorëheqjen kolektive,” paralajmërojnë ata, duke u lutur që të ndërmerren hapa për mbushjen e vakancave.
Megjithatë, Tushe nënvizon që rekrutimi i mjekëve të rinj në një kohë të shkurtër nuk është i thjeshtë.

“Unë ia kam thënë Ministrisë se çfarë duhet të bëjë, por problemi është se këta i bëjnë strategjitë dhe i mbyllin në sirtar,” tha ai. “Një mjek neonat duhet të planifikohet 5 vite më parë, kurse këtu tek ne hapen konkurset dhe nuk vjen askush – duhet mbështetje dhe stimul,” shtoi Tushe.

Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT dhe dy qendrat universitare spitalore obsetriko-gjinekologjike ‘Koço Gliozheni’ dhe ‘Mbretëresha Geraladinë’, më shumë se një e treta e lindjeve në vend ndodh në këto dy maternitete.

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” deklaron 7120 lindje të reja, ndërkohë që numri i foshnjave që ndërruan jetë në këtë spital deri në një muaj pas lindjes është 38 . Për periudhën janar-qershor 2018, ky maternitet regjistroi 3117 lindje të reja, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 25 prej tyre, përkundër 445 rasteve që kanë pasur nevojë për reanimim neonatal.

Nga ana tjetër, materniteti “Koço Gliozheni” raportoi mesatarisht 4500 lindje përgjatë vitit 2017, ndërkohë që në repartin e kujdesit intensiv janë shtruar gjithsej 957 të porsalindur. Ndër fëmijët e shtruar në këtë repart, vetëm 630 neonatë janë të lindur në këtë maternitet, ndërsa 327 të tjerë janë të ardhur prej rretheve, ose të rikthyer.

Gerta Hagen, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Spitalor i Nënës dhe Fëmijës, i cili që prej vitit 2014 operon në maternitetet “Koço Gliozheni”, “Mbretëresha Geraldinë” dhe tani po bashkëpunon edhe me maternitetin e Fierit, shprehet se megjithë problemet që kanë spitalet universitare, ato nuk mund të krahasohen me katandisjen e materniteteve rajonale.

“Do të gënjenim nëse do të thonim që nuk ka probleme, por unë nuk kam parë mjekë të neglizhojnë punën, të paktën në neonatologji,” tha ajo. “Nëse i krahasojmë dy maternitet e Tiranës, ata janë “Sheratoni” në krahasim me maternitetet rajonale,” shtoi ajo.

Në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi mbi numrin e inkubatorëve në spitalet shqiptare, Ministria e Shëndetësisë u përgjigje se në total ishin 134. Por intervistat me mjekë dhe drejtues spitalesh tregojnë që ky numër inkubatorësh lidhet më shumë me hyrjet në inventarë se sa me pajisjet funksionale nëpër maternitete.

Për shembull, për “Koço Gliozhenin” Ministria e Shëndetësisë tha se ka 27 inkubatorë, ndërkohë që spitali tha se punojnë vetëm 6.

Materniteti i Korçës ka regjistruar në vitin 2018, 988 lindje nga ku 85 foshnja kanë pasur nevojë për inkubator. Sipas përgjigjes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, ky maternitet ka 7 inkubatorë. Të dhënat e Ministrisë hidhen poshtë nga drejtori i maternitetit të Korçës, Ardit Konomi.

“Në maternitetin e Korçës ndodhen 3 inkubatorë dhe 10 poste oksigjenimi, ku aktualisht një inkubator është me defekt,” tha ai, ndërsa theksoi se ka mungesa në stafin mjekësor, konkretisht për 2 mjeke obstetër-gjinekolog. “Shërbimi aktualisht mbulohet nga mjekë të dalë në pension,” tha ai.

Ministria tha nëpërmjet përgjigjes zyrtare se në maternitetin e Durrësit ka 10 inkubatorë. Por edhe kjo e dhënë rezulton e pasaktë.

