Quantcast
Channel: Lajmi i Fundit
Viewing all 22898 articles
Browse latest View live

Njihuni me makinën që mban Xhensila Myrteza

$
0
0

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj na ka prezantuar veturën e saj e cila është e tipit ‘Audi’.
Këtë e ka bërë pas publikimit të disa imazheve brenda saj ndërsa nuk është hera e parë që ajo i mbanë afër vetes fansat me publikimin fotografive të ngjashme.

Kujtojmë se Xhensila Myrtezaj është njëra ndër më të pëlqyerat nga estrada.

Sukseset në muzikë, zemërgjerësia e saj e gjithçka që e rrethon janë komentuar shumë në media.

Për të është shkruar edhe për jetën private por ajo dhe Besi asnjëherë nuk janë përmendur për ndonjë skandal në lidhje.


Ka gjykuar Ilir Metën e Lulzim Bashën, kush është gjyqtari i larguar nga Kushtetuesja

$
0
0

Gjyqtari Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë sot dorëheqjen nderkohe qe nuk eshte nje emer i panjohur per drejtesine shqiptare.

Imeraj ka gjykuar dosjen e Lulzim Bashës për aferën me rrugën Durrës-Kukës në kohën kur ishte Ministër i Transporteve dhe atë të Ilir Metës, pas video-përgjimit të Dritan Priftit, Imeraj ka qenë edhe kundër procesit të Vettingut.

Ai ka qenë ndër të parët që ka zvarritur procesin e Vettingut duke kërkuar që ta shqyrtonte Komisioni i Venecias. Ndërkohë kujtojmë që Komisioni i Venecias nuk bëri asnjë ndryshim në formulimin e saj.

Besnik Imeraj është prej vitit 1977 në organet e drejtësisë. Ai ka qenë gjyqtar në Apelin e Durrësit, e më pas anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Pas tetë viteve në Gjykatën e Lartë, Imeraj u emërua në vitin 2013 në Gjykatën Kushtetuese.

Nxituan të blinin vilën 22 mijë euro, shokohen kur e shohin brenda

$
0
0

Nga jashtë, është një vilë e vjetër në zemër të një fshati turistik.

Pra, nuk është për t’u habitur që një agjenci pasurish u përmbyt me thirrje kur reklamoi këtë pronë të shekullit të 16-të, për vetëm 22,000 euro.

Sipas mediave të huaja, blerësit e mundshëm mezi pritën tu kthehej përgjigja kur e panë shtëpinë gurore në Belford, Northumberland.

Por, ajo shtëpi nuk ishte ashtu siç dukej në shikim të parë – ajo kishte nevojë për shumë investime.

Chris Tague, menaxher i shitjeve në agjentin e pasurive kombëtare Residential, tha: “Ju nuk do të vini re nga jashtë, por sapo të hapni derën e përparme, do ta keni të qartë se aty ka nevojë për shumë punë dhe investime”.

“Mendoj se është lënë pas dore gjatë dekadës së fundit dhe është një projekt i madh për ta kthyer atë në një vilë komode dhe mikpritëse të ëndrrave të të gjithëve”, shkruan Telegraf

Prona e karakterizuar ndodhet në zemër të Belford, afër bregut mahnitës Northumbrian dhe vetëm një udhëtim i shkurtër të shpie tek Kalaja Bamburgh, ku pronat mesatarisht shiten për 400 mijë funte.

“Shtëpia ka nevojë për një kuzhinë të re, banjo dhe ka një vrimë në çati që do të duhet të riparohet. Pjesë të dysheme gjithashtu duhet të zëvendësohen, dhe do të kërkojë suvatim në të gjitha muret. Por në fund të kësaj, kushdo që vë dorë mbi këtë, mund të ketë një vilë në një fshat të vendit historik”.

Siç thuhet më tej, prona u ble për herë të fundit në vitet 1960. Por pronari aktual u largua 10 vjet më parë për shkak të shëndetit të dobët.

Gjithsesi, Tague ka thënë se vila ka tërhequr tashmë shumë interes nga e gjithë vendi – dhe madje edhe nga vende të largëta si Dubai.

