Quantcast
Channel: Lajmi i Fundit
Viewing all 22898 articles
Browse latest View live

Gazetarja: Si ra policia në gjurmët e vrasësit grek/ Çfarë u tha Devi Kasmi të afërmve para se ta vrisnin

$
0
0

Gazetarja Klodiana Lala thotë se informacioni që të afërmit e Devi Kasmit, të ekzekutuar disa ditë më parë në Tiranë, i kanë dhënë policisë mund të ketë çuar në identifikimin dhe zbulimin e vrasësit grek me pagesë dhe grupit të strukturuar kriminal.

Në studion e “News24” Lala tha se Devi Kasmi kishte patur konflikt me një person që fliste në gjuhë të huaj, ishte i gjatë dhe mbante mjekër. Prokuroria gjithashtu dyshon te roli që ka patur shoku i Devi Kasmit, Mario Meshini i cili ishte në vendngjarje.

“Të afërmit e Devi Kasmit kanë informuar policinë se ka patur një konflikt me një person që nuk ishte shqiptar. Dyshimet u përforcuan kur i thanë që personi që ishte konfliktuar viktima ishte një person i gjatë, mbante mjekër dhe fliste gjuhë të huaj.

Devi Kasmi ishte pjesë e një prej grupeve më të fuqishme në Tiranë. Nuk ishte e lehtë t’i afroheshe atij. Prandaj është përdorur një shtetas i huaj që mund të ikte pa lënë gjurmë.

Por çfarë ka ndodhur, shtetasi grek Eftimios Eftimiu ka hyrë në Shqipëri rreth dy muaj më parë. Policia dhe prokuroria pretendon se shtetasi grek ka marrë para për ta kryer vrasjen. Nisur edhe nga shuma e parave që iu gjet në makinë dhe në shtëpi.

Krerët e grupit kriminal dhe shtetasi grek kanë patur njohje. Por hetimet janë vetëm në 72 orët e para. Prokurori Artan Lulo ka ngritur një dyshim që Mario Meshini mund të ketë qenë i armatosur në vendndngjarje. Nëse ka qëlluar, nëse ka qenë i armatosur mbetet për t’u parë”, u shpreh Lala.


Silvester Stallone suprizon fansat, prezanton pikturën e tij

$
0
0

Ylli i filmave aksion Sylvester Stallone na paska edhe një pasion tjetër, atë të pikturës, dhe ka vite të tëra që merret me art.

Stallone, me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, i prezantoi publikut një nga piktura e tij.

“E kam bërë këtë disa vjet më parë…nisa të merrem me art kur isha 10-12 vjeç. Mbase do të postoj edhe pikturën time të parë, që e kam bërë pas një kutie kartoni”, shkroi Stallone.

Rrezikuan jetën duke kaluar nga La Manshi, kush janë 9 shqiptarët për të cilët po flet gjithë Anglia

$
0
0

Tete meshkuj dhe një grua nga Shqiperia tentuan të kalonin me gomone kanalin e La Manshit për të mbërritur në Angli por rrezikuan seriozisht jeten nga mbytja. Nga fotot e publikuara nga mediat lokale angleze shfaqen 9 shqiptarët pak minuta pasi kanë mbërritur në një port jugor të Anglisë.

Nente shqiptaret ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Boulogne në Francë drejt Britanisë së Madhe, por për shkak të problemeve me varkën nuk kanë arritur në destinacionin e tyre.

Sipas autoriteteve britanike nuk bëhet e ditur se si u sinjalizua për problemet e varkës, por helikopterët dhe varkat e shpëtimit hasën vështirësi në shpëtimin e klandestinëve për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta.

Dyshohet se personi përgjegjës për trafikun e tyre drejt Anglisë, ka qene një shqiptar që jetonte në veri të Londrës. Shtetasi Afrim Xhekaliu, 40 është arrestuar dhe ka dalë përpara gjykatës me akuzat e organizimit të këtij trafiku që për pak u kushtoi jetën 9 shqiptarëve.










“Botë e mirë po largohem”, nëna e re lajmëron vdekjen e saj në internet

$
0
0

Një nënë e re u gjet e vdekur vetëm disa minuta pasi postoi në internet: “Botë e mirë, po largohem”.

Miqtë e saj mbetën të tronditur për “engjëllin e bukur” MollieHorton, 22 vjeç, nga Pembrokeshire, pasi u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në tarracë, përcjell albeu.com

Mollie la pas vajzën e saj trevjeçare.

Një zëdhënëse e Policisë tha se menjëherë pas postimit në Facebook të vajzës së re policia shkoi në shtëpi por më kot gjithcka kishte marrë fund.

