Quantcast
Channel: Lajmi i Fundit
Viewing all 22898 articles
Browse latest View live

Izet Haxhia jep mesazhin e fundit në liri: Nga momenti në moment pres të vijnë të më arrestojnë

$
0
0

Ish truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka marrë sot vendimin e gjykatës turke për arrestimin e tij me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, ku është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Përpara se të mbërrijë drejt Shqipërisë pas 19 vitesh, Haxhia ka publikuar një shkrim të gjatë në Facebook ku thotë se e pret me qetësi ekstradimin e tij, por nënvizon se në Shqipëri do mundohen ta çojnë deri në fund asgjësimin e tij.

Haxhia thotë se s’ka ende besim te drejtësia shqiptare. Ai ka kërkuar rigjykim të çështjes dhe thotë se do përballet me “hijenat” në sallën e gjyqit.

Shkrimi i plotë:

Te nderuar miqte e mij ,sapo me erdhi vendimi i gjykates vendore te qytetit Aydin, qe kerkon arrestimin tim per qellim te ekstradimit ne Shqipri.

Te gjitha procedurat e ekstradimit jane te mbyllura pas vendimit te minstrise se drejtesise Turke qe miraton vendimin e gjykates se larte. Me nje fjale nga momenti pritet qe te vijne te me arrestojne policia tuke. Jam shume i qete dhe nga nje ane kam emocıonet qe pas rreth 19 vıtesh do kthehem ne atdheun tim te dashur e te vuajtur, ne Atdheun tim qe zoti e beri parajse por politikanet e paudhe e kthyen ne nje vend te pabanueshem. Do doja shume te kthehesha ne Atdhe si çdo bir apo bije e tije qe kthehet i lire ne folene e vet ..Por fatkeqsisht une do kthem me pranga ne duar si nje i denuar nga (pa)drejtesia Shqiptare ,qe ka qene per keto 27 vjet aleate besnike e binomit ,politike _krim .

Prangat nuk me trembin as nuk ma marrin dot lirine ,sepse une e ndjej veten te qete perpara zotit dhe juve ,se ne jeten time nuk kam bere asnje krim apo diçka tjeter ta ndjej veten fajtor apo ta mbaj koken ulur.Nuk me trembin as armiqte e shumte si hijena qe do mundohen ta çojne deri ne fund asgjesimin tim te tentuar disa here prej tyre.

Nuk do jem ne sherbim te askujt ,vetem te vertetes .E di qe i gjithe llumi qe ka ne dore politiken Shqiptare ,jane nje dhe te pandare ,dhe do mundohen me njemije menyra per te me thyer e te hesht .Une e kam guximin ti shof ne sy te gjithe ata qe me kane akuzuar me te padrejte dhe ne menyre tinzare neper godinat e ambasadave te huaja.

Kur keto hjena ti kam perballe ne sallen e gjygjit atehere une do te ballafaqohem me ta me te vertetat e mia qe jane makthi i tyre ..Nuk kam asnje besim tek drejtesia ,sepse ajo vazhdon te jete nja paterice e fuqishme e poltikes dhe krimit ..Ndoshta mund te jete komunikimi i fundit me juve ne liri ,por jam i sigurte se mbeshtetja juaj do te jete e panderprere .Ashtu si deri me sot do luftoj vetem me nje arme qe kam ,te verten ..Ju pershendes te gjithve ,mire u takofshim ne Atdheun tone te dashur ..Ne menyre te veçante pershendes nje njeri shume te dashur per mua ,ate qe me beri te njoh dashurine ,qe me beri te lumtur ,qe me ndryshoj jeten ,Ashtu siç me ke dhene fjalen ,dua qe te behesh e forte ,dashuria jone do jete nje motiv i madh qe do me beje te forte e pamposhtur ..Te pershendes Franca…


Moderatorja shqiptare shndërrohet si Rihanna

$
0
0

Brunia simpatike ka ditur të fitojë zemrat e të gjithëve, teksa shfaqet gjithnjë e thjeshtë, pa komplekse, por edhe larg ekstravagancës.

Së fundmi duket se Rihanna është e preferua e Klea Hutës.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në Instastory ku është “shndërruar” në një Rihanna.