Del videoja, dy ish-deputetë PD-së rrahin me grushte dhe shkelma të moshuarin

$
0
0

Nje kamera ka fiksuar momentin e një icidenti ku janë përfshirë dy zyrtarë të lartë të PD dhe një qytetarë i moshuar. Ish-deputeti PD, Fatbardh Kadilli dhe ish-zv/ministri Enno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, kanë qenë duke ecur në rrugën e njohur si Pedonalja në afërsi të Kuvendit.

Siç shihet nga pamjet e fiksuara atyre i është afruar një person i cili ka nisur të ulërasë. Sekretari organizativ i PD Enno Bozdo ka tentuar ta qetësojë duke bashkëbiseduar por ka dështuar ta bindë atë. Situata është agravuar deri aty sa një moment Fatbardh Kadilli i ka kërkuar të ndërpresë sharjet.

Por debati dhe ulërimat prej qytetarit kanë vijuar çka ka sjellë një reagim të fortë nga Fatbardh Kadilli aktualisht Sekretar për Burimet Njerëzore në PD, i cili fillimisht e godet me këmbë e më pas me grusht. Enno Bozdo ka tentuar të shuaj sherrin duke shtyrë qytetarin. Një tjetër person aty pranë ka ndërhyrë për ta shuar sherrin e larguar Kadillin nga vendi konfliktit.

Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli janë larguar duke vijuar së ecuri në pedonale në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Për këtë ngjarje Report TV kontaktoi Z. Kadilli i cili dha këtë shpjegim: “Isha me Z. Bozdo duke ecur në rrugë kur papritur një qytetar nisi të ulërasë duke na ofenduar me fjalët: Ju deputetët që na pitë gjakun……..e fyerje të tjera shumë të rënda”.

I shpjeguam, thotë Kadilli, se nuk jam më deputet. Megjithatë, sqaron Kadilli, agresiviteti i tij sa vinte e shtohej kundrejt nesh. “Madje fjalori i tij ishte shumë banal”. Më tej, Kadilli shpjegon se u gjet në një situatë të papritur përballë ofendimeve intensive të një personi në një kohë ku ai nuk mban asnjë post publik apo atë të deputetit për të cilin po ofendohej dhe ishte pikënisja e sherrit. “Isha i detyruar të reagoja në atë formë, dhe cilido person që do të ishte në pozicionin tim përballë lumit të ofendimeve, do bënte të njëjtën gjë”, tha Fatbardh Kadilli.report tv

Roani i vogël bën ”sherr” me nënën e tij

$
0
0

Vitin që shkoi, modelja e njohur Majlinda Zeka përjetoi ndjenjën më të bukur duke u bërë nënë për herë të parë.

Bukuroshja e cila ka kohë që ka pushtuar mediet rozë që nga momenti kur u bë nënë dëshmoi se është një nënë shumë e përkushtuar.

Këtë mëngjes duket se Roani i vogël është nxehur me ushqimin e tij, dhe e ka hedhur tutje duke bërë pak rrëmujë për mamin e tij.

Këtë gjë e ka zbuluar Majlinda Zeka, në Instasoryn e saj, ku e përshkruan foton ” Roan sherri”.

Duket se Majlinda kalon shumë kohë me Roanin dhe gati janë bërë të pandashem me njeri-tjetrin.

Momentet pikante nga Kuvendi, Berisha kokë më kokë me Kryemadhin

$
0
0

Publikohen disa nga momentet më pikante gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Fotografi Agim Rama sjell për publikun fotot më speciale të politikanëve shqiptarë në Parlament.

Në foton e parë shihen dy deputetën e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Endri Hasa, teksa ky i fundit e shikon gjithë vemendje deputeten. Sakaq, një foto tjetër pikante është edhe ajo e ish-kryeministrit Berisha me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi teksa shihen duke biseduar kokë më kokë së bashku.

Këto foto janë të seancës së sotme, e cila ishte shumë e tensionuar. Opozita mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren, gjendje e cila solli disa herë ndërprerjen e seancës.

Shtatzënë me katërnjakë, çifti përballet me vendimin më të vështirë të jetës

$
0
0

Tre vjet më parë, Ivanna dhe David Cardenas Gutierrez shkuan në spital për një ultratingull. Ata supozonin se nëna ishte shtatzënë me një fëmijë.