Policia konfirmoi se e trajtojnë vdekjen e Mollie si të dyshimtë, pasi ajo u vetvra, ndërsa kanë marrë në pyetje babain e fëmijës së saj dhe kanë nisur hetimet.

Krujë/ Aksident hekurudhor, treni përplas makinën, plagoset shoferi

$
0
0

Një aksident hekurudhor raportohet të ketë ndodhur në Krujë. Mësohet se treni që udhëtonte nga Durrësi është përplasur me një automjet që po kalonte mbi shina.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gamëz.

Ndërkohë, policia në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Elvana do të prezantojë të fejuarin në koncert, por ju s’do ta shihni

$
0
0

Prej më shumë se një viti tashmë këngëtarja Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria, për të krijuar karrierën e saj muzikore jashtë vendit.

Tashmë ajo është kthyer në Tiranë dhe po përgatitet për një nga ditët më të veçanta, koncertin që pritet të mbahet nesër më 3 shkurt.

Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Elvanës. Këngëtarja u ka dorëzuar ftesat shumë pak të ftuarve specialë.

Në koncertin e parë të Elvana Gjatës me siguri, që do të donin të ishin prezentë shumë fansa të këngëtares.

Por ajo zgjodhi të realizonte një koncert të vogël dhe shumë privat, prej të cilit vështirë se do të mund të shikoni qoftë edhe ndonjë foto.

Elvana vendosi që të mbante sot, më 3 shkurt, pikërisht në ditën e 31-vjetorit, koncertin në të cilin do të mbështetet në performancat e saj nga kantautori Pirro Çako.

Mediat shkruajnë se pritet që të shfaqet në krah të saj i fejuari i artistes, një biznesmen i njohur në Tiranë.

Elvana ka punuar këto kohë për interpretimin “live” të krijimeve të reja, të cilat do të jenë ekskluzive për të ftuarit specialë të kësaj mbrëmjeje dhe më pas do shfaqen në një televizion

Shkarkohet avokatja e shtetit, neglizhoi gjyqin për 1 mijë metra katror tokë të tjetërsuar

$
0
0

Një hetim i Prokurorisë së Kavajës i cili filloi në vitin 2014,  gjeti mbi 100 tituj pronësie të regjistruara në kundërshtim me ligjin në zonat bregdetare të Spillesë, Gosës, Vilë Bashtovës, Karpenit, Kryemëdhenjt dhe Golemit.

Hetimet e prokurorisë zbuluan atëherë rreth 98 hektarë të falsifikuara dhe të trasferuara nga prona publike në prona private. Pesë persona ndër të tjerë edhe ish-kryetarin e Komunës Gosë Sinan Shala u arrestuan dhe katër prej tyre u dënuan nga Gjykata e Kavajës.

Por ndërsa procesi penal përfundoi, avokatura e shtetit nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të rifituar pronësinë e parcelave të tjetërsuara.

BIRN mësoi se prej 18 majit 2016, Prokuroria e Kavajës i ishte drejtuar me një shkresë zyrtare Avokatit të Shtetit duke i kërkuar të bëhej pjesë e gjyqit për  të rifituar pronat publike.

Megjithëse më shumë se 1 vit ka kaluar nga njoftimi i Prokurorisë së Kavajës, Avokatura e Shtetit nuk ka marrë asnjë hap ligjor për të rifituar pronat e tjetërsuara në mënyrë të paligjshme.

Vëtëm pas interesimit të BIRN, zyra e Avokatit të Shtetit u vu në lëvizje dhe gjeti pas një inspektimi të urdhëruar nga drejtuesja e institucionit Alma Hicka, se dosja pasi ishte sigluar ishte harruar. Një javë më pas Hicka njoftoi se kishte shkarkuar avokatin e shtetit Kadri Skera, të cilin inspektimi e gjen me faj se “nuk ka kryer asnjë veprim ligjor nga momenti i siglimit të praktikës dhe në vazhdim”.

Por harresa e dosjeve në zyra është vetëm një prej problemeve në praktikat që avokatura e shtetit duhet të ndjekë për të fituar pas pasurinë publike të tjetërsuar.

Hicka pranoi BIRN se mjaft praktika, për të rimarrë pronën publike hasnin vështirësi të plotësoheshin dhe shpesh ata kishin probleme të gjenin deri adresën e personit të paditur, ndërsa shtoi edhe se institucionit që drejtonte i mungonin fondet për të paguar ekspertizat që duheshin në gjykatë.

