Quantcast
Channel: Lajmi i Fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898

Reagim i ashpër nga Jugu: Koreja e Veriut do ta paguajë shtrenjtë këtë!

$
0
0

kim,Koreja e Jugut të hënën ka fajësuar Korenë e Veriut për mbjelljen e minave anti-njeri, të cilat javën e kaluar plagosën dy ushtarë të saj, ndërsa ata ishin duke patrulluar kufirin, duke kërcënuar Phenianin se do ta “paguajnë shtrenjtë”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tri mina anti-njeri shpërthyen të martën gjatë një turneu të fundit të patrullës së Jugut Koresë në zonën e demilitarizuar që shtrihet dy kilometra në të dyja anët e kufirit midis dy Koreve, transmeton Telegrafi.

“Jemi të sigurt bëhet fjalë për mina anti-njeri të Koresë së Veriut – të cilët janë armiqtë tanë”, u tha gazetarëve Kim Min-seok, një zëdhënës i Ministrisë.

Si pasojë, mediat e huaja shkruajnë se njërit ushtarë i janë amputuar dy këmbët dhe tjetrit njëra.

“Koreja e Veriut do të paguajë shtrenjtë për këtë”, është paralajmëruar në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>