Me sa duket bëhet fjalë për një efekt në rrjetet sociale, që të shndërron duke të vendosur në fytyrë tiparet e Riri-t përfshi edhe sytë me ngjyrë.

“Ehh moj Riri moj motër”, shkruan Klea teksa publikon foton e veçantë. Kujtojmë se Klea është në një lidhje me këngëtarin e njohur Elgit Doda.

Duka-Ramës: Vëri gishtin kokës

$
0
0

Agron Duka, kryetar i PAA-së, përmes një komenti në rrjetet sociale duke iu drejtuar mazhorancës, shprehet se flasin me kapadaillëk për marrëdhëniet ndërkombëtare, por harojnë “ambasadorët e mjerinit’ në rrugët e Europës.

“Vërini gishtin kokës, sepse batutat e vjedhura nga Kinostudio “Shqipëria e Re” nuk fshehin dot vjedhjen e shpresës që po i bëni përditë të rinjve dhe të rejave të këtij vendi”, shkruan Duka.

Postimi i Agron Dukës

“Ambasadorët e mjerimit”

Ndërkohë që në Parlament mazhoranca flet me kapadaillëk për marrëdhëniet ndërkombëtare, harron “ambasadorët e mjerimit” që ka shpërndarë rrugëve të Evropës.

Qindra mijëra të rinj nuk po arratisen nga mirëqenia, nga rritja ekonomike, nga drejtësia dhe administrata shembullore. Fëmijët e shqiptarëve po largohen nga varfëria, krimi, korrupsioni dhe arroganca që lulëzon në vendin tonë.

Prandaj, vërini gishtin kokës, sepse batutat e vjedhura nga Kinostudio “Shqipëria e Re” nuk fshehin dot vjedhjen e shpresës që po i bëni përditë të rinjve dhe të rejave të këtij vendi.

#kohaperzgjidhje

Korçë, tifozi bie nga tribuna duke festuar

$
0
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para fundit të superndeshjes së Superiores mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, që po luhet në Korçë.

Pas shënimit të golit të avantazhit nga korçarët, me anë të Muzakës, lojtarët u drejtuan drejt pankinës poshtë tribunës VIP për të festuar bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve.

Pikërisht këtu ka ndodhur edhe tragjedia. Një i afërm i mbrojtësit të Skënderbeut, Tefik Osmani, i pranishëm në shkallët e tribunës për të ndjekur ndeshjen, është rrëzuar nga tribuna në momentin e festimit.

Osmani është parë i tronditur pas këtij episodi, ndërsa një autoambulancë shkoi menjëherë në ndihmë. Lojtari, pak minuta më pas u zëvendësua nga trajneri Daja.

KLSH kallëzon në prokurori kryetarin e ERE, ja për cfarë akuzohet

$
0
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftohet se ka kallëzuar në Prokurori, kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë, si përgjegjës për dëmin ekonomik të shkaktuar në shoqërinë publike KESH.

KLSH thekson se janë 67 milionë euro të ardhura të munguara në buxhetin e korporatës, si pasojë e mos llogaritjes së tarifave të shërbimeve ndihmëse dhe zhveshja e KESH nga funksioni i furnizuesit publik me shumicë.

Ky institucion ka bërë 47 kallëzime në vitin 2017, për shkelje në administratën publike, të cilat përllogariten se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit 825 milionë euro dëme.

Shkeljet në vlera më të mëdha janë bërë në fushën e veprimit të lojërave të fatit. Plot 370 milionë euro është mungesa e parave në buxhetin e shtetit, si pasojë e mos ushtrimit të kompetencave për kundravajtjet administrative dhe gjobat e pavendosura në konfiskimet që ka bërë kjo drejtori.

94% e procedurave të ndjekura gabim janë konstatuar në fushën e të ardhurave dhe 6% në keqmenaxhimin e fondeve.

Vlerën më të madhe të shkeljeve nga fondet që ka pasur në menaxhim e ka Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me 13 milionë euro dëme, ku 2 milionë janë nga rimbursimi i padrejtë i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për koncesionarin e Check Up-it.

Aida Shtino flet për divorcin: Nuk më pushonte telefoni!

$
0
0

Aida Shtino ka folur për herë të parë pas tre vitesh heshtje.

Prezantuesja e njohur e emisionit “Njerëz të humbur” ka treguar detaje mbi jetën personale dhe se me çfarë po merret aktualisht.