Të njëjtat probleme ka edhe zyra e Prefektit të Tiranës, e cila po ashtu ka ndjekur disa çështje të kthimit pas të pronave në zonën që ajo mbulon. Juristi i prefekturës së Tiranës Arbër Myftari i tha BIRN se rreth 60 praktika prej gati 80 [nuk ka një numër të saktë dosjesh] që ata kishin nisur ishin kthyer pas për shkak të mungesës në dokumentacion dhe se në disa raste i padituri ishte i vdekur.

Qoftë për prefekturën, qoftë për Avokaturën e Shtetit problem është paisja me dokumente nga zyra të tjera shtetërore, që ata thonë se neglizhojnë apo vonojnë plotësimin e dosjeve.

Ndërkohë sasia e sipërfaqës së tjetërsuar vijon të rritet. Në muajin nëntor 2017 një hetim tjetër i Prokurorisë së Kavajës, gjeti se ishin tjetërsuar dhe 36 hektarë tokë në bregdetin e Kavajës, një pjesë e mirë e të cilave kishte shkuar për një rreth të ngushtë individësh me pushtet, duke nisur nga ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi.

Prokuroria lëshoi 11 “urdhër-arreste” dhe një “arrest shtëpie” për personat të cilët akuzohet se qëndrojnë pas falsifikimeve. Në pranga përfunduan Fatos Kaja, ish-zyrtar i njësisë administrative Kryevidh që deri në maj 2017 mbante postin e nënprefektit të Tiranës si dhe dy ish-zyrtarët e së njëjtës komunë, Behgjet Pjeci dhe Dashnor Çullhaj, drejtori i ALUIZNI Kavajë, Altin Çoba dhe ish-shefi i Kadastrës, Nezir Leçini, Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë, Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë,  Enver Duqi, ish-drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës,  Kavajë dhe Seid Cikaleshi, ish drejtues i Hipotekës së Kavajës.

Ndërkohë çështje të ngjashme ka në Vlorë ku falsifikimet kanë prekur edhe gadishullin e Karaburunit dhe po ashtu edhe në zona të tjera të vendit.

Dosja e harruar

Në një shkresë të sajën të firmosur nga drejtuesi i Prokurorisë së Kavajës Artan Madani, prokuroria kishte njoftuar në maj të vitit 2016 Avokatin e Shtetit për fillimin e gjyqit ndaj pesë të akuzuarve për tjetërsim të pronave publike dhe i kujtonte që duhej të paraqitej në gjyq në krah të prokurorisë.  “Avokatura bashkërendon punën me prokurorinë për mbrojtjen, në gjykim, të interesave të shtetit për çështjet civile, zgjidhja e të cilave bëhet gjatë një procesi penal”, thuhej në shkresë.

Por ndërsa gjyqi penal mbaroi dhe prokuroria hapi dosje të reja pronash të tjetërsuara në të njëjtën zonë, Avokatura e Shtetit nuk kishte ndërmarë asnjë proces gjyqësor në Gjykatën e Kavajës dhe as u bë palë me prokurorinë në procesin penal, për të kërkuar pronën shtetërore të vjedhur nga privatët me dokumenta të falsifikuara.

E pyetur fillimisht nga BIRN rreth dosjes Avokati i Përgjithshëm i Shtetit Alma Hicka, tha se nuk kishte informacion dhe kërkoi kohë për të kthyer përgjigje në ditët në vijim. Disa ditë më vonë Hicka njoftoi përmes një shkrese se kishte urdhëruar nisjen e një inspektimi.

Ndërkohë BIRN mësoi se ishte urdhëruar shkarkimi i Avokatit të Shtetit Kadri Skera. Sipas shkresës Skera nuk kishte kryer asnjë nga funksionet që i ngarkonte ligji në këtë rast, përveçse  kishte marrë dosjen e sigluar.

“Skera nga momenti që u informua me kërkesën e dërgimit në gjyq të çështjes penale, duhet të kishte hartuar padinë civile në procesin penal, për shkak se me pronën e përvetësuar nga të pandehurit në kundërshtim me ligjin, janë cënuar rënde interesat pasuror të shtetit, pasi sipërfaqja e përfituar në kundërshtim me ligjin është 985.900 m2”, thuhet në një pjesë të shkresës së inspektimit.

Të vdekurit bëhen problem

E pyetur për rastet e tjera Hicka i tha BIRN se nga Avokatura e Shtetit, ishin hartuar dhe ndjekur 79 padi, në lidhje me kërkimin e pronës shtetërore, pasi është vërtetuar që kjo pronë është tjetërsuar me dokumenta të falsifikuara. Por ajo pranoi se edhe në këto raste për ta ekzistonin disa vështirësi, në lidhje me plotësimin e dokumentacionit shkresor, duke theksuar se institucioni kishte edhe mungesë fondesh.