Por nuk u desh shumë kohë para se të kuptonin se nuk ishte kjo qështja. Ajo që mjeku u tha u ndryshoi të gjitha planet e tyre, dhe papritmas çifti u përball me një vendim jashtëzakonisht të vështirë.

Mjeku i Ivannës pa që ajo ishte shtatzënë me foshnje të shumëfishta. Jo një, dy apo tre, por katër! Davidi dhe Ivanna mezi besonin sytë e tyre, ata ishin të bindur se kjo ishte një lloj shaka.

Ajo thjesht nuk mund të besonte. Ato janë raste jashtëzakonisht të rralla: mjeku shpjegoi se ato ndodhin vetëm një herë në çdo 700 000 shtatzënie.

Por nuk ishte një shaka. Dhe në krye të çdo gjëje tjetër, çifti u përball me një vendim jashtëzakonisht të vështirë.

Dy detaje të rëndësishme shpejt u bënë të qarta: Lindja do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhej të ndodhte së shpejti. Ivanna ishte vetëm 27 javë shtatzënë kur mjeku i dha lajmin se Gabriel, siç djali do të thirrej së shpejti, nuk po merrte oksigjen të mjaftueshëm. Situata ishte e rëndë.

Të ballafaquar me një vendim të jetës ose vdekjes
Çifti u detyrua të vepronte shpejt. Ose lejoni shtatzëninë të përparojë më tej, që do të thotë se Gabrieli do të vdiste, por tre foshnjat e tjera do të mbijetonin ose do të kishin një C-Seksion emergjent për të ruajtur të katër foshnjat. Për Ivanna dhe David zgjedhja ishte e thjeshtë, ata vendosën të dorëzonin fëmijët atë ditë – pavarësisht nga shansi që shkalla e mbijetesës së fëmijëve ishte vetëm 40 përqind.

Çifti ishte përgatitur për më të keqen, por përderisa kishte një shans për të shpëtuar të katër fëmijët, ata ishin të gatshëm të merrnin rrezikun.

Por ndodhi e pabesueshme: Të katër fëmijët e vegjël e bënë atë! Mjekët nuk mund të besonin sytë e tyre. Ivanna dhe Davidi kishin dhënë katër fëmijë, katër javë më herët.

Sot familja është e aftë dhe e shëndetshme! Julian, Sebastian, Gabriel dhe Francesca janë katër vjeç

Francë, familja shqiptare rrezikoi të digjej e gjallë

$
0
0

Familja e Shpresa  Demirit 36 vjece rrezikoi të digjej e gjallë nga një zjarr, që ra në pallatin, ku banonte kjo familje. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytezën Rosieres në Departëmëntin e Luarës së Sipërme. Azilkërkuesja Shpresa, kur ra zjarri,  ishte në shtëpi me dy fëmijët e saj Erdjanin 1 vjec e gjysëm dhe Ilirin 5 vjec. Dy fëmijët e tjerë binjakët Fabio dhe Refija (13 vjec) ishin në shkollë, kur ra zjarri.

Shpresa tamam nënë heroinë theu xhamin e dritares dhe hodhi mbi parvaz një jorgan për të mundësuar daljen nga shtëpia në flakë bashkë me dy fëmijët e vet. Shpresa nuk e humbi toruan nga flakët, por shfrytëzoi rastin që banonin në kat të parë dhe arriti të shpëtojë veten dhe jetën e dy fëmijëve.


Picieri nga Kruja bashkë me gruan në krye të trafikut të drogës në Bolonja

$
0
0

Një operacion i madh qe u zhvillua për të goditur grupet kriminale të drogës me dhjetëra persona të dyshuar dhe të arrestuar është zhvilluar në Bolonja. Arrestime janë kryer në të gjithë Italinë Veriore.

Ardian dhe Lindita Dema, burrë dhe grua me origjinë shqiptare që jetojnë në Castellarano, dyshohet se kishin për detyrë, ai në mënyrë të veçantë, për të ruajtur lëndën narkotike, e cila përdorej për të furnizuar të gjithë pjesën e Reggio Emilia dhe Modena.

Burri, prodhues picash i lindur në vitin 1972 në Krujë të Shqipërisë, është arrestuar në mars 2016, i gjetur me pothuajse 50 kg drogë.

Ndaj tij ishte caktuar fillimisht arrest shtëpiak, por më pas është transferuar në burg. Hetuesit dyshojnë se edhe gruaja mund të jetë bashkëpunëtore në trafik.