“Kjo periudhë 3-vjeçare ishte pushim, analizë me veten time dhe një lloj reflektimi”, shprehet Shtino.

Duke folur për divorcin, Aida thotë se e përjetoi shumë keq.
“Si person publik, isha në qendër të vëmendjes. Atë periudhë mbylla telefonin se nuk pushonte së rëni, kërkonin të gjithë intervista. U përfshiva komplet në punë për të harruar situatën time”, u shpreh Aida në Pasdite në Top Channel.

Në lidhje me emisionin që e bëri të famshme, Aida Shtino theksoi: “Njerëz të humbur është si një fëmijë i rritur me shumë dashuri e përkushtim. Nuk doja që të ndërpritej dhe ndërprerja nuk është bërë për fajin tim. Aktualisht, po shkruaj një libër me historitë që kam dëgjuar. Jam në hapat e parë, por besoj se do të jetë një roman historik”

Bankers mund shtetin Shqiptar, arbitrazhi: T’i kthehen 57 milion dollarë

$
0
0

Shteti shqiptar do të duhet t’i paguajë kompanisë Bankers Petroleum plot 57 milion dollarë pas humbjes në gjykatën e arbitrazhit në Paris.

Sipas vendimit të gjykatës shumën e madhe të parave shteti shqiptar ia ka marrë pa të drejtë kompanisë kanadeze përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia ktheje pas.

Në atë kohë agjencia kombëtare e burimeve natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.

Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së burimeve natyrore, drejtoria e përgjithshme e tatimeve bllokoi llogaritë e bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në arbitrazh.

Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.

Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit. Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh. Por siç Top Channel mësoi ekskluzivisht, arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkonë në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë gjykata e arbitrazhit në strasburgu dënoi qeverinë të paguajë 13 milionë dollarë për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i lulzim bashës në Vlorë. Në total 73 milionë dollarë për vetëm një muaj, që do të paguhet nga taksapaguesit.

Shën Valentini nuk do të festohet dhe as do të lejohet të flitet për të, masat drastike që janë marrë në këtë shtet

$
0
0

Dita e 14 shkurtit pritet me padurim nga të dashuruarit në të gjithë botën.

Por ky vend bën përjashtim. Bëhet fjalë për Pakistanin. Regullatori i mediave ka ndaluar transmetimet në kanalet televizive dhe radiostacionet që lidhen me Ditën e Shën Valentinit.

Ky vendim është marrë me një urdhër të Gjykatës së Lartë të Islamabadit që vitin e kaluar.

Në Pakistan këtë ditë e konsiderojnë një formë të imperializimit të Perëndimit, në kundërshtim me ndjenjën kombëtare.


Vjehrri gjerman dorëhiqet, shqiptarja merr postin e rëndësishëm në Gjermani

$
0
0

Hartwig Reimann, ish-kryetar bashkie i qytetit Schwabach në Gjermani ka hequr dorë nga post ii këshilltarit, ndërsa vendin e tij e ka zënë shqiptarja dr. Rezarta Reimann.

Në lozhën e vizitorëve kanë zënë vend i shoqi Jens, i biri Frank dhe vjehrri, i saj Hartëig Reimann, të cilët e ndjekin betimin që jep Rezarta, anëtarja më e re e Asamblesë nga SPD transmeton albinfo.ch. Ish kryebashkiaku, para Krishtlindjes kishte hequr dorë nga mandati i tij si këshilltar i SPD-së.

Rezarta Reimann është lindur dhe rritur në Shqipëri. Në vitin 1998 jo ka ardhur në Gjermani ku ka doktoruar për biologji në Universitetine Jena-s. Ajo punon në organizatën humanitare gjermane AËO (ArbeiterËohlfahrt) ndërsa në qytetin Schëabach angazhohet në mënyrë vullnetare për integrim.

“Integrimi dhe arsimi do të jenë dy prioritetet e mia”, ka thënë Rezarta Reimann. “Dhe në asnjë mënyrë vetëm ai i njerëzve me prejardhje të huaj por i të gjithëve që janë në pozitë të vështirë.