“Një tjetër vështirësi është dhe marrja e provës me ekspert për shkak të pamundësisë së pagesës aktit të ekspertimit, i cili është i domosdoshëm për vazhdimin e gjykimit”, tha Hicka.

Ndërkohë në Prefekturën e Qarkut Tiranë na thonë se ata kanë mundur të fitojnë disa prej gjyqeve, por shumë pak krahasuar me numrin e padive që ata kanë bërë.

Juristi i prefekturës së Tiranës Arbër Myftari i tha BIRN se institucioni ku ai shërben, ka depozituar rreth 80 padi civile vetëm në gjykatën e Kavajës, në të cilat ka kërkuar pavleshmërinë e AMTP-ve (Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi), të konsideruara të paligjshme, prej nga shumë individë përfshi persona me pushtet kanë përfituar tokë në bregdet.

Por prej këtyre padive gjykata ka marrë vendim vetëm për rreth 20 raste, pasi shumë raste paditë kthehen pas për mungesë dokumentacioni ose sepse përfituesit kanë vdekur.

“Në disa raste të kthyera nga gjykata, arsyet kanë qënë se ne kemi paditur njerëz që kanë ndërruar jetë dhe s’mund të bësh gjyq me një të vdekur, pavarësisht se ai ka përfituar në mënyrë kriminale sipërfaqe tokë në bregdet,”-thotë Myftari.

Ai thekson se shumë nga problemet lindin nga mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe mungesa e seriozitetit të këtyre institucioneve për çështjen e tjetërsimit të pronave shtetërore në bregdetin e Kavajës.

Të vdekurit rezultojnë problem edhe për Avokatin e Shtetit. “Ekzistojnë disa vështirësi, në lidhje me plotësimin e dokumentacionit shkresor, që duhet të paraqitet në gjykatë, që kanë të bëjnë me: çeljen e dëshmive të trashëgimisë së personave të vdekur pasi në shumicat e padive të ngritura duhet të ndërtojmë pemën gjenealogjike të personave të vdekur që në vitet 1934, 1940”, tha Hicka.

Të dy institucionet ndërkohë ankohen edhe për mungesë të bashkëpunimit me zyra të tjera të shtetit dhe zvarritjet e seancave gjyqësore. /BIRN.

Çmendet Gjermania, “fluturojnë” shitjet e armëve

$
0
0

Shitjet e armëve po fluturojnë në Gjermani, duke nxitur frikën se një shpërthim emigrant dhe terrorizëm i ka bërë njerëzit të ndihen të pasigurtë.

Gjermanët mbajtën një rekord prej 557,560 licencash për armët e vogla deri në fund të vitit të kaluar, krahasuar me 300,949 në janar 2016.

Rritja e më shumë se 85 për qind në vetëm dy vjet ka lënë disa tregtarë të armëve jo vdekjeprurëse, të paaftë për të përballuar me kërkesën./lajmifundit.al

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/news/article-5346947/Airgun-sales-soar-Germany-amid-terror-fears.html


Bëni kujdes nëse keni kërthizën të dal, ja nga se rrezikoheni

$
0
0

Kërthiza është në forma dhe madhësi të ndryshme te njerëz të ndryshëm. Ka shumë mite se pse disa njerëz kanë kërthizë të dalë dhe disa të tjerë e kanë atë brenda. Por, arsyeja e gjithë kësaj është mjaft e thjeshtë. Ata të cilët kanë kërthizën të futur brenda barkut përbëjnë rreth 90 për qind të popullsisë.

Pjesa e mbetur e kanë atë të dalë në sipërfaqe, në formën e një gunge të vogël.

Kjo e fundit vjen si rezultat i kordonit të këthizës, i cili përdoret për transportimin e lëndëve ushqyese nga nëna te foshnja gjatë shtazënisë. Ai prihet menjëherë pas lindjes. Gjatë këtij procesi, mjeku e lidh kordonin e kërthizës në mënyrë që të mund të zhduket nga barku.

Gjatë javëve të para të jetës, ajo përthahet dhe shkëputet nga barku. Por cfarë mebetet? Një ‘gungë’ e vogël. Nëse keni përfunduar ose jo me këtë ‘gungë’ të vogël është thjesht çështje fati.

Kjo do të thotë se kur është prerë, ka mbetur më shumë se çduhej jashtë barkut. Në disa raste, kjo shkakton edhe një problem shëndetësor, të njohur si hernia e kërthizës. Kjo ndodh kur një pjesë e zorrës nxirret jashtë përmes kërthizës.

