Policia e Shijakut k vënë në pranga 2 vëllezër të mitur të cilët akuzohen për vjedhjen e 6 banesave në qytetin e Shijakut.
Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit janë K. Ç. 14 vjeç dhe E.Ç. 13 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa bizhuteri, 40 000 lekë, celularë dhe disa orendi shtëpiake të vjedhura.