Quantcast
Channel: Lajmi i Fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898

“Komitët” masakrojnë disa shqiptarë në Shkup

$
0
0

komitetDhjetëra banorë nga fshati Batincë e Shkupit, mbrëmë janë sulmuar fizikisht nga tifozët e Klubit Futbollistik Vardar,  ‘Komitët’, të cilët të revoltuar pas ndeshjes mes Shkupit dhe Vardarit e cila përfundoi me barazim, nuk i kanë kursyer as qytetarët e pafajshëm përfshi edhe ato të gjinisë femërore.

Prej gjithsejtë  12 personave të sulmuar 10 janë gra. Viktimat e pafajshme në momentin e sulmit, kanë qenë duke shëtitur në sheshin “Maqedonia”.

komitetttRaportohet se personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14 vjeçar.

Komitat  fillimisht  kanë provokuar me fjalë fyese dhe duke iu thënë se Sheshi Maqedonia nuk është vend i shqiptarëve, dhe pastaj  u janë vërsulur fizikisht.

Të lënduarit janë dërguar për kurim në Qendrën klinike.

Edhe në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup, Komitët kanë sulmuar fizikisht edhe dy shqiptarë nga Velesi të cilët jetojnë në Belgjikë, e që kanë ardhur në vendlindje për pushime.
Ata përveç që i kanë përgjakur dy shqiptarët, gjithashtu edhe e kanë demoluar veturën e tyre.

Nga policia konfirmojnë incidentin dhe shprehen se punojnë në zbardhjen e rastit./alsatm


Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>