Hernia e kërthizës shfaqet më së shumti vitin e parë të jetës, por kjo mund të ndodhë edhe në një kohë tjetër. Ajo mund të trajtohet me kirurgji në raste të shqetësimeve serioze

“Devi Kasmi i vuri pistoletën në kokë grekut”/ Artan Hoxha zbulon detajin që i shpëtoi jetën

$
0
0

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me ekzekutimin e Devi Kasmit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në Neës 24, Artan Hoxha tha se nuk është e vërtetë që ka pasur një debat mes viktimës Devi Kasmi dhe vrasësit, shtetasit grek Eftimiu Eftimius në palestër.

“Devi Kasmi ka vënë re që një i panjohur ka kaluar disa herë para palestrës, në këtë moment është shqetësuar. Ka bërë një fotografi dhe është munduar ta identifikojë, ka dalë në rrugë dhe i ka vendosur pistoletën në kokë shtetasit grek. Greku ka kërkuar të njohë terrenin ku jetonte viktima. Duke qënë aty është zbuluar dhe në momentin që Kasmi i ka vendosur pistoletën në kokë, greku i ka fol vetëm në anglisht dhe gjatë kësaj kohe Kasmi i ka bërë një kontroll të imtësishëm. Ai nuk ka pasur armë me vete, ky është detaji që e shpëtoi shtetasin grek, i cili është rikthyer sërish në vendngjarje pas 15 minutash.”- u shpreh gazetari Hoxha.

Femrat që lindin djem kanë një tipar të veçantë

$
0
0

Rezultati i një studimi te realizuar me një kampion prej 40 femrash të ndjekura përgjatë 18 muajve ka nxjerrë se femra ka nxjerre rezultatin se femrat qe lindin mehskuj kane nje tipar te vecante.

Nga një studim kanadez, eshte konfirmuar se ekziston nje simptome e ashtuquajtur harresa gjatë shtatzanisë. Por ka edhe më shumë.

Nënat shtatzënë me meshkuj, sipas studimit, do të jenë më pak të prekura nga ky çrregullim.

Ndërsa rastet e nënave që presin të lindin vajzë kanë treguar në disa teste të aftësive mendore më pak kapacitet përqendrimi dhe kujtese.

Ky studim u nis për të vërejtur efektet e shtatzanisë në kapacitetin e të nxënit dhe të kujtesës. Edhe për vetë studiuesit ishte një surprizë fakti që pikërisht gjinia e bebes të kishte një ndikim në këto aftësi dhe për këtë arsye ata mbetën të befasuar nga rezultati i studimit.

Ishin 40 gra që u ndoqën në studim përgjatë 18 muajve, gjatë shtatzanisë dhe disa muaj më pas. Ato iu nënshtruan disa testeve psikologjike, të cilët varionin nga ato të aftësisë së dëgjimit, aftësisë për të parë etj.

Nënat e ardhshme të bebeve meshkuj kanë dhënë rezultate gjithmonë e më të mira në eksperimentet e kryera.

Cila është arsyeja? Ende e panjohur.
Ajo që mund të themi është se, një faktor i lidhur me gjininë e fetusit mund të influencojë në aftësinë mendore të nënës.

“E kapa të dashurën në shtrat me një tjetër, por më ndodhi ajo që nuk e prisja…”

$
0
0

Tabloidi “The Sun” ka publikuar një histori tradhëtie në rubrikën “E dashur Deidre”, ku përpos faktit të tradhëtisë, djali është gjendur para një situate të papritur.

Burri shkruan:

Kur e kapa të dashurën time në shtrat me një burrë tjetër, ai mori një thikë nga kuzhina dhe më preu nga krahët. E dashura ime është 24 vjeçe dhe unë jam 23. Ajo gjithmonë gjuante djemtë e tjerë dhe mendonte se ishte qejf, sidomos kur unë do të konfrontohesha me të dhe ta kërcënoja se do ta lija.

Ajo do të përballej me mua për të qëndruar me të. Unë u largova nga puna herët një të premte muajin e kaluar dhe e kapa në shtrat me një djalë tjetër. I bërtita dhe e ndoqa deri poshtë.

Ai duhet të ketë menduar se do ta godisja sepse ai më sulmoi me thikë kuzhinë. Unë shkova në spital për qepjet e nevojshme.

Ajo këmbënguli që ata nuk kishin bërë asgjë, por ata ishin të dy në të brendshme të tyre.

Që atëherë jemi ndarë, por ajo dëshiron që unë të kthehem. Unë nuk e di nëse unë ende e dua atë.

DEIDRE përgjigjet:

Kjo nuk është hera e parë që ajo ju ka tradhëtuar. Ajo është në një flirt të vazhdueshëm dhe tani ju ka mashtruar duke qenë në shtrat me dikë tjetër.