Hetimet e operacionit i lejuan hetuesve për të rindërtuar rrugët e trafikut të drogës nga Afrika e Veriut, kryesisht Maroku me anë të korrierëve që fshihnin hashashin në kamionët e tyre dhe përmes Spanjës e sillnin atë në Itali.

Në një rast, hetuesit në Bolonja arritën të kapnin një sasi droge me peshë prej 1 ton hashash që do të mbërrinte në Romë dhe më pas do të shpërndahej në tregun me pakicë.

Kërkimet e tjera çuan në rreth 50 arrestime, 21 prej tyre në kryeqytetin rajonal.

Dy organizata përfunduan në shënjestrën e policisë, ndërsa një shqiptar dhe një maroken bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Sipas hetimeve, shpërndarja e hashashit kap shifrën e rreth 300 kg në muaj vetëm në Bolonja, ndërsa për kokainën flitet për një kg në javë, citon oranews.

Zbulohen emrat, ja 3 bosët që kontrollonin prostitucionin në Milano

$
0
0

Detaje të reja bëhen me dije nga mediat italiane lidhur me një grup kriminal shqiptar që vepronte në Milano, të angazhuar kryesisht në shfrytëzim prostitucioni.

Në krye të organizatës e strukturuar mbi baza familjare, ishte një 45-vjeçar i njohur me pseudonimin “lo zio” (përkthim daja ose xhaxhai).

Mediat italiane shkruajnë se emri i tij është Kristian Marku. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Markut janë 37-vjeçari Renato Arapi i njohur me pseudonimin “Kaçi” dhe 31- vjeçari Oridian Faslliaj, i njohur si “Ori”. Të tre janë mes 25 të arrestuarve në kuadër të operacionit “Mercante in Fier”, pjesë e një operacioni më të gjerë që çoi në pranga 50 persona. Shumica e personave të arrestuar janë nga Fieri.

Sherr me thika në Korcë, plagoset 35-vjecari

$
0
0

Nje person ka mbetur i plagosur si pasoje e nje sherri me thika ne Korce. Mësohet se rreth orës 15:45, në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me thikë shtetasi Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë.

Policia bën të ditur se nga të dhënat e para dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë.

Aktualisht, personi i plagosur po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Angelina Jolie vizitë në Nato për dhunën ndaj grave

$
0
0

Impjenjimi i saj social dhe bukuria e pamohueshme janë dy elementë të cilët shkojnë shumë së bashku.

Bëhet fjalë për Angelina Jolie, e dërguara speciale e Kombeve të Bshkuara për refugjatët, e cila ka zhvilluar një vizitë në NATO, Bruksel, dhe ka takuar Jens Stoltenberg, Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës.
E veshur e gjitha me të zeza, mjaft e rafinuar dhe elegante, aktorja ka biseduar për dhunën tek gratë duke drejtuar gishtin kundër pandëshkueshmërisë së krimeve të dhunës seksuale, e veçanërisht atyre të luftës.

Jolie, e cila ka punuar me OKB që nga viti 2001, u emërua si e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në vitin 2012.

Horoskopi, ja shenjat më të favorizuara për muajin Shkurt sipas Merit

$
0
0

Është dita e parë e muajit Shkurt dhe jemi shumë kuriozë se si do jetë për ne ky muaj. E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu do të bëjë renditjen e shenjave më me fat për këtë muaj.

E ftuar në studion e “Rudina”, Meri foli për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj, po ashtu edhe për shenjat më pak të favorizuara.

Ndërkohë në një përshkrim të shkurtër lidhur me muajin Shkurt, Meri tha se do të ndriçojë anët e errëta në jetët e secilit.

Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:

12- Luani do të zbulojë anët e errëta të tyre, pasi ata pëlqejnë dritën. Puna e përditshme e tyre do të ecë mirë.

11- Binjakët do të kenë zhgënjime dhe skandale. Kujdes me eprorët dhe jetën personale.

10- Dashi duhet të ketë kujdes nga shkëlqimi dhe afrimitetet e tepërta, jo çdo gjë e bukur mund të jetë e vërtetë.

9- Demi, do të fitojë forca dhe do të ketë njohje të reja. Data 15 do të jetë ditë me fat për ta.