“Neonatologjia pajisjet i ka të mira, por duhen edhe më të mira akoma, pasi koha evoluon. Sepse kur i përdor gjërat, ato normalisht do vijë një ditë që duhen rinovuar. Ne kemi dy ekografi, por duhet edhe një tjetër. Kemi kërkuar gjithashtu edhe monitor, megjithëse në repartin tonë figurojnë tre të tillë. Inkubatorë kemi 6, tre funksionalë dhe tre më të vjetër që na shfaqin herë pas here probleme, duke u prishur, ndaj i kemi kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë edhe 3 të tjerë”, tha Arjan Prodani, drejtori i maternitetit të Durrësit.
Në maternitetin e Durrësit numri i lindjeve në një vit shkon deri në 2500.

“Përsa i përket stafit mjekësor kemi mungesa të konsiderueshme, jemi vetëm 3 mjekë neonatë, ndërkohë që duhet të ishim 6-7 të tillë, madje edhe nga tre që kemi mbetur, njëra ka dalë në pension por vijon të punojë,” tha Prodani.
Por edhe në ato maternitete ku inkubatorët janë të mjaftueshëm, ka mungesë pajisjesh të tjera dhe të stafit mjekësor.
“Kemi mungesë të aparaturave, kryesisht të aparateve për oksigjenim dhe respiratore.

Mendoj se situata e inkubatorëve përsa i përket numrit të lindjeve është e përballueshme për momentin, ndërsa stafi jo gjithnjë është i mjaftueshëm,” i tha BIRN Servete Stakaj, doktoreshë në spitalin rajonal në Shkodër.

“Por të kishim edhe disa mjekë të tjerë në këtë sektor, shërbimi nuk do të ishte keq, madje do të na lehtësonin punën edhe ne të tjerëve,” shtoi ajo.

Mungesat janë të theksuara edhe në spitalet bashkiake të qyteteve të vogla, të cilat rastet e emergjencave i transferojnë në spitalet rajonale ose në dy qendrat universitare në Tiranë.

“Kemi vetëm një inkubator të kohës së komunizmit dhe dy dhoma neonate me ujë të ngrohtë e të ftohtë, kondicioner etj,” tha Kujtim Albrahimi, përgjegjësi i maternitetit bashkiak të Librazhdit.

“Në fakt duhet edhe një inkubator tjetër, duke parë numrin e lindjeve në maternitetin tonë. I kemi bërë kërkesa edhe Ministrisë së Shëndetësisë, jo për ta bërë pa faj, por mbase edhe Ministria kaq ka mundësitë,” shtoi ai.

Mungesat e mjekëve dhe aparaturave spitalet rajonale dhe bashkiake po sjellin gjithashtu pasoja fatale për pacientët.
Vetëm pak ditë më parë, më 7 dhjetor në Bulqizë, një grua shtatzënë humbi trinjakët e saj. Spitali nuk kishte mjek dhe lindja e parë është pritur nga një infermiere, derisa ka mbërritur me emergjencë nga Tirana ekipi i mjekëve ekspertë.

“Materniteti nuk kishte asnjë kusht, ndaj ne shkuam për të ndjekur shtatzaninë në Tiranë, madje më 8 dhjetor kishte kontrollin e radhës. Ata thjesht më thanë se lindi përpara kohe, por Bulqiza nuk ka asnjë mjek gjinekolog, këtu ka mbaruar çdo gjë,” tha Ferit Rexhepi, bashkëshorti i saj, ende i traumatizuar nga ngjarja, që sipas tij mund të ishte evituar.

Drejtori i Spitalit Bulqizë, Hazis Jella i pyetur në lidhje me rastin në fjalë, i tha BIRN se stafi bëri të gjithë përpjekjet dhe grupi nga Tirana erdhi shumë shpejt, por ishte i pamundur shpëtimi i foshnjave për shkak edhe të moshës së tyre të vogël. Jella nuk dha përgjigje në lidhje me mungesën e mjekut obstetër-gjinekolog në këtë maternitetit.