Pak flirt mund ta falësh, por kjo ju tregon se ajo nuk mund të qëndrojë në një marrëdhënie./lajmifundit.al

Burimi:https://www.thesun.co.uk/dear-deidre/4465944/dear-deidre-girlfriend-bed-another-man/

Pse Eva Murati shmangu Jozefina Topallin nga intervistat, çfarë ka ndodhur?

$
0
0

Eva Murati, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave për shkak të lidhjes së saj me djalin e ish kryeparlamentares Jozefina Topalli së fundmi është bërë pjesë e një filmi historik shqiptar ‘Njeriu me Këmishë’.

Por ajo që është vënë re është se Murati e ka shmangur në të gjitha daljet e saj familjen e partnerit. Madje edhe pse Rudina Magjistari ditën e djeshme ka këmbëngulur ta pyes për Topallin dhe përshtypjet që ajo ka për interpretimin e Muratit në film, kjo e fundit ka habitur paksa teksa është përpjekur ti shmanget pyetjes totalisht.

Madje në një intervistë tjetër televizive pak ditë më parë ajo tha se nuk ishte nusja e Topallit, pasi nuk kishte unazë në gisht. Nuk dihet nëse ka një krizë mes çiftit, apo Murati kërkon ta mbajë me të vërtetë hermetike këtë pjesë familjare, por këto përgjigje u dukën paksa e çuditshme dhe u bën pjesë e thashethemeve në mediat rozë.

Biseda

Magjistari: Me të dashurin tënd sigurisht që ke diskutuar për filmin dhe për rolin tënd, cili ka qenë komenti i tij?

Murati: Do doja të vija një herë tjetër për të folur për të gjitha këto, sot jam duke folur për filmin dhe nuk dua t’ia marr vëmendjen .

Magjistari: Si ka pëlqyer ky rol atij?

Murati: Le të mos bëjmë lajm me këtë…

Magjistari: Unë pyetjen time në fakt do kisha dashur ta avancoja. Do isha shumë kurioze për Znj. Jozefina Topalli. Nuk e di çfarë raporti keni dhe nëse ajo e di për filmat që ti luan dhe nëse të ka mbështetur për këtë film që ka këtë sfond historik pas? Kam përshtypjen që ajo do të ishte tifoze dhe nëse do të duhet të zgjidhte mes roleve të tua ndoshta ky do të ishte i preferuari i saj?

Murati: Padyshim që gjithkush do ta mbështeste një punë të tillë dhe një film të bërë shumë mirë. Është një film që ka patur shumë punë, shumë mund dhe me njërëz shumë të talentuar. Por nuk do të doja të flisja më shumë për këtë.

Ish ministri i Drejtësisë bën deklaratën e fortë, flet për arrestin dhe Tahirin

$
0
0

Pasi gjykata la ne burg ish drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika, ish ministri i LSI Ylli Manjani ka reaguar ne rrjetet sociale dhe thote se “arresti me burg në Shqipëri bazohet mbi praktika bolshevike! E kam thënë këtë gjë si në parim ashtu edhe për raste të caktuara, përfshi edhe rastin “Tahiri”.

POSTIMI I PLOTE

Me arrestime bolshevike nuk shkojmë në Europë.
———————
Kam kohë që them se arresti me burg në Shqipëri bazohet mbi praktika bolshevike! E kam thënë këtë gjë si në parim ashtu edhe për raste të caktuara, përfshi edhe rastin “Tahiri”.

Ligji procedural nuk u rregullua asnjëhere, ndaj prokurorët dhe gjykatësit e zbatojnë sipas qejfit.

Për disa prokurorë “qejfi” përcaktohet nga përkatësia politike ose nga zelli për ti shërbyer të fortit në pushtet! Ndaj ka dhe arrestime politike, ashtu siç ka edhe dështime hetimesh për politikanë në pushtet!

Llogjika e ligji nuk ju hynë në sy!

Se si mund te marrësh në përgjegjësi penale, aq më shumë të arrestosh dikë, me akuzë për një ngjarje që ka ndodhur por që nuk ka lidhje fare me të Akuzuarin?!

Ose si mund të marrësh një masë të dytë arresti, gjatë kohës që po shqyrtohet masa e parë e arrestit më gjykatë, në një ditë pushimi, për një akuzë që sajohet fët e fët, vetëm sa për tu siguruar që të mbahet në burg medoemos!!!

Ashtu siç nuk ka llogjikë që për akuzën e shpërdorimit të detyrës, të vendoset kontrolli i banesës, madje edhe jashtë orarit të lejuar me ligj. Cfarë nguti kishin, se mirë llogjikën ja kanë borxh partisë?!

