Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ka treguar se është duke punuar në videoklipin e ri të saj, në bashkëpunim me reperin Mozzik, raporton Indeksonline.
Ajo në një foto të publikuar në Instagram ka thënë se kënga do të lansohet shumë shpejt.
Xhensila në foto duket goxha e egër, por karakterin e saj në klip do ta shohim kur kënga të publikohet.
Këngëtarja, gjithashtu ka marrë shumë komente të mira nga fansat që mezi presin të lansohet ky bashkëpunim./Indeksonline/