“Ne kemi mjekë që shërbejnë për çdo lloj urgjencë, këto janë kapacitetet tona,” sqaroi ai.

Për Gerta Hagen, handikapi qëndron tek mungesa e sistemi i referimit, i cili jo vetëm do të jepte një panoramë të qartë se çfarë diagnozash mund të trajtojë çdo spital qoftë rajonal, qoftë bashkiak, por një gjë e tillë do të ulte mbingarkesën edhe në spitalet Tiranës.

“Nuk kemi një protokoll të mënyrës se si rastet referohen. Në gjithë botën nuk ka spitale rajonale të specializuar për çdo gjë, por ke qendra të specializuara të grumbulluara,” tha ajo. “Për mua sistemi i referimit do të ishte një ndër masat më me sens në ruajtjen e shëndetit,” shtoi ajo.

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherazi gjinekologu i njohur Halim Kosova tha se mungesa e aparaturave është një çështje serioze, por që zbehet për nga rëndësia në krahasim me largimin e mjekëve.

“Sa më shumë inkubatorë, aq më mirë normalisht. Nëse një spital nuk ka mjek, ai spital nuk ka se çfarë të porosisë,” tha ai.
“Për spitalet e rretheve duhet të bëhet një përllogaritje të lindjeve për të hapur më pas diskutimin nëse duhet të mbahen apo jo këto spitale,” shtoi Kosova.

Edi Tushe nënvizon se sugjerimet për zgjidhje nuk kanë munguar, por vullneti i autoriteteve për t’i zbatuar ato është shterpë.
“Ministria e Shëndetësisë e di se çfarë duhet bërë. Kam qenë pjesë e grupit të punës që ka hartuar strategjinë për shëndetin riprodhues, e cila përfundoi vjet, dhe aty ka një kapitull të veçantë për vdekshmërinë foshnjore,” tha ai.

“80% e vdekshmërisë foshnjore janë neonatë dhe pa ndërhyrë në këtë shërbim, rrezikojmë të bëjmë hapa prapa sa i përket këtij treguesi,” paralajmëroi Tushe./BIRN

The post E frikshme, pse po vdesin foshnjet nëpër spitalet shqiptare appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Hapet porta e digës, zbulohet fshati i rrallë nënujor, me xhami, medrese dhe shenjtorë (FOTO)

$
0
0

Një fshat i lashtë nënujor është zbuluar pasi një digë turke theu portat e saj duke çuar në një rënie në nivelin e ujit duke ekspozuar një xhami historike, medrese, varreza dhe shenjtërore.

Strukturat u gjetën në Cariken Neigbourhood në rrethin Egil të Dijarbakir, Turqi, të martën, pasi një nga portat e Dam u hap.

Diga, e cila u hap në 1997, tani siguron ujë të pijshëm për qytetin e Dijarbakir – një nga qytetet më të mëdha në Turqinë juglindore me një popullsi prej rreth 930.000 banorësh.

Hapur rreth njëzet vjet më parë, diga mbuloi 78 shtëpitë e gjetura në fshat duke përfshirë xhaminë, medresenë, varrezat, shkruan DailyMail.

Por shpërthimi i një porte pas reshjeve të mëdha drejt fundit të javës së kaluar, ka zbuluar edhe njëherë fshatin e fshehur nën ujë.

Imazhet e pabesueshme tregojnë strukturat e mrekullueshme të fshehura, duke përfshirë një varr të Eliseut – një profet në Judaizëm, Krishtërim dhe Islam.

Para se të mbuloheshin për shkak të ndërtimit të digës rreth njëzet vjet më parë, kufoma e tij u hoq dhe u transferua në një varr të ndërtuar në lagjen Kale në shtator të vitit 1995. /lajmifundit.al

The post Hapet porta e digës, zbulohet fshati i rrallë nënujor, me xhami, medrese dhe shenjtorë (FOTO) appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Mrekullia: 11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm

$
0
0

Një 11-vjeçare që ishte diagnostikuar me tumor në kokë, në një pozicion aq të vështirë të trurit sa nuk hiqej dot me operim, tani i ka lënë mjekët me gojë hapur.