“Për mua është një gëzim i madh” ka thënë Dr. Rezarta Reimann pak para mbledhjes. Dhe kjo edhe mund të shihej gjatë dhënies së betimit. Nga e premtja e javës së kaluar 46 vjeçarja është këshilltare e SPD-së, përcjell albinfo.ch. “Ne e përshëndesim atë në mesin tonë”, ka thënë kryebashkiaku aktual Matthias Thürauf.

Mënyrat për parandalimin e sulmeve të zemrës dhe të trurit

$
0
0

Nga diabeti e shtypja e lartë e gjakut e deri te duhanpirja dhe stresi, ka shumë faktorë të cilët ndikojnë që dikush të pësojë sulm të zemrës ose të trurit.

Për momentin sulmet e zemrës janë shkaktari numër një i vdekjeve në SHBA.

Më shumë se 610,000 njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit, ndërsa sulmet e trurit renditen si shkaktari i pestë më i shpeshtë i vdekjeve.

Një nga kontribuuesit më të madh që i shkakton sulmet e zemrës dhe të trurit është mungesa e angazhimit në një stil të shëndetshëm të jetesës.

Hiqni dorë nga duhani

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që pinë 1 deri në 5 cigare në ditë shfaqin shenja të hershme të sëmundjeve të zemrës.

Hiqni dorë nga pirja e duhanit dhe jo vetëm se do t’ia shtoni disa vite jetë vetes tuaj, por edhe do ta përmirësoni dukshëm kualitetin e jetës.

Bëni ushtrime fizike

Mund të jetë sfiduese gjetja e kohës për të ushtruar, e veçanërisht kur punoni dhe mbani familje, por 150 minuta ushtrime në javë ju ndihmojnë t’i parandaloni sulmet e zemrës dhe të trurit.

Aktivitetet fizike si çiklizmi, ecja, futbolli, vrapimi dhe noti e forcojnë dukshëm zemrën.

Zvogëloni sasinë e kripës që e konsumoni

Mos konsumoni më shumë se 2,400 miligramë kripë në ditë. Shumica e njerëzve e tejkalojnë këtë sasi sepse konsumojnë shumë ushqime të pashëndetshme, por mundohuni që të konsumoni sa më pak kripë brenda ditës

Klement Balili fiton ndaj Policisë, rrëzohet urdhëri i Haki Çakos

$
0
0

Në bazë të një vendimi të Gjykatës Administrative, vendimi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e ruajtjes fizike, në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit është bërë nul.

Në argumentet e Gjykatës Administrative është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive.

Akoma më tepër, kjo gjykatë arsyeton se institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin.

Ish-drejtori i policisë kërkoi pezullim në 17 dhjetor të 2017, pasi familjarët të ashtuquajturit “Escobar i Ballkanit” ishin nën hetim pasuror, sipas ligjit antimafia.

Me këto polici private, Balilët kanë përfituar në 3 vitet e fundit mbi 850 mijë dollarë në tendera publikë.

Kapet sasi e madhe droge në Milano, pranga 3 trafikantëve shqiptarë

$
0
0

Tre shqiptarë u arrestuan në një aksion të përbashkët nga policia e Milanos dhe ajo e Komos të mërkurën, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme droge.

Në pranga janë vënë Agim Proshka, 37 vjeç, Edison Proshka 27 vjeç, Jurgen Verbofshi, 19 vjeç, ndërsa në total janë sekuestruar rreth 17 kg kokainë e heroinë.

Dy nga ata u arrestuan, pasi në dy makina, hynë në një ndërtesë në komunën Mariano Comense. Aty u gjetën 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, tre armë zjarri, dhe municione.

Ndërkohë, në portobagazhin e Citroenit C3, me të cilën Verbofshi hyri në ndërtesë, u gjetën edhe 5 kg kokainë dhe 550 gr heroinë.

Në banesën e këtij të fundit u gjetën edhe 8.400 euro.

Sipas hetuesve, tre shqiptarët dyshohet se bashkëpunonin mes tyre në trafikun e drogës.

Nuk i pranuan të dashurën, djali blen bombë të hedhë në erë prindërit

$
0
0

Një i ri është arrestuar pasi bleu një sasi eksplozivi për të vrarë prindërit e tij.

