Quantcast
Channel: Lajmi i Fundit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898

Premier League, kampionët e Anglisë startojnë me barazim

$
0
0

chelsea2015Chelsea nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim në hapje të këtij sezoni në Premier League.

Kampionët e Anglisë kanë luajtur baras (2-2) kundër Swansea Cityt, të shtunën në “Stamford Bridge”.

Skuadra e Jose Mourinhos ka vuajtur në këtë ndeshje, sidomos pas minutës së 52-të kur nga loja u largua me karton të kuq portieri Courtois.

“Blutë” e Londrës mirë e nisen lojën dhe vetëm pas 23-të minutave lojë kaluan në epërsi përmes Oscar. Por, gjashtë minuta mysafirët u rikthyen në lojë me golin e Andre Ayew. Vetëm një minutë më vonë, Chelsea falë autogolit të Fernandezit kalojë epërsi prej 2-1, rezultat më të cilat skuadra shkuan në pushim.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, mysafirët ia dolën që sërish të barazojnë rezultatin në 2-2, me golin e Gomis nga pika e bardhë.

Skuadra e Chelsea deri në fund të ndeshjes me të gjitha forcat e kërkoi golin e barazimit, por që nuk e arriti, duke marrë vetëm një pikë në duel me Swansean.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 22898


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>