Reperi 50 Cent po e jep shtëpinë e tij luksoze në Conneticut me qira.
Që kur e ka shpallur falimentimin, ai është munduar ta rregullojë problemin e borxheve të shumta që i ka.
Rezidenca posedon 21 dhoma gjumi, nëntë kuzhina dhe një kazino.
Nuk bëhet e ditur se sa para kërkon reperi për lëshimin e kësaj rezidence, por dokumentet e falimentimit tregojnë se ai ka paguar 72.000 dollarë në muaj vetëm për mirëmbajtjen e saj.
Kjo shtëpi duhet të jetë e malluar financiarisht, pasi edhe ish pronari i saj Mike Tyson ka falimentuar derisa ishte duke qëndruar aty.