Quantcast
Channel: Lajmi i Fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898

Radhë të gjata për bukë në kampin gjerman

$
0
0

buke-azil-kamp-gjermanEdhe pse ka kaluar një orë nga orari i ngrënies së darkës në një kamp gjerman, azilkërkuesit janë vendosur në radhë për të marrë racionin e darkës.

“Jemi në kampin gjerman në Unna Dortmund dhe është orari i darkës për të gjithë azilkërkuesit e ardhur, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Mëngjesi hahet në orën 06:30, dreka shërbehet në orën 12:00, ndërsa darka fillon të shërbehet në 18:00. Por, mesa shihet, zgjat shumë, pasi dhe numri i azilkërkuesve të strehuar në këtë kam është i madh”, thotë L.T., i kontaktuar nga Shekulli Online.

Ky është kampi i dytë në të cilin ai qëndron, pas transferimit nga i pari.

“Kushtet e fjetjes janë më mirë, pasi fillimisht flinin në çadra, brenda një palestre shkolle. Ndërsa, tani, flemë në disa dhoma pushimi. Brenda tyre vetëm krevate ka, asgjë tjetër”, thotë L.T.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>