Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mëngjes në Tiranë.
Një kalimtare që raportohet të jetë 40 vjec, ka humbur jetën pasi është përplasur me një kamion.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, pranë ambasadës amerikane.
Dëshmitarë në vendngjarje thonë se gruaja po përpiqej të kalonte rrugën ndërsa është përplasur për vdekje nga drejtuesi i mjetit dhe ka përfunduar në rrotat e kamionit.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e cila po heton për shkaqet e aksidentit.