8- Peshorja, në datën 15 hëna do t’i japë rrugë të re dhe famë. Kofidencat e peshoreve do të fillojnë të prishen pak nga mesi i muajit.

7- Virgjëresha do të kenë periudhë të vrullshme bashkëpunimi. Marrëdhëniet do t’i lodhin pak. Duhet të kenë kujdes në datat 17 dhe 25.

6- Shigjetari, me eklipsin në shenjën e diellit ndriçojnë, por mund të ketë momente kur gabojnë. Në familje do kenë më shumë gjëra për të bërë. Në shtëpinë e tyre do të futen edhe paratë.

5- Bricjapi, do të ketë pak probleme me shëndetin dhe punën. Do vijnë momente të mira ekonomike dhe do të kenë marrëveshje pune gjatë kësaj periudhe.

4– Gaforrja, do të jenë të lumtur pas datës 11 Shkurt. Do kenë bashkëpunime. Hëna e re i jep fat në punë gaforreve.

3– Akrepi, do të krijojnë talente dhe do të kenë romanca fantastike.

2- Peshqit, do të futet Afërdita në shenjën e tyre përfundimisht. Inatet e tyre do të zbuten dhe do jenë të adhurueshëm. Data 15 do jetë shumë e rëndësishme për ta.

1- Ujori, janë tipa të veçantë. Afërdita është në shenjën e tyre dhe Dielli gjithashtu. Pas mesit të muajit do të shpërblehen edhe ekonomikisht për punën që kanë kryer.

Një ditë pas arrestimit, ja cfarë gjeti policia në banesën e ish-drejtorit të rrugëve Dashamir Xhika

$
0
0

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika, pas abuzimeve në procedurat tenderuese dhe mbikëqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009. Arrestimi i Xhikës është realizuar në banesën e tij, ndërkohë në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës dhe Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit).

Pas Xhikës, Tomës dhe Tarbës janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, biznesmenë, gjithsej 6 të arrestuar në total, një në arrest shtëpie, ndërsa 6 janë lënë në detyrim paraqitje. Abuzimet financiare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë pasur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar” thuhet në akuzën e prokurorisë për zyrtarët e lartë.

Gjykata ka dhene vendim për lejimin e kontrollit të banesave për; Xhikën, Tomën, Tarba, vëllezërit Hysa dhe Rezarta Bokçiun. Dosja është një nga tri procedimet dosjet për të cilat, prokurorja e Elbasani Amanda Xhaferi,kallëzoi për “Shpërdorim detyre” në polici ish-drejtuesin e prokurorisë Dritan Gina. Gina u akuzua nga Xhaferi se kishte fshehur dosjen e rrugës Elbasan-Gjinar.

Të arrestuar
Dashamir Xhika
Andi Toma
Besnik Hysa
Kujtim Hysa
Flutura Hysa
Rexhep Tarba

Arrest shtëpie
Rezarta Bokçiu

Detyrim Paraqitje/ Kolaudues
Lek Tusha
Astrit Qafa
Malvina Kallabaku
Afërdita Basha
Kastriot Braha

Nderkohe diten e sotme Policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e Dashamir Xhikës dokumente tenderash me vlerë për hetimin. Policia gjeti 80 dosje tenderash rrugësh me dokumente origjinale. Dashamir Xhika banon në një rezidencë të njohur vilash në kryeqytet, ndërsa kontrolli është bërë ditën e sotme pas miratimit të kërkesës nga gjykata. Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme, Dashamir Xhika pritet që të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e shtunë.

Besa Kokëdhima rikthehet fuqishëm!

$
0
0

Besa Kokëdhima ka nisur karrierën e saj muzikore me këngën debutuese “Më beso” në vitin 2003, një bashkëpunim me grupin Produkt 28, i cili rezultoi i suksesshëm në atë kohë.

Ishte vetëm 19-vjeçe kur Besa u zhvendos përfundimisht në Shqipëri, pas studimeve që përfundoi në Angli.Por Besa duket se bwri njw pauz nga muzika.Tashmë ajo është rikthyer dhe jo me 1 këngë por me 15 tw tilla.

Në kanalin e saj në YouTube ajo ka publikuar 15 cover të disa prej hiteve botërore ndër vite duke përmendur grupe si Nirvana apo këngëtaren Sia.