Gurtej Singh Randhaëa, nga Tettenhall, u arrestua në vitin 2017, pasi mori një sasi që ai mendonte se ishte një eksploziv për të vrarë babain dhe nënën e tij pasi ata nuk i pëlqenin vajzën që ai kishte të dashur dhe nuk e lejonin të martohej me të, pasi ajo ishte e racës së bardhë.

Ai u dënua për tetë vjet, gjykatësi tha se tregoi “guxim të mahnitur”.

Babi miliarder i Bella dhe Gigi Hadid akuzohet për përdhunim

$
0
0

Babi i dy supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, Mohamed është përfshirë në një skandal.

Biznesmeni është akuzuar për përdhunim nga modelja Miranda Vee.

Kjo deklaratë e Vee erdhi pasi Kate Upton akuzoi bashkëthemeluesin e Guess, Paul Marciano për ngacmime seksuale.

Sipas modeles 69-vjeçari dhe Marciano janë miq të mirë. Ajo u shpreh se ishte Mohamed që e përdhunoi ndërsa Marciano e ndihmoi që të realizonte aktin e tmerrshëm.

Vee tha se u takua me Marciano në selinë e Guss në Los Angeles. Fillimisht ky i fundit e kishte ngacmuar vetë dhe më pas e kaloi tek miku tij Hadid me preteksitin e një takimi për të diksutuar mbi xhirimet e ardhsme të Guss.

Më pas biznesmeni e përdhunoi në apartament.

Sipas postimit në Instagram modelja pretendoi se donte të fliste vitin e kalur por kur Hadid dhe Marciano e zbuluan e detyruan që të nënshkruante një marrëveshje për të mos folur. Gjithashtu e kërcënuan se do ti shkatërronin karrierën dhe se do ta vrisnin nëse fliste.

Reagon motra e Bes Kallakut: Xhensila e do një fëmijë, por nuk është shtatzënë

$
0
0

Para pak kohësh ka qarkulluar në media lajmi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël.

Kjo gjë u forcua edhe më shumë në foto që Xhensila bëri në festën e ”Andrra Couture”.

Në foto ajo duket me bark të fryrë dhe media hamëndësoi se ajo ishte në muajin e katër të shtazënisë.

Por menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar motra e Bes Kallakut, gazetarja Ana Kallaku, ekskluzivisht për Pop News zbuloi se këngëtarja nuk është në pritje të një fëmijë, dhe se lajmet e publikuara në media janë thjesht thashetheme.

Madje ajo shtoi se Besi me Xhensilën ishin duke u marrë me projekte të reja


Ky është kuptimi i gjysmëhënës së bardhë në thonjtë tuaj

$
0
0

Ndoshta e keni vënë re dhe nuk ju ka bërë përshtypje, por gjysme hëna e bardhe në thonjtë tuaj ka një shpjegim mjeksor.

Pjesa e bardhë e thoit që në gjuhën shkencore quhet leukonychia mund të ndodhë për arsye të ndryshme. Kryesisht vjen si shkak i lëndimit të thonjve.

Disa pjesë të bardha mund të trashëgohen, por në raste të tjera mund të çojnë në sëmundje serioze mjekësore.

Ngjyra e bardhë në thonjtë tuaj mund të jetë një shenjë për ekzemë ose kërpudha. Kjo mund të ndikojë në shëndetin tuaj të thonjve. Nëse vija juaj e thonjve është më e ulët, atëherë jeni në një fazë të hershme të sëmundjeve të thonjve.

Ngjyra e bardhë horizontale në gjithë sipërfaqen e thonjve mund të tregojë simptoma të leprozës dhe malaries. Nëse ka dy vija të bardha horizontale përgjatë shiritit të ngushtë të thonjve mund të tregojë shenja të simptomës së hipoalbuminemisë. Kjo është një shenjë për nivelin e ulët të proteinave albimun në sistemin tuaj të gjakut.Kjo simptomë mund të çojë në disa sëmundje serioze siç janë:
Sëmundjet kronike

Sëmundjet akute që përfshijnë cirrozën e mëlçisë, dietën e parregullt dhe sëmundjen e veshkave.

Rekomandohet të mos injoroni asnjë ndryshim tek thonjtë tuaj sepse mund të shoqërohet me probleme të tjera shëndetësore.Është e këshillueshme që të kontrolloni shpesh gjendjen e thonjve me mjekun tuaj për ti mbrojtur ato nga ndonjë sëmundje.