Çfarë provash kërkon të gjejë prokuroria në banesë, kur shpërdorimi i detyrës hetohet mbi dokumente zyrtare! Pra që gjenden në zyra e jo në banesa.

Liria e personit dhe paprekshmëria e banesës janë themelore, për shoqërinë demokratike! Ato kufizohen për raste ekstreme, por jo për çdo hetim apo qejf që mund të ketë dikush!

Nuk dua të mbroj askënd, por kjo sjellje është anti-kushtetuese e anti logjore! Kur kjo sjellje kryhet pêr motive politike, është edhe anti -demokratike!

E kam denoncuar, kur përdoret rëndom për njerëz të thjeshtë. Kam të drejtë ta denoncoj edhe kur përdoret për politikë.

Kam propozuar madje edhe zgjidhje, por parlamenti dhe disa shkenctarë fallco të jurisprudencës nuk i pranuan!

Nuk i kushtuan vemendje as të huajt qe medemek do na mbronin nga Rusët! Përkundrazi na lanë me qejf në duart e ligjeve Ruse…

Kjo që po shohim është filmi, skenari i të cilit u shkrua nga Rilindja!

Kjo nuk është rilindja e Shqipërisë, por e Rusisë në Shqipëri!

Uroj shumë që opozita të jetë në krye të lëvizjes anti-rilindje!

Dy shqiptarët i bëjnë zbor policisë greke

$
0
0

Nje shqiptar eshte arrestuar ndersa tjetri eshte ne arrati dhe ne kerkim nga policia greke e cila ka ndermarre nje operacion ne aksin Kapshtice-Kostur.

Uniformat blu kane tentuar te ndalojne nje automjet, por drejtuesi i tij nuk i eshte bindur urdhrit, ka shtuar shpejtesine dhe eshte larguar ne drejtim te kufirit te gjelber.

Policia ka vazhduar ndjekjen dhe ka arritur te pikase ne Botaniko, Kostur mjetin me dy te dyshuar, shoferin dhe pasagjerin. Sapo kane pare policine ata jane futur me kembe ne pyll.

Nga ndjekja eshte arritur te kapet njeri, shqiptar 47-vjecar, emri i te cilit nuk behet me dije, ndersa prane mjetit jane gjetur dhe sekuestruar 3 canta me 8 pako qe permbanin 54 kg 463 gram marijuane.

Policia thote se po vijon kerkimet per kapjen e te dyshuarit tjeter, i cili rezulton te jete drejtuesi i mjetit, shqiptar 37-vjecar.


Përndjekje nga dashuria, historia e djalit të paditur nga e dashura 20 vite më e re

$
0
0

Madjel Husa është një nga 40 personat që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës, si të pandehur për akuzën e përndjekjes ndaj një personi. Fillimisht Madjeli u arrestua, më pas gjykata e la në arrest shtëpie për gati dy muaj, për t’u arrestuar sërish. Në fund, gjykata e dënoi me 2 vite burg.

Shumica e të pandehurve vitin e shkuar ishin përsëritës. Kurse Madjeli 40-vjeçar pretendon se nuk ka përndjekur askënd. Sipas tij, ai mbahet në burg sepse familja e vajzës kundërshton një histori dashurie për shkak të diferencës së moshës. Vajza është 20 vite më e re sesa ai.

Por prokurorja që mbështet versionin e familjes këmbënguli në proces se, Madjeli u arrestua pas denoncimit të ish-partneres si pasojë e kërcënimeve disamujore. Qëndrimi i akuzës u kundërshtua nga i pandehuri, i cili kujtoi se gjatë arrestimit të parë, për shkak se e dashura e kishte takuar edhe në burg, gjykata i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak.

Sipas tij, historia mes tyre kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi. Por çifti ka pasur plot momente zënkash xhelozie. Madjel Husa deklaroi në gjyq se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale.

“Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, tha Madjel Husa.

“I pandehuri ka qenë me masën e sigurimit arrest në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit. Pas kësaj periudhe, ata kanë vazhduar sërish marrëdhënien e tyre. Rasti është përsëritur”, tha Suela Salavaci, prokurore.

Gjykata nuk e konsideroi rrethanë lehtësuese, as faktin që gjatë arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij, vajza që e kishte kallëzuar kishte jetuar në të njëjtën banesë me të pandehurin.

Kokaina e sekuestruar në Shkodër, ja mesazhi i ministrit Xhafaj për policinë

$
0
0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përgëzuar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, drejtuesit e Policisë së Shkodrës dhe oficerët hetues, pas përfundimit me sukses të një tjetër operacioni në kuadër të nismës “Forca e Ligjit”.