Vajza nga Teksas, SHBA, ishte ankuar për dhimbje koke.

Pas një skaneri kishte dalë me DIPG, një formë tumori shumë agresive.

Prindërit e çuan te shumë mjekë e neurologë, dhe të gjithë konfirmonin lajmin e keq.

Sëmundja pritej të vazhdonte me humbje shikimi, humbje të aftësisë për të folur, e deri në bllokim frymëmarrjeje.

Vajza filloi t’i nënshtrohet rrezatimeve dhe kimioterapisë.

Prindërit ishin me vajzën te kopshti zoologjik kur morën lajmin se skaneri i fundit tregoi që tumori ishte zhdukur plotësisht.

Mjekët nuk e shpjegojnë dot se si është zhdukur ashtu.

Shumica e fëmijëve të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje e humbin jetën brenda pak javëve, por 11-vjeçares tani nuk i ka mbetur asnjë shenjë e tumorit.

Ajo vazhdon të marrë kimioterapi për siguri, por i është kthyer veprimtarive që bënte më parë.

The post Mrekullia: 11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

E dini kur burrat dhe gratë do të kenë paga të njëjta? Ka një afat, por është zhgënjyes!

$
0
0

Hendeku global i pagave nuk do të mbyllet deri në vitin 2220, ka paralajmëruar një raport.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror (ëEF) tha se ka pasur disa përmirësime në barazinë e pagave këtë vit krahasuar me 2017, kur hendeku gjinor global u zgjerua për herë të parë në një dekadë.

Por paralajmëroi se këto ishin kompensuar nga rënia e përfaqësimit të grave në politikë, e shoqëruar me pabarazi më të madhe në aksesin e tyre në shëndetësi dhe arsim, shkruani DailyMail.

Në normat aktuale, hendeku gjinor global në një sërë fushash nuk do të mbyllet për 108 vjet të tjera, ndërsa pritet të marrë edhe 202 vjet për të mbyllur hendekun e vendeve të punës, zbuloi ëEF. /lajmifundit.al

The post E dini kur burrat dhe gratë do të kenë paga të njëjta? Ka një afat, por është zhgënjyes! appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.


Lëkundet toka greke/ Tërmeti i fuqishëm ndjehet edhe në jugun e vendit

$
0
0

Mbrëmjen e sotme Greqia është tronditur nga një tërmeti i fuqishëm, që është ndjerë edhe në jugun e Shipërisë.

Mësohet se tërmeti me magnituadë 5.3 ballë ështëregjistruar në orën 19:35:53, me orën lokale, ndërsa epiqendra e tij ështëregjistruar 245 km në jugperëndim të Athinës.Ende nuk dihet nëseka dëme materiale, por lëkundjet kanë qenë të fuqishme.

The post Lëkundet toka greke/ Tërmeti i fuqishëm ndjehet edhe në jugun e vendit appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Njihuni me vajzën që nuk i pret flokët kurrë

$
0
0

Një grua nga Ukraina pretendon se nuk i ka prerë flokët prej moshës pesëvjeçare, dhe tani ato janë mbi dy metra të gjata.

Bëhet fjalë për 33-vjeçaren Alena Kravchenko, e cila është një biznesmene e suksesshme dhe nënë e binjakeve Valeria dhe Miroslava. 

Alena nga Odessa e Ukrainës, ka pranuar se sekreti i flokëve të shëndetshme dhe me plotë shkëlqim është se i pastron vetëm një herë në tri javë. 

“I dua flokët që më shkëlqejnë dhe më pëlqen të kujdesem për to. Por, më duhet të pranojë se nuk i pastroj shpesh, pasi që produktet e ndryshme mund t’i bëjnë fijet e flokëve edhe më të dobëta. Më pëlqen të jem natyrale dhe vajrat natyralë i mbrojnë më së miri flokët dhe shkëlqimin, ka deklaruar ukrainasja 33-vjeçe.  