Dafina larg Kosovës më 17 Shkurt

$
0
0

Këngëtarja aq e dashur për Kosovën dhe Shqipërinë u përfol se do të ishte e pranishme në Prishtinë më 17 Shkurt.

Ashtu sikurse Rita Ora edhe Dafina pritej të jepte performancat e saj në kuadër të 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës.

Pak orë më parë këngëtarja e cila vetëm para pak ditësh u largua në SHBA, lajmëroi se nuk do mund të jetë e pranishme në vendlindjen e saj për këtë gjë u kërkoi ndjesë fansave.

Në këtë datë ajo do të jetë në Zvicër në një koncert së bashku me kolegun e saj reper Mc Kresha.

Gjendet i vetëvarur në banesë një 23-vjeçar

$
0
0

Një 23-vjeçar është gjendur i vetë varur në banesën e tij në Pogradec. Sipas të dhënave të para mësohet se i riu vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 09.02.2018, në fshatin Blacë, në banesë, është gjetur i vetëvarur shtetasi K.M, vjeç 23. Nga veprimet e kryera rezulton se, në kushtet e depresionit ka varur veten. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 99 i Kodit Penal”m shkruan policia në njoftimin e saj.

Shtatzënë apo jo? Besi dhe Xhensila flasin vetë për të vërtetën

$
0
0

Para pak kohësh ka qarkulluar në media lajmi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël.

Kjo gjë u forcua edhe më shumë në foto që Xhensila bëri në festën e ”Andrra Couture”.

Në foto ajo duket me bark të fryrë dhe media hamëndësoi se ajo ishte në muajin e katër të shtazënisë.

Përmes një postimi të fundit në insta story me përshkrimin “na zbuluan” bashkë me një emoji buzëqeshje, ndërsa brenda pak minutave nuk ka munguar postimi i dytë me fjalët “ironi, jo konfirmim”.

Epo ata e kanë gati përgjigjen sidoqoftë e vërteta.

Deputetja e PD: Taksat e larta po sjellin falimentimin e bizneseve

$
0
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një statusi në “Facebok”, ka komentuar përgjigjen e Ahmetaj për Bashën, në lidhje me mbylljen e bizneseve. Lulzim Basha tha se në janar 2018 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja.                                               Përmes një statusi në Facebook, Tabaku thotë se shifra e paraqitur në QKR ka disa “mangësi” të karakterit procedural, të cilat ministri i përdor për të fshehur të vërtetën. Ajo thotë se bizneset po mbyllen për shkak të taksave të larta.

Statusi i plotë i Jorida  Tabakut:
A po mbyllen bizneset në Shqipëri?
Ministri Ahmetaj sot iu përgjigj kryetarit të opozitës për shifrën e bizneseve që nuk paguajnë më taksa, pra janë të mbyllura, duke këmbëngulur që sot ka më shumë biznese të hapura se një vit më parë. Ironikisht, ministri mbështetej jo tek Drejtoria e Tatimeve prej nga ku buron shifra e 1747 bizneseve të mbyllura por nxjerr një shifër nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
Arsyeja e shmangies është e thjeshtë; sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi një biznesi për t’u çregjistruar përfundimisht i duhet më shumë se një vit punë intensive. Për rrjedhojë shifra e paraqitur në QKR ka disa “mangësi” të karakterit procedural, të cilat ministri i përdor për të fshehur të vërtetën.
Nuk është e re që bizneset sot paguajnë më shumë taksa pothuajse sa 60% e xhiros, që sot paguajnë fatura më të larta energjie elektrike e që nga Prilli bizneset e vogla do të kenë dhe TVSH prej 20% që do të vendosë në kushte mbijetese pjesën më vitale të ekonomisë shqiptare.
Nuk është habi që ministri Ahmetaj të gënjejë si në media ashtu edhe në komisione. U bënë mbi katër vite që shqiptarëve u ofrohen shifra të rreme mbi rritjen ekonomike, borxhin publik apo vlerën e PPP-ve. Fatkeqësisht disa njerëz as nuk skuqen dhe as turpërohen kur manipulojnë të vërtetën, por realiteti është ndryshe. Atë e tregojnë bizneset që cdo ditë mbyllen.

Viewing all 22898 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>