Lajmet e Fundit nga Shqiperia
Manastirliu pranon lajmin per infektimin e mjekut vetëm pasi u publikua në media

Ministja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me infektimin e mjekut Dhimitër Kraja.
Pas publikimit të lajmit në media, ka ardhur reagimi i drejtueses së dikasterit të shëndetësisë e cila thekson se doktori eshte ne gjendje shendetesore te qendrueshme.
Reagimi i Manastirliut:
Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!
I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte❗
Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi.
#FORCA Doktor Luli
#JEMIMETY🙏🏼
Manastirliu pranon lajmin per infektimin e mjekut vetëm pasi u publikua në media
Portali Lajmifundit