The post Njihuni me vajzën që nuk i pret flokët kurrë appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Vëzhgimi i “Stop” për rojet private/ 6 milionë Euro për të ruajtur Universitetet

$
0
0

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Universitetin e Vlorës, për dialog me studentët, lidhur me kërkesat e këtyre të fundit. Por në hyrje të institucionit, Rama u ndalua nga një grup studentësh, të cilët nuk lejoheshin të futeshin në takim. Studentja Ardisa Çobo replikoi me shefin e qeverisë dhe studentët nuk pranuan të hyjnë vetëm disa, ndaj ngelën jashtë.

Gazetarja e “Stop” ka realizuar një vëzhgim në Universitetet e Tiranës gjatë ditës dhe natës, për të parë, sesi ruhen këto institucione. Kryeministri tha pak ditë më parë, se Universiteti i Tiranës shpenzon 6 milionë Euro në vit për shërbimin e sigurisë, por nga vëzhgimi i gazetares, kjo shifër është shumë larg saj, që duhet të jetë kostoja reale për ruajtjen e universitetit.

Fakuluteti i Mjekësisë

Punonjësi i policisë private: S’është mirë të jap informacione në lidhje me punën.

Gazetarja: Vetëm je aty?

Punonjësi i policisë private: Sigurisht! Turni i parë!

Universiteti Inxhinierisë së Ndërtimit

Gazetarja: Sa veta jeni në turn?

Punonjësi i policisë private: 3 veta!

Fakulteti i Shkencave Sociale

Gazetarja: Sa security ka?

Punonjësi i policisë private: 6 veta!

Në Fakultetin e Drejtësisë gazetarja nuk gjeti asnjë roje, njësoj si në Fakultetin Bujqësor.

Universiteti Politeknik

Gazetarja: Sa security jeni për ruajtjen e këtij universiteti?

Punonjësi i policisë private: Ne!

Gazetarja: Vetëm ju të dy? Laj-thaj?

Gazetarja: D.m.th, jeni me turne?

Punonjësi i policisë private: 8 orësh, 2 turnesh,Ka dhe te trau.

Universiteti Ekonomik

Punonjësi i policisë private: Sipas regullores, jemi nga 2 veta, njëri tek kjo derë, tjetri te dera tjetër.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Gazetarja: Fakulteti, nga sa roje private ruhet?

Punonjësi i policisë private: 3 jemi ne , 4 me gjithë zëvëndësues.

Vëzhgimi natën

Në Universitetin e Mjekësisë janë të punësuar 5 roje private. Ndërsa në Universitetin Bujqësor nuk ka asnjë roje.

Universiteti i Sporteve

Punonjësi i policisë private: Ne jemi 5 veta me një vënd.

Universiteti Politeknik

Punonjësi i policisë private: Sa punonjës policie?

Gazetarja: Po!

Punonjësi i policisë private: 15!

Universiteti i Drejtësisë

Punonjësi i policisë private: Sa veta jemi? 4 veta jemi!

Universiteti i Arteve

Punonjësi i policisë private: 3!

Fakulteti Ekonomik

Punonjësi i policisë private: Në këtë fakultet janë 12 veta.

Në bazë të vëzhgimit të bërë nga gazetarja e emisionit “Stop”  rezulton që të jenë 60 punonjës të punësuar si roje në universitete të ndryshme të Tiranës. Me një llogari të thjeshtë 60 punonjës ku paga e tyre nuk është më shumë se 30 mijë Lekë të reja nuk e justifikon tenderin e 6 milionë Eurove!

The post Vëzhgimi i “Stop” për rojet private/ 6 milionë Euro për të ruajtur Universitetet appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Vuçiç: Bisedimet me Prishtinën vazhdojnë vetëm kur të tërhiqet tarifa

$
0
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu tha zyrtarëve të lartë të BE-së, se Serbia është e angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, mirëpo e vetmja mënyrë për të vazhduar bisedimet me Prishtinën është nëse tërhiqet tarifa prej 100 përqind ndaj mallrave serbe.

