Quantcast
Channel: Lajmi i Fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898

Durrës, i dyshuari për shitje droge arrestohet me arsenal armësh

$
0
0

arme-shkoderNdiqej per shitje droge nga policia e Durresit por kapet me arsenal armesh. Burimet zyrtare njoftuan sot se Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës,pas një hetimi 2 mujor bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Muhamed Bibi 21 vjeç,banues në Durrës.

Policia ka thene se arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm merrej me shitjen e lëndëve narkotike Cannabis Sattiva dhe Heroinë.

Nga kontrolli që iu krye në lagjen nr.8 në Durrës,iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 600 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva;
• 1 armë zjarri automatik mod-56;
• 1 krëhër automatiku;
• 42 fishekë luftarakë model-56;
• 16 copë kapsolla detonatore dhe 1 fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 55 cm;
• 1.5 gram e dyshuar si lëndë narkotike heroine dhe
• 2 telefona celularë.

Policia beri me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 278 dhe 283/1  të Kodit Penal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>