Ky është i dyti në pak muaj që zhvillohet në Shkodër, e vjen pas disa muajsh intensivë pune hetimore dhe operacionale, me metoda bashkëkohore, – siç thekson Xhafaj, – nga strukturat hetimore të Shkodrës dhe Forcat Operacionale në qendër.

Xhafaj shpreh vlerësimet e tij më të mira për punën e prokurorëve të Shkodrës, që u përfshinë në hetimin e grupit kriminal, e shpreson që të tjera rezultate pozitive të vijnë në të ardhmen falë bashkëpunimit shumë të mirë.

Policia e Shkodrës arrestoi një ditë më parë 7 persona për trafik kokaine. Blutë e Shkodrës i sekuestruan grupit të strukturuar kriminal një sasi prej 2.2 kilogramë lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Vrasja si në filma në Tiranë, i arrestuari jep detajin tronditës: Grekun e mora në furgon

$
0
0

Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë. Për vrasjen e Kasmit janë arrestuar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Një prej të arrestuarve, Elton Halipaj ka pranuar se ka pasur në përdorim një furgon dhe me të ditën e vrasjes tek rruga e Dibrës, pranë rrugës Petro Cani ka marrë në furgon grekun, por pa e ditur se çfarë kishte bërë. Burime për Report Tv në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se 42-vjeçari grek Efthymiou Efthymious, ka mohuar sërish, vrasjen e Devi Kasmit.

Policia i ka bërë kërkesë INTERPOLIT të kryejë kontrolle në Greqi dhe Kosovë, ku dyshohet se mund të jetë arratisur Altin (Aurel) Hoxhallari.

Pak ditë më parë Policia arrestoi një shtetas grek dhe 4 persona të tjerë të dyshuar si autorë të vrasjes së Devi Kasmit.

Policia arrestoi shtetasin grek pasi i trembej arratisjes se tij. Pavarësisht se po punohej për arrestimin edhe te Aurel Hoxhallarit u vendos të arrestoheshin anëtarët e grupit pasi i trembeshin arratisjes se grekut.

Ai u arrestua në banesë në periferi teksa dyshohet se po planifikonte të rikthehej në Greqi nëpërmjet kufirit në Korçë.

Hetuesit kanë dyshime se greku do merrte 25 mijë euro pas vrasjes së Devi Kasmit, ndërkohë që 5 mijë i kishte marrë paradhënie

Evakuohet familja në Fier, në Vlorë shpëtohet gruaja e bllokuar nga lumi

$
0
0

Forcat e Armatosura evakuojnë në Levan të Fierit një grua bashkë me dy fëmijët e saj. Si pasojë e përmbytjeve ata ishin bllokuar në banesën e tyre për dy orë me rradhë.

Evakuimi i bë me një gomone të ushtrisë.

Ndërkohë helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë ka shpëtuar një grua që kishte mbetur e bllokuar për 4 orë nga rrjedha e lumit në Nesarak të Armenit në Vlorë, e cila më pas është dërguar në ‘QSUT’ në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Ekipi i mjekëve të Njësisë së Helikopterëve i dhanë ndihmën e parë duke e nxjerrë nga rreziku për jetën.

Në gatishmëri janë edhe autoambulancat, të cilat transportuan drejt spitalit të Vlorës disa banorë të evakuuar nga zonat e përmbytura.

Parashikimi i motit për muajin shkurt, sinoptikania: Ja kur rikthehen reshjet

$
0
0

Sinoptikanët flasin për një shkurt me reshje.

Sinoptikania Tanja Porja tha për “News 24” se nga sot ka nisur përmirësimi i motit, që do të vijojë edhe dy ditët e para të javës. Ajo tha se të mërkurën rikthehen sërish reshjet.

“Ka pasur sot në orët e para të ditës një përmirësim të motit në pjesën më të madhe të Shqipërisë edhe për orët vijuese, pra pjesa e dytë e së dielës përmirëson më tej kushtet atmosferike. Nuk priten reshje në zonat qendrore dhe jugore. Veriu mbetet ende i rrezikuar nga reshje të pakta e të izoluara. Dita e hënë dhe e martë sjellin mot kryesisht të kthjellët me vranësira kalimtare. Nga e mërkura deri të shtunën presim sërish vranësira dhe shira. Fatkeqësisht të shtunën pritet që reshje më të konsiderueshme të ketë sërish Jugu dhe Juglindja. Praktikisht muaji shkurt, të paktën gjysma e parë e shkurtit, reshjet do t’i kemi prezente gjatë gjithë 15 ditëshit të parë. Do të kemi ditë me reshje të konsiderueshme dhe do të kemi ditë ku do të ketë vranësira dhe reshje të pakta”, tha Porja.

Viewing all 22898 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>