Angli, i preu fytin të fejuarës nga xhelozia, dënohet me burg emigranti shqiptar

$
0
0

Gjykata e Krimeve të Rënda në Londër dënoi një emigrant shqiptar pasi i preu me thikë fytin duke i shkaktuar vdekjen të fejuarës. Shqiptari Arben Rexha është dënuar me 10 vite burg. Emigranti Rexha më 31 janar 2016 vrau të fejuarën.

Rexha goditi me thikë për vdekje Elidona Demiraj e cila kishte vetëm 3 muaj që kishte mbërritur në Londër për t’iu bashkuar të fejuarit Rexha.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, ku e reja u godit me thikë në fyt nga 32-vjeçari, ndërsa fqinjët dëgjuan “britma të forta”, duke njoftuar menjëherë policinë. Mjekët luftuan për ta shpëtuar, por ishte e pamundur pasi vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda.

Në një reagim të ndjerë pas ngjarjes së rëndë, babi i viktimës, Halili, tha se familja e tij “ishte privuar nga dashuria, lumturia dhe buzëqeshja e saj e ëmbël, që për 25 vjet kurrë nuk mungoi në fytyrën e saj, i privuar … nga jeta në kulmin e rinisë së saj”.

Pasi vdiq, fqinjët mbajtën një vigjilje jashtë banesës së saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës ngritën 3.000 paund, në mënyrë që trupi i saj të sillej në vendlindje.

Aksidenti i rëndë, vdes në spital i riu shqiptar

$
0
0

Ka humbur jetën në mëngjes në spitalin “San Martino” në Genova, pas katër muajsh agoni, 29-vjeçari Albion Kapedani, i cili u rrëzua teksa përpiqej të hipte në një tren në lëvizje, të sapunisur nga stacioni i Sestri Levante.

Prokurori Vittorio Ranieri Miniati dhe zëvendësja e tij Francesca Rombolà, sapo kanë hapur një hetim për akuzën vrasje nga pakujdesia dhe tre persona janë nën hetim, drejtuesin e trenit dhe dy makinistët, raportojnë mediat lokale.

Incidenti ka ndodhur më 21 shtator. Sipas hetimeve, i riu shqiptar është përpjekur të hipte në trenin e sapunisur, por u rrëzua, duke përplasur dhunshëm kokën në ndarëset metalike të binarëve.

Prokurorët menjëherë urdhëruan një profesor një vlerësim për të kuptuar nëse treni u nis me dyer të hapura, apo me dyer jo plotësisht të mbyllura. Mbi kufomën e shqiptarit është urdhëruar të bëhet autopsia.

 

Shtyhen lejet e qëndrimit për emigrantët në Greqi

$
0
0

Një lajm i rëndësishmën vjen për emigrantët që jetojnë në Greqi.

Lejet e qëndrimit të emigrantëve shtyhen deri në fund të qershorit.  Bëhet fjalë për lejet të cilat kanë skaduar pas 18 dhjetorit 2017 dhe do të skadojnë deri më 28 shkurt 2018.

Ky vendim erdhi pas defektit në sistemin komjuterik të Ministrisë së Emigracionit. Mësohet se ky defekt nuk është riparuar akoma.

I asfiksuar nga gazi, gjendet i pajetë burri në Tiranë

$
0
0

Një burrë i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e zonën e Yzberishtit në kryeqytet një ditë më parë.

Sipas burimeve policore, viktima është 84-vjeccari N.N., i cili jetonte i vetëm.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas nga pakujdesia kishte lënë hapur bombolën e gazit dhe nga asfiksia ka ndërruar jetë, njofton Policia.

8 simptomat që ju paralajmërojnë për gurët në veshka

$
0
0

Ndonëse disa nga këto simptomat mund t’iu ngatërrojnë me sëmundje të tjera, nëseshfaqen dy ose më shumë prej tyre atëherë lini një
takim me doktorin tuaj.

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në detoksifikimin e trupit. Ndonëse ne nuk e shohin, ato punojnë ditë e natë me filtrimin dhe heqjen e mbetjeve që kalojnë në gjak.

Për shkak të saj, kur ato kanë vështirësi në funksionin e tyre optimal, kripërat minerale dhe përbërësit e tjerë kimikë formojnë kristale të njohura gjerësisht si gurë në veshka, shkruar shendeti.