“Serbia është e angazhuar për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe e vendosur për të kontribuar në këtë drejtim. Një parakusht për zbatimin e suksesshëm dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal është respektimin rigoroz i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara të dakorduara nga të gjithë pjesëmarrësit në rajon. E vetmja mënyrë për të krijuar kushtet në të cilat vazhdimi i bisedimeve do të ishte i mundur është që Prishtina të tërhiqej nga vendime të paligjshme dhe krejtësisht të paarsyeshme”, tha presidenti Vuçiç pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Gjatë takimit, Vuçiç ka përmendur disa veprime të Prishtinës, siç është transformimi i FSK-së, duke thënë se ky vendim është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /REL

The post Vuçiç: Bisedimet me Prishtinën vazhdojnë vetëm kur të tërhiqet tarifa appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Rusia mund të ketë armë bërthamore në Krime

$
0
0

Brukseli ka nisur një hetim për sulmin e dukshëm të rrjetit të komunikimit diplomatik të BE pasi mijëra mesazhe janë bërë publike, duke përfshirë përshkrimet e Donald Trump dhe Krimea si një “zonë e nxehtë” ku armë bërthamore mund të jenë tani.

Në këto publikime vërehet qartë shqetësimi i diplomatëve të BE-së edhe për qasjen e Trumpit ndaj Rusisë dhe Kinës

Ndër raportet e bëra publike ishte një paralajmërim më 8 shkurt se Krimeja ishte shndërruar në një “zonë të nxehtë ku bombardimet bërthamore mund të ishin vendosur tashmë”.

Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme territorin e Ukrainës në vitin 2014. Në publik, as BE dhe as SHBA nuk kanë sugjeruar se ka prova për praninë e armëve bërthamore.

Në një përgjigje nga sekretariati i Bashkimit Evropian thuhet se raportimet për publikim të të dhënave të ndjeshme janë çëshjte që po hetohen në mënyrë aktive.

Lajmin për rrjedhjen e këtyre të dhënave e publikoi së pari gazeta amerikane “New York Times”, shkruan “The Guardian”.

Pjesa më e madhe e përmbajtjeve të mesazheve thjesht konfirmon shqetësimet e deklaruara publikisht në Bruksel rreth administrimit të Trump dhe prejardhjen e rendit botëror të bazuar në rregulla, por shkelja e sigurisë do të jetë një shqetësim i madh.

Sipas një shënimi, diplomatët evropianë e përshkruan takimin e korrikut në Finlandë midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, si “të suksesshëm (të paktën për Putinin)”.

Një mesazh i dytë i cili detajon një diskutim të mbajtur më 16 korrik midis zyrtarëve evropianë dhe Xi Jinping, citon presidentin kinez duke krahasuar “ngacmimet” të Trump me qeverinë e tij mbi tregtinë në një “libër të lirë të stilit të lirë të boksit”.

Llogaria citoi më tej presidentin kinez duke u zotuar se vendi i tij “nuk do t’i nënshtrohej ngacmimeve” nga SHBA, “edhe nëse një luftë tregtare dëmtonte të gjithë”.

“Kina nuk ishte më një vend i prapambetur”, tha

diplomati evropian Xi.

Një mesazh në mars citoi zyrtarët e BE duke folur për “përpjekjet e mesazheve” për të zbutur “fillimisht qëndrimin negativ ndaj BE [të administratës së Trump], i cili kishte krijuar shumë pasiguri”.

Hakerët gjithashtu thuhet se kanë infiltruar rrjetet e OKB-së gjatë muajve të vitit 2016, kur Koreja e Veriut po lëshonte raketa.

Referencat thuhet se janë bërë në takimet konfidenciale të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, me udhëheqësit në Azinë juglindore.

The post Rusia mund të ketë armë bërthamore në Krime appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.

Viewing all 22898 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>