Sulmuesi spanjoll Pedro javën që vjen pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit.
Sipas mediave spanjolle, klubi nga “Old Traffordi” ka rënë dakord që të paguaj shumën prej 35 milionë eurosh aq sa kërkon klubi katalonas për Pedron.
“Djajtë e Kuq” prej kohësh kanë shprehur interesim për shërbimet e reprezentuesit spanjolle, dhe siç raportojnë mediat iberike, tashmë marrëveshja mes Unitedit dhe “blaugranave” është arritur në parim.
Thuhet se menaxheri i Unitedit, Louis Van Gaal nga java e ardhshme do ta ketë në dispozicion 28 vjeçarin.
Tekniku holandez dëshiron që ta ketë në skuadër Pedron për rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.