Është një gjendje që mund të shkaktojë pengesa në traktin urinar, duke ndërhyrë në urinim dhe duke rezultuar në dhimbje të forta që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës.

Më poshtë ju listojmë 8 simptomat që mund t’iu ndihmojnë në identifikimin e gurëve në veshka.

Urinim i shpeshtë dhe me dhimbje

Ndryshime në traktin urinar duhet të jetë gjithmonë një sinjal alarmi.

Ndjenja e vazhdueshme urinimit, e shoqëruar me dhimbje në fund të stomakut, mund të tregojë se keni gurë në veshka.
Në përgjithësi, sasia e urinës zvogëlohet, por vazhdimisht ndjeni tkurrje jo normale të zorrëve (spazma) në fshikëz.

Dhimbja bëhet më e papërballueshme kur gurët e veshkave lëvizin nga fshikëza në uretër.

Dhimbje shpine

Dhimbjet e shpinës mund të ngatërrohen si një simptomë e problemeve muskulore, por duhet ta konsideroni pasi mund të tregojë dhe prezencën e gurëve në veshka.

Dhimbje akute, sidomos vetëm në njërën anë të shpinës, janë të shpeshta tek ata që kanë bllokime për shkak të këtyre kristaleve.

Të përziera dhe të vjella

Ne e dimë që të përzierit dhe të vjellat kanë tendencë të shfaqen kur vuajmë nga problemet që lidhen me tretjen.

Gjithsesi, nëse janë të shpeshta dhe shoqërohen me simptomat e lartë përmendura, atëherë duhet të vizitoheni nga një mjek.

Këto simptoma shfaqen kur përmasat e gurëve në veshka janë rritur, duke shkaktuar kështu bllokim të traktit urinar.
Ato shfaqen për shkak të vështirësive të veshkave për të eliminuar mbeturinat e trupit.

Gjakderdhje gjatë urinimit / Gjak në urinë

Kini kujdes! Kjo simptomë duhet të vlerësohet nga një mjek sapo ta vini re atë.

Gjakderdhje në urinim sinjalizon probleme me funksionimin e veshkave ose infeksione të rënda.

Urinë me aromë të rëndë

Veshkat me funksionim të dobët, qoftë për shkak të gurëve ose pamjaftueshmërisë së tyre, shkaktojnë që urina të ketë erë të fortë.

Erë e keqe fillon për shkak të toksinave që mbahen në sistem. Këto nuk eliminohen në mënyrë optimale për shkak të bllokimit.
Kjo situatë mund të shkaktojë rritjen e baktereve ku këto të fundit shkaktojnë infeksione.

Pamundësi për t’u ulur

Ata të cilët nuk kontrollojnë gurët në veshka në kohë mund të ndjejnë një ndjesi të pakëndshme të presionit kur ulen.

Rritja e tyre shkakton bllokimin e traktit urinar. Duke shkaktuar tension dhe dhimbjenë zonat e barkut dhe mesit.

Këto simptomat ulen kur qëndroni në këmbë. Gjithsesi, duhet të merrni masa menjëherë pasi mund të kemi përkeqësimin e gjendjes.

Temperaturë dhe ethe

Nëse gurët në veshka lihen pas dore, atëherë ato gradualisht do zvogëlojnë aktivitetin e veshkave. Në këtë mënyrë, po lini hapësira për infeksione në traktin urinar.

Shfaqja e simptomave si temperatura apo ethet, qoftë në mënyrë periodike, tregon se po ndihmon në sulmin e baktereve ndaj sistemit të urinar.

Rritja e temperaturës fillon ngadalë. Por, tregon që gjendja po përkeqësohet.

Pezmatim

Akumulimi i kripërave minerale dhe toksinave në veshka prodhon një reaksion inflamator në sistem, madje edhe kur gurët janë të vegjël.

Është normale që të përjetoni pezmatim të lehtë në të dyja anët e trupit, aty ku ndodhen veshkat.

Nëse problemi fillon të përkeqësohet, fryrja do të shpërndahet nga barku dhe në ije.

Nëse identifikoni disa nga simptomat e përmendura, konsultohuni me mjekun tuaj sa më shpejtë.

Viewing all 22898 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>