Gjenden ne Vlore, dy motrat e zhdukura ne Durres qe prej muajit korrik. Burimet zyrtare nga policia, thane se efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes dhe ndalimin e shtetaseve:
• Orialda Kajtazi 18 vjeçe,banuese në Durrës dhe
• K.Kajtazi 14 vjeçe, banuese në Durrës.
Sipas policise, shtetaset e mesipërme janë largur nga banesa më datë 16.07.2015 me dëshirën e tyre dhe nuk janë shfrytëzuar nga askush.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës kanë hetuar të gjitha pistat e mundshme mbi vendndodhjen e tyre,duke e finalizuar me sukses gjetjen e dy motrave në një banesë në qytetin e Vlorës”, tha policia.
Sipas saj, ndërkohë,nga hetimet e kryera rezulton se shtetaset e mësipërme para se të largoheshin i kanë vënë zjarrin banesës së tyre.Për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Policia ka bere me dije se pas hetimeve paraprake, mMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”dhe”Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenet 134/2 dhe 151 të Kodit Penal.
“Nga ana e Specialistëve për Krimet vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne deklaraten e policise.